Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Minçev – një mjeshtër bullgar i koncertit për violinë në Gjermani

Foto: arkiv
Violinisti Nikollaj Minçev ka lindur më 1979 në Sofje. Violinën e ka mësuar që në moshën 4-vjeçare. Duke dëgjuar interpretimet e të atit – solistit dhe pedagogut të shquar Minço Minçev, i lindi interesi për instrumentin e bukur. Nikollaj Minçev ka qenë nxënës i Shkollës Muzikore të Sofjes. Më 1990 është nisur për në Esen të Gjermanisë. Studimet i ka mbaruar më 2003 në Universitetin e Arteve “Folkvang” në klasën e profesoreshës Nana Jashvili.

Që në moshë të vogël Nikollaj Minçev ka korrur sukseset e para në profesion. Më 1988 ai ka fituar çmimin e parë të Konkursit Ndërkombëtar për Violinistë të Rinj në Çeki. Pas kësaj është dekoruar edhe në konkurse të tjera prestigjioze. Me shumë vlerë për interpretuesin e ri është violina “Galiano” që ia dha Fondi Gjerman i Instrumenteve Muzikore pas një konkursi. Kësaj violine i ka bjerë dy sezone me radhë. Aktualisht Minçevit i përket violina e 1850-ës që violinë është krijuar nga i mirënjohuri Jean-Baptiste Vuillaume. Violinisti francez ka bërë kopje të violinave të mjeshtërve italianë Stradivari, Guarneri dhe Amati. “Pati fat se e gjeta dhe e bleva këtë instrument të mrekullueshëm. Më pëlqen shumë t’i bie atij” – tha violinisti bullgar.

Nikollaj Minçev ka qenë solist i shumë orkestrave bullgare dhe ka dhënë koncerte për violinë në një sërë vendesh evropiane. “Më kujton ngjitja e parë në skenë së bashku me të atin – interpretuam në hapjen e një ekspozite të piktorit Svetlin Rusev në Esen – tha violinisti bullgar. – Isha 16-vjeçar. Më pas dhamë një koncert së bashku me Filarmoninë e qytetit Pleven. Një natë para koncertit isha shumë i shqetësuar, kurse mëngjesin pas koncertit isha njeriu më i qetë në botë. Interpretuesit e rinj i këshillojë që të interpretojnë sa më shumë, sepse veç kështu kalon frika e skenës. Nuk ka lidhje sa shpesh e ke sjellë një vepër në skenë, çdo herë është ndryshe. Ndonjëherë përqendrimi mbizotëron, kurse herë tjetër mbizotërojnë emocionet.”

Dhjetë sezone me radhë Nikollaj Minçev është mjeshtër i koncertit për violinë i Orkestrës Simfonike në Vupertal të Gjermanisë. “Ky profesion është shumë i vështirë. Nuk janë pak veprat ku ka solo të mjeshtrit të koncertit – sqaroi Nikollaj Minçev. – Dy vjet isha mjeshtër koncerti në Esen, ku u takova me një dirigjent. Puna me të ishte shumë frytdhënëse. Pasi atij i ofruan ngritje në detyrë në Vupertal, fillova të kërkoja punë andej. Fatmirësisht, kishte konkurs për mjeshtër koncerti. Paralelisht me këtë profesion merrem edhe me muzikë dhome. Para pak kohe bashkë me një koleg tim prezantuam njërën nga veprat e Bahut për piano, duke sjellë një formë jo të zakonshme. Violës i takonte harmonia, kurse violinës – zëri melodik. Dy instrumentet i ngjajnë njëri-tjetrit dhe njëkohësisht dallohen. Po ashtu interpretuam një vepër me ritmin e Ballkanit dhe sollëm muzikën e kompozitorit çek Bohuslav Martinu.”

Nga 2005-a Nikollaj Minçev është dhe pedagog i violinës në Universitetin e Arteve “Folkvang”. Nxënësit e tij janë të moshës së ndryshme dhe me identitete të ndryshme. “Para shumë kohe më sollën një fëmijë 2-vjeçar. Nuk e dija si ta mësoja atë – kujtoi violinisti bullgar. – Tani ai është 16-vjeçar dhe është violinist i talentuar. Shumë nga nxënësit i kam adoleshentë. Kam një studente nga Bullgaria. Me kënaqësi të madhe punoj me rininë. Me rëndësi është që të rinjtë të jenë të talentuar dhe të kenë dëshirë për t’u zhvilluar.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD