Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Dështim i bisedimeve paqësore në Londër

Përfaqësues të palëve ndërluftuese para fillimit të bisedimeve.
Foto: wikipedia.org

Para 100 vitesh në Londër u zhvilluan bisedime për paqe midis Bashkimit Ballkanik, i cili përfshinte Bullgarinë, Serbinë, Greqinë, dhe Malin e Zi, dhe Perandorisë Osmane. Kishin kaluar tre muaj nga fillimi i Luftës së parë ballkanike kundër Perandorisë Osmane për çlirimin e territoreve me popullsi të krishterë. Përveç konferencës paqësore, në kryeqytetin anglez u zhvillua dhe konferenca e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha.

Shtetet e mëdha evropiane u ndanë në dy koalicione të ndryshme. Nga njëra anë ishte Antanta e trefishtë e Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë, të cilat e përkrahnin Bashkimin Ballkanik. Nga ana tjetër ishte aleanca e Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë, të cilat përpiqeshin për ta ruajtur tërësinë e Perandorisë Osmane, sepse e konsideronin si aleat të ardhshëm në Luftën e Madhe. Kështu e kanë quajtur në të kaluarën konfliktin e parë botëror ushtarak.

© Foto: wikipedia.org

Pallati “Shën Xhejms” ku u hap konferenca paqësore

Sër Eduard Grej, i cili në atë kohë ishte sekretar shteti i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe dhe kryetar i Konferencës paqësore të Londrës arriti të vendosë mendimin e ambasadorëve për ndryshim të kufirit me perandorinë në juglindje të Edrenesë. Në fakt një prej vështirësive më të mëdha në bisedime ishte lidhur me Kështjellën e Edrenesë. Qeveria e Kjamil Pashasë ishte kategorikisht kundër dhënies së Vilajetit të Edrenesë. Ajo i dha autonomi Shqipërisë, Maqedonisë dhe Epirit, por refuzoi dhënien e territoreve të Trakisë së Edrenesë. Ndërkohë aleatët, me në krye Bullgarinë, ngulnin këmbë për kufi midis qyteteve Midi në Detin e Zi dhe Rodosto në Detin e Mermertë. Mirëpo Fuqitë e Mëdha ishin kundër, sepse bëhej fjalë për dalje në një vend shumë të rëndësishëm nga pikëpamja strategjike – midis Bosforit dhe Dardaneleve. Atëherë shtetet nga Bashkimi Ballkanik ranë dakord të ketë kufi në vijën midis Midisë dhe Enosit në Detin Egje dhe kjo vijë u miratua nga Antanta e trefishtë, e cila pas bisedimeve 20 ditore arriti pajtim në një notë kolektive që të jepet Edreneja, kurse trojet e shenjta me xhaminë “Sulltan Selim”, ku ka sulltanë të varrosur, të mbeten me një status të veçantë të sulltanit. Kështu u arrit deri në marrëveshje midis dy koalicioneve dhe Fuqitë e Mëdha ngulën këmbë që Kjamil Pasha të bjerë dakord, duke i garantuar pacenueshmërinë e trojeve osmane në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Kjamil Pasha, anglofil për nga preferencat e tij politike, thirri më 9 janar një mbledhje të ministrave. Në këtë mbledhje vezirët dhe ushtarakët vendosën se nuk do të mund të vazhdojnë me sukses luftën dhe duhet të pranojnë kushtet e notës kolektive, të dorëzuar nga Fuqitë e Mëdha në Stamboll. Në atë kohë lëvizja e xhonturqve, në të cilën ishte një pjesë e madhe e korpusit të oficerëve, me ndihmën e diplomacisë gjermane përgatiste një komplot shtetëror, duke menduar se lufta ende nuk ishte humbur. Komploti u bë fakt më 10 janar. Nuk duhet të nënvlerësohet fakti se xhonturqit ishin inkurajuar nga kundërvëniet gjithnjë e më të mëdha midis Bullgarisë dhe aleatëve të saj sa u përket territoreve tashmë të liruara. Ata arritën të përgatitin një ofensivë në Trakinë Lindore. Kështu më 16 janar bisedimet në kryeqytetin britanik u ndërprenë.

Në Beograd dhe Athinë u vendos teza se duhet aplikuar parimi i rrethimit faktik dhe të vihet një kufi i përbashkët midis Serbisë dhe Greqisë midis lumit Vardar dhe Liqenit të Ohrit. U zhvilluan gjithashtu bisedime për një port të lirë të Serbisë në Selanik. Për këto bisedime dihej si në Sofje, ashtu dhe në Stamboll. Përveç kësaj Serbia dhe Greqia nuk donin që lufta të përfundonte shpejt. Ndërkohë nga Gjermania eksportohej armë për Perandorinë Osmane. Qeveria e xhonturqve mendonte se me armatosjen e re dhe me korpuset e reja, të tërhequra nga territoret arabe të perandorisë, do të arrinte të ndryshonte zhvillimin e luftës. Plani përfshinte sulm nga vendbanimi Bulair në Gadishullin e Galipolit kundër ushtrisë së katërt të bullgare, një desant te Sharkjoj dhe debllokim të garnizonit në Kështjellën e rrethuar të Edrenesë.”

Betejat tek Bulairi, Sharkjoj dhe Edreneja do të kishin një rëndësi kyçe për daljen e luftës, e cila përfundoi me fitim kundër Perandorisë Osmane. Në këtë betejë ushtria bullgare do të shënonte fitore të reja.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD