U mbushën 40 vjet nga vdekja e Dimitër Peshevit – një politikan i njohur, një nga shpëtimtarët e hebrenjve bullgarë në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Ai ka lindur më 25 qershor 1894 në qytetin Kjustendill. U diplomua në Fakultetin Juridik, punoi si gjyqtar dhe prokuror, pas kësaj si avokat. Në politikë hyri gjatë vitit 1935. Është i emëruar për ministër i drejtësisë në kabinetin e Gjeorgji Kjoseivanov. Gjatë majit të vitit 1938 Peshev është u zgjodh deputet, pas kësaj për nënkryetar i Kuvendit të 24 dhe të 25. Gjatë vitit 1941 hyri në fuqi i ashtuquajturi Ligj për Mbrojtjen e Kombit, të miratuar nga Parlamenti pavarësisht nga opozita e një pjese të deputetëve dhe të organizatave të ndryshme shoqërore. Ai përmbaj disa kufizime kundër hebrenjve bullgarë. Gjatë të njëjtit vit Bullgaria u bë aleate e Gjermanisë. Ku një nga liderët e shumicës parlamentare Dimitër Peshev nuk iu kundërvu as Ligjit për Mbrojtje të Kombit, as aderimit ndaj Boshtit Nazist. Por më vonë Fjureri do të kërkojë që hebrenjtë bullgarë të dërgohen në kampet naziste, kurse divizionet bullgare – nëpër frontet. Por, Bulgaria nuk do të japë as njërën as tjetrën. Në historinë dramatike për shpëtimin e 50 mijë hebrenjve, një rol kyç luajti Dimitër Peshev, atëherë nënkryetar i Kuvendit Popullor.
Më 9 mars 1943 tek ai erdhi një delegacion nga qyteti i tij i lindjes Kjustendill. Mes tyre ishin deputeti Petër Mihalev, tregtari Asen Suiçmezov, mësuesi i historisë Vlladimir Kurtev dhe avokati Ivan Momçillov. Ata i njoftuan Peshevit se, fshehurazi po përgatitet një depërtim të hebrenjve. Peshevi reagoi menjëherë. Kryeministri Fillov refuzoi ta pranojë atë dhe të dërguarit nga Kjustendilli. Por pas bisedave me ministrin e brendshëm Gabrovski përgatitja për depërtim u ndalua. Ndërkohë filluan protesta në Parlament. Dimitër Peshevi dhe akoma 42 deputetë më 17 mars i dërguan letër Bogdan Fillovit me kërkesë të ndalohet krejtësisht depërtimi. Kryeministri arriti rrëzimin e Peshevit nga posti i nënkryetarit. Por zjarri i protestës u ndez. Në luftën për shpëtimin e izraelitëve u përfshi dhe Kisha Ortodokse Bullgare, intelektualë, përfaqësues të opozitës. Provat e mëtejshme për “zgjidhjen e çështjes izraelite” po kështu ishin të pasuksesshme.
Dimitër Peshevi rrezikoi shumë. Armiqtë e tij e kërcënuan haptazi se, në qoftë se Gjermania u ngrit pas rënies tek Stalingradi, ai do t’i dërgohet Gestapos. Por, sipas ironisë së fatit goditjet erdhën nga një drejtim tjetër. Gjatë shtatorit të vitit 1944 erdhi qeveria pro-sovjetike e Frontit Patriotik. Filloi kërkimi i përgjegjësisë nga të gjithë, nën drejtimin e të cilëve Bullgaria u bashkua me nazistët. Gjatë vitit 1945 në bazë të dënimeve nga i ashtuquajturi Gjyq Popullor u ekzekutuan politikanë prijës, shumë nga të cilët ish përfaqësues të popullit. Peshevi i shmangi ekzekutimit – para gjykatës u rikujtua se, në mesin e viteve 30 ai shpëtoi nga dënimi me vdekje konspiratorin Damjan Vellçev, ministër ushtarak te pushteti i ri. Dimitër Peshev u dërgua në burg dhe u lirua pas një viti, mbase me kërkesë të hebrenjve bullgarë. Deri në vdekjen e tij gjatë vitit 1973 ai jetoi në haresë.
Pas ndryshimeve demokratike meritat e Dimitër Peshevit u njohën në Bullgari dhe u bënë të njohura dhe nëpër botë. E krahasojnë me diplomatin suedez Raull Valenberg, i cili ka shpëtuar hebrenjtë hungarez. Dimitër Peshev u shpall qytetar nderi i shtetit Izrael dhe për nder të tij është mbjellë një pemë në Pyllin e të Pafajshmëve në Jerusalem. Bust të Dimitër Peshevit është i vendosur në godinën e Këshillit të Evropës në Strasburg. Fondacioni Ndërkombëtar “Raull Valenberg” krijon medalje me imazhin e tij. Në qytetin e tij të lindjes Kjustendill u hapu shtëpi-muze me emrin e tij. I është dhënë dekorata më e lartë bullgare – urdhri “Stara pllanina”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..