Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krista – për projektet e reja pas festivalit “Eurosonik” në Holandë

Foto: BGNES
Këngëtarja Krëstina Kokorska njihet me nofkën Krista. Ajo është ndër interpretueset e reja të muzikës pop në Bullgari. Ka lindur në një familje muzikantësh dhe që nga mosha 6-vjeçare ka luajtur në piano, ka mësuar solfezhin dhe i ka bjerë violinës. Pak më vonë ka zhvilluar edhe talentin e këngëtares. Krista ka mbaruar në degën e muzikës pop dhe xhaz në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov” në Sofje. Në fillim të vitit 2013 Krista mori pjesë në festivalin “Eurosonik” në Holandë. Pjesëmarrja në festival i erdhi dhuratë pasi fitoi konkursin e radios “Pranvera e artë”, duke garuar me këngën “Pjesë prej meje”. Muzika dhe teksti i përkasin së resë Rejçëll Rou e cila solli kompozimin posaçërisht për Kristën. Pasi u kthye nga Holanda Krista ishte mysafire e Radio Bullgarisë.

“Pjesëmarrja në festival ishte masive, artistët numëronin 300, kurse skenat – rreth 30, ¬ rrëfeu këngëtarja e re. – Ishte interesante që të dëgjojmë kolegët e vendeve të ndryshme, të cilët interpretojnë pop e rok. Disa prej tyre sollën edhe elementë folklorikë. Koncertin e dhamë në sallën e Shkollës Muzikore në Groningen. Me shumë emocione përcollëm interpretimet sepse deshëm ta prezantojmë veten dhe Bullgarinë në mënyrë të mirë. Përgatitëm një surprizë muzikore ku rrëfyem për një pjesë të vogël të vendit tonë të mrekullueshëm. Arsimin e mesëm e kam mbaruar në degën e këndimit popullor në qytetin Pleven. Të ëmën e kam këngëtare popullore. Prej saj kam trashëguar parapëlqimin ndaj folklorit. Në festival paraqita një këngë të maleve Rodope. Muzika nga rajoni bëhet për t’u eksperimentuar në xhaz. Për herë të parë unë dhe pianisti Todor Petkov – Toto interpretuam këtë këngë në Studion 1 të Radios Kombëtare Bullgare. Interpretimi ndikoi mbi publikun bullgar dhe jam e mendimit se u bëri përshtypje edhe të huajve në Holandë. Besoj se do të kemi edhe mundësi të tjera të dalim në skenën e ndonjë festivali evropian. Në koncertin në Groningen kishte gjithashtu dhe bullgarë, të cilët na dhanë përkrahjen e tyre. Këngëtarja Rut Koleva mbërriti posaçërisht nga Amsterdami. Erdhi edhe Kalina, mikesha ime nga Pleven. Ajo studion në Konservatorin e Groningenit dhe solli me vete edhe bullgarë të tjerë.”

Krista dhe grupi i saj dhanë një koncert në Studion 1 të Radios Kombëtare Bullgare, duke prezantuar projektin “Get Funky”. Përveç këngë të autorit albumi përmban edhe variante të hiteve botërore të Michael Jackson, Alicia Keys, Stevie Wonder etj. Cilët janë muzikantët e tjerë?

“Ata janë të mrekullueshëm – tha Krista. – Lehtësisht punojmë së bashku, sepse parapëlqejmë gjëra të ngjashme. Pianisti Toto aranzhoi gjithë albumin. Baterisë i bie Todor Ivanov, basi është Simeon Petrundov, motra ime Elena më ndihmon në vokal, Martin Tashev i bie borisë, kurse Georgi Janev – kitarës. Aktualisht vazhdojmë të japim koncerte.”

Me këngën “Dashuri e fortë” Krista fitoi çmimin e debutimit në konkursin “Pranvera e artë” gjatë 2009-ës. Tani kompozimi ka një variant të ri, ku merr pjesë raperi Spens. Videoklipi është xhiruar në bregdet.

“Autori i këngës është Borisllav Dimitrov – Bobo, i cili është një muzikant shumë i talentuar – tregoi Krista. – Aranzhimi i përket Bojanit, të cilin e kam producent. Bashkë me Bojanin punojmë mbi albumin tim të parë. Në të do të sjellim edhe një projekt të përbashkët të cilin interpretojmë nëpër klubet. Sivjet filloi mirë dhe besojë se do të vazhdojnë të më ndodhin gjëra të bukura. Dua t’i falënderoj Radios Kombëtare Bullgare për këtë se drejton vëmendje ndaj artistëve të rinj dhe prezanton projektet e tyre. Kemi nevojë për përkrahje. Uroj suksese të gjithë muzikantëve të rinj.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD