Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori z. Kallaba: Marrëdhëniet Bullgari-Kosovë – kontribut i jashtëzakonshëm për stabilitetin rajonal

Foto: ambasada-ks.net/bg
Që nga Shpallja e Pavarësisë raportet ekzistuese në mes të Bullgarisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Bullgaria ishte njëra nga vendet e para e cila njohu Pavarësinë e Kosovës, por është edhe vend që pesë vite me radhë qëndron krah Kosovës si partnere dhe mike. Për këtë periudhë pesëvjeçare u zhvilluan shumë takime dypalëshe në nivel më të lartë dhe u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fusha të ndryshme. Gjatë 2012-ës herë pas here liderë të ndryshëm të Bullgarisë dhe Kosovës shtrënguan duart.

Një rol të ndërmjetshëm në realizimin e takimeve reciproke gjatë 2012-ës po luante Ambasada e Kosovës në Sofje. Përveç kësaj Ambasada vazhdon të bashkëpunojë në mënyrë intensive me autoritetet e Bullgarisë si në interes të bashkatdhetarëve në vend, ashtu edhe në afrimin e dy popujve. Me rastin e Përvjetorit të 5-të të Pavarësisë Ambasada dha një pritje ceremoniale në Sofje. Ambasadori, Shkëlqesia e tij, z. Shpend Kallaba mbajti një fjalim ku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë.

Cilat janë fushat me prioritet në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, si Ambasada e Kosovës kontribuon në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe pse arsimi është fusha që patjetër duhet të forcohet, do të mësoni nga intervista me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Shkëlqesinë e tij, z. Shpend Kallaba.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD