Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duhet të merren masa urgjente në sistemin e pensioneve

Foto: arkiv
Instituti Kombëtar i Statistikave nxori të dhëna për situatën financiare të sigurimit publik. Në dokument janë të parashikuara të ardhurat nga sigurimet dhe shpenzimet për pensione në periudhën deri vitin 2060. Përfundimet janë shqetësuese. Për shkak të situatës së përkeqësuar demografike priten që 2060-ën 35 për qind e bullgarëve të jenë pensionistë. Sot pensionistët në vend përbëjnë 30 për qind të popullsisë. Pas një shekulli 100 persona të siguruar do të mbajnë 91.4 pensionistë derisa tani 100 të punë mbajnë 78 pensionistë.

Z. Ivan Nejkov, kryetar i Institutit Ballkanik të Punës dhe të Çështjeve Sociale, sqaroi se nëse nuk miratohen tani ndryshime në legjislacion, pensionet do të bllokoheshin në nivelin e vitit 2013. Këtë e transmeton gazeta vendase “Sega”. Në fakt, për t’u përmirësuar gjendja e pensionistëve merren parasysh vetëm sigurimi suplementar, d.m.th. sigurimi në mënyrë vullnetare, si dhe sigurimi i detyrueshëm për të lindurit pas vitit 1959.

Tre vitet në vijim situata do të vështirësohet. Punësia nuk do të rritet dhe përkatësisht të ardhurat e sigurimeve do të pakësohen. Pritet niveli i papunësisë të arrijë 12 për qind. Në një periudhë prej 10 vjetësh kohëzgjatja mesatare e jetesës rriti me 2 vjet si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Nëse tendenca nuk ndryshon gjatë 2060-ës kohëzgjatja mesatare e jetesës te femrat do të jetë 87 vjeçe, ndërsa te meshkujt – 83 vjeç. Mirëpo, nëse nuk ndërmerren ndryshime në sistemin e pensionit, atëherë sistemi i sigurimit nuk do të mënjanojë fare deficitin. Le lë kujtojmë, se në Bullgari mosha e pensionit është duke rritur me 4 muaj në vit derisa të bëhet 63 vjeçe te femrat dhe 65 vjeç te meshkujt. Kjo do të ndodhë gjatë 2020-ës.

Në raportin e Institutit Kombëtar të Statistikave mungon çështja e barazisë së moshës së pensionit te meshkujt e te femrat. Për këtë të fundit insistojnë si ekspertët në vend, ashtu dhe Komisioni Evropian. Sigurisht, barazia e moshës së pensionit do ta stabilizojë sistemin financiar. Mirëpo, kjo masë nuk mjafton. Mosha e pensionit në Bullgari duhet të rishqyrtohet menjëherë. Të dhënat tregojnë se nëse kjo nuk ndodhë, ndaj vitit 2060 numri i të punëve do të përkojë me numrin e pensionistëve.

Nëse nuk ndërmerren masat e duhura pensionistët në Bullgari gjatë 2060-ës do të jenë në të njëjtat kushte siç janë tani.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD