Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Dojno Dojnov: “Idetë humane të Apostullit Vasill Levski janë të përjetshme”

“Varja e Vasill Levskit” – piktor Boris Angellushev, v. 1942
Foto: Архив
Më 19 shkurt të vitit 1873 afër Sofjes gjeti vdekjen Vasill Levski. Çdo vit në këtë ditë populli bullgar përkulet para kujtimit të tij me dhembje dhe dashuri. Padyshim Vasill Levski është figura më e ndritshme e luftërave nacional-çlirimtare kundër pushtetit pesëshekullor osman. Apostulli i Lirisë, siç e quan populli, patjetër ka vendin e vet në zemrën e çdo bullgari. Ai arriti ta ngjallë shpresë dhe besim te stërgjyshërit tanë, ta bashkojë ata rreth idesë për liri.

Lindi në vitin 1837 në qytetin Karllovo në familjen e një zanatçiu të varfër. Ai mbaroi shkollën laike në qytet. Kur ishte 14 vjeçar i ati i tij vdiq. Për shkak të jetesës së mjerë të familjes Vasill Levski u bë rishtar te daja e tij Vasilij, i cili ishte klerik. Vazhdoi arsimin në qytetet Stara Zagora dhe Pllovdiv. Në vitin 1858 u shugurua murg me emrin Ignatij, ndërsa një vit më vonë u vish dhjak. Gjatë vitit 1861 ai zbuloi idetë e një bullgari tjetër të shquar – Georgi Rakovski, për luftë të armatosur kundër pushtetit turk. Kështu ai vendosi t’ia kushtojë jetën çështjes revolucionare. Si rezultat hyri në radhët e Legjionit të Parë Bullgar, formuar nga Rakovski. Qëllimi ishte, që nëpërmjet veprave të përbashkëta dhe të koordinuara me shtete të tjera ballkanike të zhvillohet lufta çlirimtare. Krahas vullnetarëve bullgarë mori pjesë në përleshjet e reparteve serbe kundër garnizonit turk në Beograd. Për shkak të virtyteve të shfaqura gjatë betejave – zhdërvjelltësi dhe trimëri e quajtën Levski ose Lëvski, që vjen nga fjala bullgare Lëv në përkthim Luan. Kështu ai hoqi dorë nga murgjëria. Pjesëmarrja e tij në çetat dhe në Legjionin e Dytë Bullgar e bindën, se nuk janë ato rrugët e çlirimit të Bullgarisë. Ai bridhte vendin anë e tërthortë, krijonte komitete në shumë vendbanime dhe i bashkonte ato në Organizatën e Brendshme Revolucionare.

Për rolin e Apostullit të Lirisë në lëvizjen nacional-çlirimtare bullgare profesori Dojno Dojnov – kryetar i Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Lelvski” tregon: “Levski e kishte të qartë, se pa zgjimin e popullit për jetë aktive politike dhe luftë për çlirim, mezi mund të arrihet çlirimi. Doemos, këtu nuk duhet të mohohet roli i Fuqive të Mëdha, pa të cilat krijimi i një shteti të ri në këtë pjesë të Evropës nuk do të ishte realitet. Mirëpo, krahas kësaj, në se populli bullgar nuk do të zgjohej dhe vet nuk do të kërkonte lirinë, ai mezi do ta arrinte. Madhëria e Apostullit Levski përqendrohet në këtë, se ai gjeti mënyrën më të saktë duke krijuar Organizatën e Brendshme Revolucionare dhe organizoi popullin të nisë luftën për çlirimin e vet kombëtar.”

Vepra e Vasil Levskit gjeti vazhdim edhe pas vdekjes së tij – në Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kryengritja kjo e cila shënon majën më të lartë të luftërave të popullit bullgar për pavarësi kombëtare. Rebelimi u përmbyt në gjak dhe në masakra të mëdha. 30 mijë bullgar ishin të vrarë, disa mijë të tjerë u mërguan, shumë fshatra u dogjën dhe u vodhën. Shuarja mizore e kryengritjes tërhoqi vëmendjen e opinionit progresiv botëror mbi Bullgarinë. Shkrimtarë si Viktor Jugo, Oskar Uailld, Turgenev dhe intelektualë të tjerë shprehën përkrahjen e tyre për popullin bullgar dhe për kauzën bullgare. Kështu u arrit te Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë.

“Patjetër duhet të theksohet, se në thelbin e Kryengritjes së Prillit janë përpjekjet e Apostullit Vasill Levski – shpjegon profesori Dojnov. – Pjesa dërmuese prej njerëzve, që ngritën kryengritjen ishin pjesëmarrës në komitetet e tij revolucionare. Përveç kësaj kur apostujt e rretheve revolucionare nisën të organizojnë popullsinë për këtë kryengritje, ata nuk krijuan komitete, vetëm i rimëkëmbën. Betimi revolucionar tashmë ishte bërë në shumë vende. Statusi, hartuar nga Levski, ishte në thelbin e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876. Prijësit, që qëndruan në krye të popullit, nuk krijuan një urë të re, ata nisën në rrugën ekzistuese.”

Idetë e Apostullit nuk humbin aktualitetin e tyre edhe më sot. “Neve na pëlqen të citojmë fjalët e Levskit. Por ngandonjëherë nuk mund të zbulojnë thellësinë e mendimit dhe urtësinë e tij” – thotë profesori Dojnov. Levski na mëson të shfaqim tolerancë ndaj njeri tjetrit, të jemi barabartë – si për nga liritë, ashtu edhe për nga detyrimet. Në “Projekt statusin e luftëtarëve për çlirimin e popullit bullgar” hartuar prej tij mund të lexohet: “Me një revolucion të përbashkët të shndërrohet rrënjësisht sistemi i tanishëm despotik dhe tiranik dhe të zëvendësohet me një republikë demokratike... Në vendin e të drejtës së forcës të ngrihet tempulli i së vërtetës, drejtësisë dhe lirisë. Edhe çifligarët turk t’i lënë vend pajtimit, vëllazërisë dhe barazisë midis të gjithë kombësive. Bullgarë, turq, hebrenj do të jenë baras në çdo aspekt: qoftë në fenë, qoftë në kombësinë, qoftë në shtetësinë, qoftë në çdo gjë. Të gjithë do t’i nënshtrohen një ligji të përbashkët, i cili do të hartohet me pajtimin e të gjitha kombësive.”

“Ky është një amanet, të cilin ne duhet ta respektojmë. Në kohën, në të cilën jetonte, Levski arriti te idetë demokratike të Rilindjes Evropiane... – vazhdon prof. Dojno Dojnov. – Formimi i shteteve kombëtare dhe garantimi i lirisë – lirisë personale dhe kombëtare – ato janë përmasat e mëdha të ideve të Levskit, ide këto të cilat vazhdojnë të jetojnë gjatë shekujt. Ato janë ide humane, të cilat e trashëguam amanet nga shekulli XIX. Ato porosi të Apostullit të Lirisë gjetën vazhdim në historinë tonë pas Çlirimit, ato janë të gjalla edhe më sot. Nuk do të jetë e tepruar në se do të themi, se idetë humane të Apostullit janë baza e përjetshme e zhvillimit, mesazhet e tij janë të gjalla edhe më sot.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Miglena Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD