Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Beteja tek Edreneja

Këmbësoria tokësore bullgare duke kaluar urën mbi lumin Evros për në Edrene në vitin 1912
Foto: lostbulgaria.com

Gjatë muajit mars të vitit 2013 u mbushën 100 vjet nga beteja tek Edreneja. Kjo është një betejë shumë e rëndësishme në Luftën e Parë Ballkanike. Në këtë luftë katër shtete ballkanike: Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi u ngritën kundër Perandorisë Osmane për çlirimin e territoreve të populluara kryesisht me popullsi të krishterë. Edreneja, e cila ndodhet buzë qytetit të Stambollit, është një nyjë e rëndësishme transporti. Rëndësia strategjike e Kështjellës së Edrenesë u bë shkak që gjatë Luftës Ruso-Turke nga vitet 1877-1878 të ndërtoheshin fortifikime të reja. Disa vite më vonë atje u vendosën akoma pajisje të reja mbrojtëse. Kështjella u modernizua shumë pas Revolucionit të Xhonturqve nga viti 1908. Nuk është e rastit se specialistët e konsiderojnë një prej kështjellave më të mbrojtura në Evropën Juglindore.

Kështjella u ndërtua me ndihmën e specialistëve gjermanë, kurse këshilltari ushtarak osman – feldmareshali fon der Golc disa herë kishte thënë se Edreneja mund të pushtohet vetëm nga Ushtria Prusiane, pas një bllokade disamujore. Komandanti i Batalionit të Kështjellës së Sofjes Stefan Sllavçev mbajti disa ligjërata para oficerëve të Garnizonit të Sofjes, ku vuri në dukje mënyrën në të cilën duhej organizuar sulmi.

“Një rëndësi shumë të madhe kishte misioni edhe i majorit Djanko Nedellçev –tregon doktor Stojan Nikollov nga Muzeu Ushtarako-Historik Kombëtar. – Në vitet para Luftës Ballkanike komanda bullgare kishte të qartë se duhej të merrte informacion për ndërtimin e fortifikatave rreth Edrenesë dhe për këtë qëllim e dërgoi Djanko Nedellçevin diplomat në qytet. Në kuadrin e dy viteve ky oficer bullgar arriti të shënojë në hartë pjesën më të madhe të fortifikatave. Kështu oficerët bullgarë dispononin një informacion shumë të hollësishëm.”

© Foto: lostbulgaria.com

Këmbësoria bullgare para sulmit në afërsi të Edrenesë

Në rrethimin dhe në sundimin e Edrenesë mori pjesë Ushtria e Dytë Bullgare, e ndihmuar nga trupat serbë. Që në vigjilje të luftës gjen. Nikolla Ivanov – komandanti i Ushtrisë së Dytë, mendonte se kështjella mund të pushtohej me sulm. Mirëpo gjen. Fiçev, shefi i shtabit të Ushtrisë Bullgare, nuk ishte i këtij mendimi. Ai mendonte se në vetë fillimin e konfliktit ushtarak nuk kishte mundësi për sundimin e njëkohshëm të Kështjellës së Llozengradit dhe të Kështjellës së Edrenesë. Kështu u arrit deri në rrethimin disamujor të Edrenesë.

“Gjeneral Nikolla Ivanov vazhdonte të ngulte këmbë për sulmimin e kështjellës – shënon doktor Stojan Nikollov. – Ai zhvilloi një përgatitje shumë të mirë të trupave të udhëhequra nga ai, kurse pasi gjatë muajit janar të vitit 1913 si komandant i sektorit lindor të Ushtrisë së Dytë Bullgare u emërua gjeneral-majori Georgi Vazov, oficer me arsim inxhinieri dhe specialist i kështjellave, kjo përgatitje u vazhdua. U krijuan ekipe të ndryshme, të cilat i përgatisnin trupat në sulmimin e pengesave artificiale të kështjellës. U ndërtua një sistem jashtëzakonisht i mirë për lidhje midis nënreparteve të veçanta. U arrit një sinkron shumë i mirë midis artilerisë, këmbësorisë dhe trupave të pionierit. Artileria ishte përqendruar në sektorin lindor, gjë që nuk ishte vëzhguar deri tani. Kështu në këtë sektor artileria bullgare dispononte një përgatitje shumë të mirë dhe gjatë ditëve të sulmit vendimtar, nga 11 deri më 13 mars, ajo mundi armikun dhe në këtë mënyrë lehtësoi në një shkallë të madhe detyrën e këmbësorisë bullgare.”

© Foto: lostbulgaria.com

Komandanti i Ushtrisë së Dytë, gjen. Nikolla Ivanov dhe shtabi i tij para Edrenesë në bregun e lumit Evros, në tetorin e 1912-ës

Gjatë sulmit të kështjellës Ushtria Bullgare demonstroi disa praktika të reja në artin ushtarak. Pikërisht mbi Edrene më 16 tetor të vitit 1912 u zhvillua fluturimi i parë luftarak në Evropë, me qëllim hetimi. Sipas kujtimeve të pilotëve atëherë u krye dhe bombardimi i parë kundër stacionit Karaagaç. Gjatë rrethimit kishin kapur dhe transmetimet e radio-stacioneve të Garnizonit të Edrenesë dhe Stambollit. Praktikisht ky është fillimi i luftimit radio-elektronik.

Megjithë organizimin modern të sulmit, fitorja nuk do të ishte fakt pa heroizmin dhe devotshmërinë e madhe të ushtarëve bullgarë, sepse kjo fitore nuk ishte një kapitullim formal pas rrethimit të gjatë. Garnizoni i Kështjellës së Edrenesë gjithashtu tregoi një heroizëm të madh dhe luftoi deri në shterimin e të gjitha mundësive. Nuk është e rastit se pushtimi i Kështjellës së Edrenesë u pasqyrua në shtypin botëror si një arritje e jashtëzakonshme e Ushtrisë Bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD