Sallata me rrepa të freskëta dhe sallatë jeshile, disa lloje supe, gjellë me mish viçi dhe mish pule, ëmbëlsira me jogurt, me mana toke dhe fruta të freskëta. Menyja propozohet nga “restoranti” kozmik, vepër e shkencëtarëve bullgarë, kurse konsumatorët janë astronautët nga stacionet në orbitë. Ata janë të lumturit e parë të cilët kanë provuar të parët shijen e zarzavateve kozmike nga sera qiellore bullgare Svet.
Akoma gjatë vitit 1990 shkencëtarët bullgarë dëshmojnë se, fantastika shkencore tanimë është realitet. Sepse bimët mundet jo vetëm të fluturojnë por dhe të riprodhohen në stacionet kozmike. Pas provave të shumta të pasuksesshme shumëvjeçare nga ana e rusëve dhe të amerikanëve, shkencëtarët bullgarë mundin të bëjnë serë për 4 lloje perime të freskëta, si rrepat e vogla të kuqe, salla e shijshme jeshile e të tjera. Me zhvillimin e programit MIR-NASA që nga viti 1992 deri në vitin 2000, gjenerata e dytë e serës lind bile të mbira prej gruri. Për herë të parë në kushte kozmike shkencëtarët bullgar mundin të prodhojnë kokrra gruri. Vet sera fluturoi 10 vjet në Kozmos. Kështu njerëzimi bëri hapat e veta të parë për sigurimin e ushqimit të freskët në rrugën e gjatë prej 2 vjetëve deri në planetin e Kuq. Dhe jo vetëm kaq. Kur njeriu do të fillojë të përshtatë Hënën, do të ketë nevojë prej perimeve. Kurse kopshti i gjelbër do të sigurohet nga serat kozmike bullgare.
Sërma me gjethe rrushi dhe mish viçi, supë me qofte të vogla ose gullash, musaka, fasule në formë çorbe, turli me mish.... Kjo po kështu është pjesë nga menyja kozmike e shkencëtarëve bullgarë. Ajo përfshin akoma kos, miell, mollë, kajsi, pjepra, shefteli e të tjera. Sepse Bullgaria është e njohur mes parësisë kozmike dhe me prodhimin e ushqimeve për astronautët. Më shumë se 27 lloje ushqime kozmike prodhohen tek ne, të cilat përdoren jo vetëm në hapësirën e kozmosit, por dhe nga ekspeditat në Antarktidë dhe Himalaje. Që të kthehet një supë në një paketë të thatë, ajo përpunohet në bazë të një teknologjie të posaçme përmes sublimacionit. Ngrihet deri në minus 35 gradë dhe thahet, por vetitë ushqimore ruhen. Në fakt ky është koncentrati ushqimor pa lagështirë, i cili përgatitet prej produkteve të vërteta të freskëta, pa konservonte dhe ngjyrosje. Supa mbyllet në mënyrë hermetike në një letër alumini me tre shtresa dhe është gati për fluturim. Kur kozmonautin e merr uria ai i shtie ujë të ngrohtë dhe shija rivendoset. E njëjta gjë është dhe për gjelbrat e tjera të shijshme , frutat dhe perimet. Kuzhinierë janë shkencëtarët nga Instituti i krio-biologjisë dhe liofilizacionit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët mundin të përgatisin mbi 50 lloje ushqimesh për kozmonaut. Ato mund të bluhen dhe të bëhen si hapje, dhe në qoftë se nuk ka ujë të përtypen. Në menynë ka shumë fruta dhe perime, kurse gjellët me mish janë vetëm me mish viçi dhe mish pule . Sepse dieta e kozmonautëve e ndalon mishin e derrit, për shkak të stresit të madh në hapësirën kozmike dhe rreziku nga ngritja e holesterolit.
Ka dhe një arritje tjetër shumë të rëndësishme për kozmonautikën e shkencëtarëve bullgar. Përpara 28 vjetëve tek ne përpunohen ushqimet e para probiotike me Lactobacillus bulgaricus, të destinuar për programin kozmik “Interkosmos”. Ky është bakteri i qumështit dhe i kosit, karakteristik për kosin bullgar. Deri në vitin 2000 këto produkte kanë qenë të klasifikuara si sekrete dhe janë prodhuar si ushqime të posaçme.
Në vitin e largët 1979 kur në Kozmos fluturon kozmonauti i parë bullgar Gjeorgji Ivanov, shkencëtarët bullgar e dërgojnë me një paketë eksperimentale me fruta të thata, agrume dhe lutenicë. Gjatë fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov gjatë vitit 1988 ka tanimë 25 lloje gjellë të përpunuara, supa dhe desert. Sepse në Kozmos hahet nga 4 herë në ditë-dy mëngjese, drekë dhe darkë.
12 prill është Dita Ndërkombëtare e kozmonautikës dhe ky është shkaku të ndihemi krenar me anëtarësinë tonë në klubin elitar të shteteve kozmike. Vendi ynë përfshihet në programet kozmike akoma gjatë vitit 1969. Që atëherë e deri tani janë bërë mbi 1 mijë përpunime, të cilat kanë fluturuar në Kozmos. Bullgaria bëhet shteti i 18 kozmik sipas radhës në botë dhe vendi i 6, i cili ka dërguar kozmonaut të vet në orbitë dhe bile 2. Përveç kësaj, vendi ynë është vendi i tretë në botë, pas Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, i cili ka dërguar ushqime në Kozmos.
Por vendi i parë mbetet tek ne me përpunimin e kopshteve me perime. Sepse Bullgaria e para në botë rriti në kushte kozmike një grurë të vërtetë, rrepa të shijshme dhe sallatë të freskët jeshile përmes serës së vet unikale kozmike.
Përgatiti në shqip: N. Vasileva
Kolazh fotoje: Vergill Mitev
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..