Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëndeti psikik i bullgarit

Në kohët e vështira të tranzicionit bullgar shumë njerëz humbën orientim në jetë. Për fat të keq në situata të tilla të rënda jo pak bullgarë kërkojnë ndihmën e falltareve dhe të specialistëve të tjerë të dyshimtë, të cilët nuk mund të zgjidhin problemet e tyre. Në regjistrin e profesioneve në Bullgari tashmë është njohur zyrtarisht profesioni “psikoanalist”. Mirëpo, në dallim të disa shteteve, ku vizita te psikoanalisti është diçka e zakonshme, te ne kjo konsiderohet e turpshme dhe njerëzit kanë frikë nga reaksionet e të tjerëve.

Ognjan Dimov

© Foto: arkiv

Në fakt takimi me një specialist të tillë mund ta ruajë njeriun nga sëmundjet, fatkeqësitë dhe tragjeditë personale dhe familjare. Tani për tani këta specialistë te ne janë shumë pak. Ognjan Dimov është njëri prej tyre. Ai ka mbaruar për filozofi në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, pas kësaj ka mbrojtur aspiranturë në degën e psikologjisë dhe teologjisë. Në vitin 1999 u nis për në Francë për të mësuar te psikoanalisti i njohur Pol Asun, sepse te ne nuk ka programe të tilla për master. Pasi u kthye në Bullgari Ognjan Dimov u ndesh me frikën e pacientëve të tij për të folur haptazi për vizitat e tyre te psikoanalisti. Ai na tregoi për rrugën e kaluar nga ata, duke vizituar pseudospecialistë, ku kanë kaluar nëpër procedura poshtëruese, madje të rrezikshme për shëndetin e tyre. Biseduam me të pas një sërë tragjedish familjare në Bullgari, ku një anëtar i familjes vret të tjerët. Nuk janë pak dhe rastet e vetëvrasjeve kohët e fundit. Në qoftë se kërkohet ndihma e psikoanalistit me kohë, këto ngjarje tragjike mund të jenë më pak.

“Shumë njerëz nuk e vënë re gjendjen e vet shpirtërore” – thotë z. Dimov. Këtu është roli i miqve dhe të afërmve – të vënë në dukje atë që ndodh me të dhe t’i bindin për të kërkuar ndihmën e specialistit. “Unë jam i bindur se vrasësit në fjalë në fakt janë vetëvrasës dhe jo rastësisht në letërsinë psiko-analitike akte të tilla quhen vetëvrasje e zgjeruar – shton z. Dimov. – Këta janë njerëz, të cilat kanë pasur simptoma shqetësuese për një kohë të gjatë, por askush nuk i ka vënë re, ose ka pasur frikë për të folur për sjelljen e këtyre njerëzve. Nuk mund të injorojmë një problem të tillë, sepse ai do të thellohet. Shpirti, si gjithçka tjetër rreth nesh, gjithashtu e ka logjikën e vet dhe problemet duhet të mjekohen, sepse ato nuk do të zhduken vetvetiu.”

Sipas statistikës së Qendrës Kombëtare të Shëndetit Shoqëror dhe Analizave, gjatë vitit 2011 te ne janë regjistruar pak mbi 150 mijë veta me probleme psikike në spitalet psikiatrike. Rreth 36 mijë veta te ne janë me diagnozën shizofreni dhe sëmundje të tjera psikike. Me psikikë të sëmurë si rezultat i stresit janë 14 mijë veta. Aktualisht te ne përpunohet një Program kombëtar për shëndetin psikik 2013-2020, program ky që prek problemet e sëmundjeve psikiatrike. Programi parashikon që procesi i deinstitucionalizimit të vazhdojë.

Sipas Ognjan Dimovit agresioni te të rinjtë u detyrohet problemeve të pazgjidhura në jetën e tyre, duke filluar nga edukimi, dashuria e parë, kërkimet seksuale, moskuptimi nga të tjerët, mungesa e komunikimit. E gjithë kjo në një moment shkakton krizë personale, kur njeriu në vend që të kërkojë shkakun e problemeve në vetveten, hedh poshtë gjithçka dhe e drejton agresionin ndaj botës së jashtme. “Agresioni është moskuptim, paqartësi, kaos – thotë Ognjan Dimov. – Qartësia është kjo, që të qetëson”. Dhe këtu është roli i psikoanalistit.

“Kam pasur raste të tilla – tregon z. Dimov. – Në një moment del se shkaku nuk fshihet në vetë fëmijën, ose të riun. Shkaku është lidhur me edukimin dhe komunikimin midis prindërve. Fëmijët janë sfondi i tërë dramës familjare. Mbi një rast të tillë punoj edhe tani. Bëhet fjalë për një pacienten time, e cila prapa agresionit të fëmijës së saj në fillim të pubertetit kuptoi shumë probleme në familjen e saj. Duke kuptuar se të gjitha këto probleme të grumbulluara dhe të padiskutuara, në një moment u materializuan në një kolaps të saj shpirtëror, ajo mori vendime të rëndësishme dhe ndryshoi jetën e saj personale, që e bëri fëmijën e saj më të matur dhe të balancuar. Ai u bë më i qetë në komunikimin me botën e jashtme.”

“Kjo që na ngatërron sot është pikërisht mungesa e logjikës së qartë në botën, në të cilën jetojmë – vazhdon Ognjan Dimov. – Dhe në qoftë se njeriu nuk ka themele të forta shpirtërore, ideologji të vet, ai bëhet viktimë e kaosit, i cili e rrethon. Ne shumë lehtë hodhëm poshtë vlerat tradicionale dhe në sipërfaqe doli e keqja, absurditeti. E shohim rezultatin”, përfundon Ognjan Dimov, duke bërë aluzion për tragjeditë familjare kohët e fundit në vend.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD