Sivjet skuadra e sportit vendas “Sllavia” mbush 100 vjet. Kjo është skuadra e parë e themeluar në Bullgari.
Në librin e parë të protokollit të “Sllavia”-s që tifozët e quajnë “Bibla e bardhë” shkruhet “sportistët kanë për qëllim edukimin fizik dhe inkurajimin e përsosjes fizike e morale”. Ky dokument u firmos nga 13 themeluesit e klubit dhe u ratifikua më 10 prill 1913 në Sofje. Javën që shkoi disa legjendarë dhe tifozë të “Sllavia”-s hapën një përmendore me rastin e themelimit të skuadrës. Këtë e bënë në qendrën e kryeqytetit në afërsi të Monumentit Rus.
"Sllavia” është një skuadër emblemë e Bullgarisë. Ndër futbollistët e saj më të shquar janë Aleksandër Shallamanov, Simeon Simeonov, Bozhidar Grigorov, Andrej Zheljazkov, Dobromir Tashkov etj. Historia e gjatë e skuadrës u shënua me një sërë suksesesh. “Sllavia” është kampione e shtatëfishtë e Bullgarisë. Titullin e fundit e fitoi më 1996. 11 herë ka fituar Kupën e Futbollit Vendas. Sportistët e “Sllavia”-s i quajnë të bardhët sepse rrobat i kanë me ngjyrë të bardhë. “Sllavia” është skuadra e parë e cila ka shkuar në gjysmëfinale evropiane. Në turneun e Kupës së Kupave Kombëtare më 1967 “të bardhët” u renditën në vendin e dytë pas finales kundër skuadrës skoceze “Rejnxhërs”.
© Foto: slavia-bg.com
Tifozët e “Sllavia”-s e dinë se skuadra ka korrur suksese të mëdha për Bullgarinë jo vetëm në fushën e futbollit. “Të bardhët” janë të parët të cilët kanë fituar në Turneun Evropian të Basketbollit. Më 1959 “Sllavia” triumfoi me Kupën e Kampioneve të Evropës. Atëherë garoi Vanja Vojnova që tifozët e quajnë sportisten më të mirë të basketbollit të të gjitha kohërave.
© Foto: slavia-bg.com
"Sllavia” është dhe skuadra e parë e volejbollit vendas i cili ka qenë në finalen e një turneu evropian. Kjo ndodhi më 1962 kur “të bardhat” kanë garuar për Kupën e Kampioneve të Evropës. Atëherë sportistët fituan medaljen e argjendtë.
© Foto: slavia-bg.com
Me rastin e përvjetorit të saj “Sllavia” mori dhurata nga skuadra të tjera të mëdha bullgare. Ministri i Sportit, Petër Stojçev, dhe kryetari i Bashkimit Bullgar të Futbollit, Borisllav Mihajllov, dekoruan disa nga sportistët legjendarë të “Sllvia”-s.
Kjo që “të bardhët” ia kanë dhënë sportit bullgar nuk mund të harrohet. Prezenca ime këtu është një shenjë e qartë e adhurimit tim ndaj sportistëve të mëdhenjtë dhe të figurave të “Sllavia”-s”, tha ministri Stojçev. Krenohem se “Sllavia” mbushi 100 vjet. Vetë unë kam garuar për “të bardhët” dhe jam shumë mirënjohës, deklaroi z. Mihajllov.
Ndër të dekoruarit ishin Andrej Zheljazkov, Stefan Kolev, trajneri i zëvendës kampionëve të volejbollit në Lojërat Olimpike të 1980-ës në Moskë – Todor Piperkov, dhe legjenda e topit në ujë, Georgi Gaxhev.
“Sllavia” edhe sot gëzon tifozë të cilët besojnë se “të bardhët” do të korrin fitore me radhë për Bullgarinë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..