Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio-historia e këngës zbavitëse bullgare – 4

Pasha Hristova
Foto: Архив
Georgi MinçevEstrada bullgare formohet nga fundi i viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar. Një këngë në të vërtetë e dalluar është “Jahti i argjendtë” në interpretimin e Georgi Minçevit. Ky interpretim bën pjesë në këngët lirike me të cilat karakterizohet estrada bullgare. Muzika e asaj kohe vishet pikërisht me strofat lirike, të cilat kthehen gjithashtu dhe në patos e dramatizëm. Në atë kohë u shfaqën lëvizje të reja muzikore. Në vend organizoheshin dy festivale prestigjioze ku janë garuar këngët e raja. Njëri ishte “Orfeu i Artë” në qytetin bregdetar Slënçev brjag, kurse tjetri – “Melodia e vitit” në televizion.

Nga pjesa e këngëve me tematikë lirike e patetike një vend të posaçëm zë “Sonata e hënës”. Ajo është e kompozuar nga Angel Zaberski dhe është në interpretimin e Lili Lili IvanovaIvanovës. Lili Ivanova është ikona e estradës bullgare. Edhe sot zëri i saj bën publikun për vete. Në atë kohë për vendet e para te interpretueset shpeshherë garoheshin Lili Ivanova dhe Pasha Hristova. Kjo e fundit vdiq më 1971 në një aksident ajror. Interpretimi i saj mahnitës “Fryj, moj erë”, i kompozuar nga Josif Cankov u dekorua me çmimin e parë në festivalin “Orfeu i Artë” të vitit 1970.

Me një dramatizëm dhe ndjenja të thella në estradën bullgare u dalluan veprat e kompozitorit Tonço Rusev. Muzika e tij u përshtat fare mirë me performancën e Lili Ivanovës në skenë. Interpretimi “A je ëndërr” sipas tekstit të poetit të madh Pavel Matev u bë një nga hitet e ikonës së estradës bullgare. Kënga u dekorua me çmimin e parë në konkursin televiziv “Melodia e vitit” të vitit 1970.

Një mjeshtër tjetër i anës lirike të estradës bullgare është kompozitori Petër Stupel. Ai kompozoi këngën e mirënjohur “Takime të vonuara” sipas tekstit të poetit Petër Karangov. Interpretimin e paharrueshëm na e sollën dueti Maria Nejkova dhe Mihaill Bellçev.

Margret Nikollova dhe Kirill SemovNë atë kohë autorët e këngëve zbavitëse u ngarkuan me detyrën që të pasurojnë tematikën e estradës bullgare. Rekomandimet – të drejtojnë vëmendje ndaj traditës muzikore të Bullgarisë, duke sjellë elementë komedie dhe tema lidhur me rininë. Kompozitori Atanas Bojaxhiev dhe autori i tekstit Bogomill Gudev krijuan një hit të kësaj fryme. Kënga e tyre “Ëndërrova një ëndërr” në interpretimin e duetit Margret Nikollova dhe Kirill Semov u dekorua me çmimin e parë në festivalin “Orfeu i Artë” të vitit 1969.

Këngët me tematikë qesharake gjithashtu zënë një vend special në estradën bullgare. Aleksandër Josifov kompozoi këngën “Grotesku”. Teksti është i Dimitër Tonçevit. Rrëfehet për dy banorë të Krahinës Etnografike Shoplluka (Bullgaria e Mesme Perëndimore). Ata nisen për në Evropë. Nga dritarja e trenit bullgarët shohin malet e fushat të huaja. Herë pas here këndojnë këngën e njohur popullore “Nga mali Vitosha s’ka më i lartë, nga lumi Iskër s’ka më i thellë” – me fjalë të tjera nga Bullgaria nuk ka vend më i bukur. Fatkeqësisht, kënga “Grotesku” u hoq nga eteri. Në atë kohë lideri komunist Todor Zhivkov filloi të bënte vizita nëpër Evropë dhe kënga u interpretua si ironi ndaj pushtetit. Pra, bashkëkohorët kujtojnë këtë këngë qesharake në interpretimin e aktorit Kosta Karageorgiev.

Mes këngëve me të shquara kusaruar rinisë është “Një trëndafil bullgar”. Dimitër Vëllçev e krijoi atë posaçërisht për Festivalin Botëror të Rinisë të 1968-ës në Sofje. Interpretimin e mrekullueshëm e solli Pasha Hristova.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv
По публикацията работи: Rozmari Statellova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD