Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Ditari i atit Ivan Doçev

Foto: lostbulgaria.com
“Saga për Luftën Ballkanike” – kështu titullohet ditari i Ivan Doçevit, që doli në tregun e librave para pak kohe. Ky është një libër emocional, i cili rrëfen për ngjarjet e Luftës së parë ballkanike nga viti 1912-1913. Autori i ditarit Ivan Doçev, është prift në kishën “Tre shenjtorët” në Shumen. Pa dyshim ai është një tregimtar shumë i talentuar, i cili paraqet fytyrat e ndryshme të luftës – nga patriotizmi i madh i popullit dhe gëzimi nga fitoret e gjer tek vuajtjet dhe viktimat e shumta.

Ati Ivan Doçev ka dashur të ruajë kujtimet për brezat e ardhshëm dhe ia ka dorëzuar ditarin Mitropolitit të Varnës dhe Presllavit Simeon. Pikërisht në arkivin e tij e gjeti docentja Lizbet Ljubenova nga Instituti për studime historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ajo është përpiluesja dhe autorja e parathënies në libër, e komenteve dhe pusullave.

Siç vetë ju thoni, në shumë drejtime ditari i atit Ivan Doçev është libri i vetëm i këtij lloji. Çfarë e dallon nga ditarët e tjerë nga periudha e kësaj lufte?

“E dallon së pari fakti se ditari është shkruar nga një figurë kishtare. Ajo ka pasur një pikëpamje krejt të ndryshme për ngjarjet në front. Ai ka qenë vullnetar në Luftën Ballkanike. Ka braktisur gruan dhe pesë fëmijët, duke u nisur për në front, përveç kësaj ka qenë invalid, ka lëvizur me një bastun dhe ka shërbyer në spitalin ushtarak. Shkrimet e tij janë krejt të ndryshme nga ditarët e tërë, që disponojmë – kryesisht të gjeneralëve, ose kujtime më të vonshme. Ivan Doçev nuk ka qenë ushtarak dhe nuk duhej të mbronte vendimet e veta dhe strategjitë e aplikuara. Ai e ka përshkruar luftën ashti siç e ka parë çdo ditë.”

Pse një prift, një burrë i pjekur me pesë fëmijë të vegjël merr pjesë si vullnetar në luftë?

“Në fillim të ditarit vetë ai i bën vetes këtë pyetje, sepse sheh se si e shoqja nuk mund të flejë natën dhe qan fshehtazi. Ai i bën pyetje vetes a ka të drejtën t’i braktisë këta pesë fëmijë, sepse nuk ka garanci se do të kthehet i gjallë. Por në fund arrin në konkluzionin: ne duhet ta zgjidhim këtë çështje kombëtare. Duhet të luftojmë, sepse që të ketë liri, duhet të ketë viktima. Kështu mendojnë dhe ushtarët në front. Të gjithë ata thonë: më mirë të gjithë ne të vdesim këtu, por fëmijët tanë të jetojnë në paqe. Për fat të keq sot ne nuk mund të kuptojmë mënyrën e të menduarit të bashkatdhetarëve tanë. Në atë kohë njerëzit e kanë ndier idealin kombëtar si përgjegjësi të tyre. Ati Doçev thotë: “Ne jemi të detyruar t’i çlirojmë vëllezërit e robëruar”.

Thoni se për dallim nga shumë historianë profesionalë, të cilët në atë kohë kanë qenë në front, ati Ivan Doçev e ka shkruar ditarin e vet me hollësi shumë të mëdha. Përveç kësaj ka disponuar një kulturë të vërtetë historike, e ka shkruar sinqerisht dhe pa autocensurë.

“Ditari është shkruar në tri fletore nxënësish. Ivan Doçev ka qenë në front çdo ditë, pavarësisht nëse ka pasur beteja apo jo. Ditari i tij është një kronikë e vërtetë e ngjarjeve, nuk ka përpunuar asgjë, prandaj dhe nuk e ka botuar që kur ishte i gjallë. Pse nuk ka autocensurë? Sepse ai nuk ka fshehur asgjë nga kjo që ka parë në front. Ivan Docev akuzon qeverinë se nuk ka bërë përpjekjet e domosdoshme që të kenë ushtarët pako sanitare. Tregon se sa ushtarë ka varrosur vetë ai, sepse nuk ka pasur materiale, me të cilët të lidhen plagët dhe gjaku i këtyre njerëzve ka derdhur gjatë natës. Ai rrëfen për egoizmin e qeverisë së atëhershme të Ivan Evstratiev Geshovit, e cila nuk ka harxhuar mjaftë mjete, që të mund të sigurojë mbrojtjen elementare të ushtarit. Përveç kësaj zbulon dhe anën tjetër të luftës – mungesën e trupave të pionierit , të cilët të sigurojnë higjienën në front. Atje nuk ka pasur banja, nuk ka pasur ujë të pastër. Dihet se Lufta Ballkanike ka dhënë më shumë viktima sesa kolera. Për këtë na tregon dhe ati Ivan Doçev. Ai na ka përshkruar në ditar një ngjarje shumë interesante: kur bashkë me disa prej mjekëve bullgarë ka shkuar në Gjysmëhënën e Kuqe. Atje ai ka ndihmuar në lidhjen e plagëve të ushtarëve turq. Kur ka pasur beteja dhe fusha atje ka qenë e mbuluar me të plagosur, pa pasur rëndësi kombësinë e tyre, pala bullgare gjithmonë ka ndihmuar. Për fat të keq ati nuk na tregon nëse mjekët turq gjithashtu kanë ardhur për të lidhur plagët e ushtarëve bullgarë, por shënon ditët, kur vetë ai ka shkuar bashkë me mjekët bullgarë në kampin e armikut.”

Pra, vuajtja nuk ka kombësi...

“Ati Ivan Doçev ka qenë prift ortodoks, por lexuesit e librit do të lexojnë me çfarë entuziazëm ai përshkruan xhaminë Selimie në Edrene. Ai e konsideron si një monument historiko-kulturor, pavarësisht se është trashëgimi e një bashkësie të huaj fetare. Disa herë ka hipur në minare, duke shprehur kënaqësinë e vet se atje ka pasur rojë bullgare, e cila ta shpëtojë pronësinë nga grabitja. Ka shprehur kënaqësinë e vet për arkitekturën e bukur. Ai nuk ka ndier urrejtje, pavarësisht se ka qenë prift ortodoks, madje ka menduar se si të ruhen monumentet e huaja. Për fat të keq kjo nuk mund të thuhet për armikun, sepse ati Ivan Doçev na përshkruan të gjitha vendbanimet dhe kishat ortodokse bullgare të djegura nga armiku. Pra, autori i këtij libri është një njeri me kulturë të jashtëzakonshme, i cili për nga mentaliteti sikur është më afër kohës sonë dhe na zbulon në një mënyrë shumë interesante dhe humane luftën nga një pikëpamje më e ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD