Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas gjurmëve të kompozitorit të shquar Petër Stupel

Kompozitori bullgar Petër Stupel ka lënë pas vetes një varg melodish shumë të dashura. Me kompozimet e tij janë rritur të vegjlit, kurse të rriturit kurrë nuk do t’i harrojnë ato. Stupel ishte një njeri me talent të madh, arsim të mirë dhe tolerant. Më 2013 mbushen 90 vjet nga ditëlindja e tij. Me këtë rast u nisëm pas gjurmëve të tij në muzikën bullgare.

Petër Stupel është rritur në një familje muzikantësh. Që nga mosha e vogël është dashuruar pas operës dhe çdo javë e ka vizituar atë. Ka mësuar pianon dhe luajtja në të është bërë gjë shumë e rëndësishme në jetën e tij. Mësuesit i ka pasur Mara Ballsamova dhe Andrej Stojanov. Për këtë periudhë të rëndësishme Stupel ka thënë: “Në mësimin tim të pianos kishte një atmosferë specifike që atmosferë nxiste dashurinë ndaj muzikës në përgjithësi”. Në Akademinë e Muzikës në Bullgari ai ka vazhduar të avancohej në piano. Andej është rënë në një shoqëri me njerëz shumë të talentuar. Ja se çfarë ka kujtuar për këtë periudhë: “Kryesorja për ne ishte dashuria për muzikën, a je mjaft i aftë për t’u marrë me të. Askush nuk mërzitej, secili prej nesh e dinte vendin e vet. Ishim të zgjuar, të denjë, pa zili dhe pa komplekse të cilat zakonisht u takon mediokërve.” Ndër pedagogët ia vlen të përmendet Panço Vlladigerov. Këshillat e tij kanë ndikuar shumë në avancimin profesional të kompozitorit. Pikërisht ai e ka inkurajuar Stupelin që të shkruaj partitura.

Në vitet e vështira pas luftës Petër Stupel ka punuar aktivisht. Drejtori i atëhershëm i Operës, Ljubomir Pipkov e ka ndihmuar atë që të kopjojë nota për këngët e veta revolucionare. Në atë kohë kompozitori ka marrë pjesë në të ashtuquajturat “Spektakle grerëzash” me këngë dhe vjersha zbavitëse, ku i ka bjerë fizarmonikës. Me shumë rëndësi në hapat e tij të parë në muzikë ishte puna në Radion Kombëtare Bullgare. Petër Stupel me kënaqësi rrëfente për këtë periudhë:
“Kështu më doli, se më 1947 bashkë me Aleksandër Rajçevin takuam drejtorin e atëhershëm, Arseni Leçev. Ai na tha: Shikoni, tani në Redaksinë e Fëmijëve po bëhen reforma, hapen departamente të reja. Leda Mileva u ngarkua me detyrën të gjejë një muzikant. Përmenda emrat tuaj para saj. Më kujtoi se në akademi kishte dy të rinj – njëri këndonte, tjetri shkruante. Pasi u takuam me Ledën, ajo tha: Po, e vërteta është, kërkojmë muzikant, por më duhet vetëm një person. Ne ishim kategorikë, a të na marrë të dy a të mos marrë asnjë prej nesh. U punësuam edhe të dy dhe disa vite me radhë e ndanim rrogën.”

Në radio lindi njëra nga meloditë më të njohura të Petër Stupelit – “Lepurushi i bardhë”. “Lepurushi” është një shembull i mrekullueshëm – ka thënë Stupel. – Kam menduar se po sjellja një këngë e cila nuk do të dëgjohet kohë shumë të gjatë. Për këtë gjë isha i bindur. Për mua edhe sot është çudi se si një këngë mund të fitojë popullaritet kaq të madh. Këtu ka dhe një gjë tjetër. Teksti! Në fushën ku kam punuar më tepër teksti ishte ai i rëndësishmi.”

Petër Stupel kishte një shije të saktë për sa i përket poezisë. Nuk bënte kompromise, zgjidhte tekste të bukura dhe të kuptimplota. Kjo vlente jo vetëm në këngët për fëmijët, por dhe në të gjitha zhanret e tjera – kinematografi, teatër, estradë etj.

Një hit nga koha e zanafillës së Teatrit të Satirës është spektakli mahnitës “Kur trëndafilat vallëzojnë”. Këtë e ka krijuar Valeri Petrov, kurse muzika i përket Petër Stupelit. Mbi vjershat e Xhani Rodarit të përkthyera bukur nga Valeri Petrov, kompozitori ka sjellë një cikël të mrekullueshëm këngësh – “Shitësi i shpresës”. E kanë filmuar atë dhe është bë një hit i vërtetë.

Një nga katër interpretuesit të cilët para 40 vjetëve na sillnin shpresën e poezisë së Valeri Petrovit dhe meloditë e Petër Stupelit është Zhorzheta Çakërova. Muzika e kompozitorit përcillet përmes butësisë, ngrohtësisë, thjeshtësisë dhe sinqeritetit. Ja pse këngët e tij dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Këngët për fëmijët i ka adhuruar së shumti. Ishte i mendimit se këto përbëjnë kryesoren e së bërës së tij. Pra, Petër Stupel solli dhe shumë këngë për kinemanë.

Ja dhe një pamje tjetër e portretit të Petër Stupelit. “Shumë njerëz pohojnë: dikur sillte këngë estrade të cilat u bënë hite, pse nuk shkruan sot? Kjo që vijon të them mbase do të më fusë në një farë konflikti, por ajo vetë duket. Unë jam një autor i cili punon në fushën e zhanreve më të përhapura, d.m.th. në muzikën e cila interpretohet nga shumica. Por kur në një muzikë ndihet elementi i industrializimit – ajo s’më tërheq më”, ka deklaruar kompozitori.

Njëra nga këngët e dekoruara e kompozitorit është “Takime të vonuara” nga filmi “Burrë në shërbime”. Dueti Maria Nejkova-Georgi Minçev kanë fituar çmimin e festivalit “Orfeu i Artë” më 1969, duke e interpretuar atë.

Petër Stupel kaloi rrugën e tij të jetës në qetësi dhe në pajtim me vetveten. E kaloi atë pa pretendime dhe sjellje kot, nuk ishte famëdashës. Gjithmonë bënte përpjekje të jepte vlerësime reale, si për veten e tij, ashtu dhe për njerëzit përreth. Kompozitori ka punuar 15 vjet me radhë në Ansamblin e Ushtrisë Popullore. Më pas është bërë drejtor në Televizionin Kombëtar. Bëri shumë vepra të mira për kauzën e muzikës “së madhe”. Nga viti 1980 deri në momentin kur u nda nga jeta më 1997, Petër Stupel ishte drejtori i Festivalit “Javët Muzikore të Sofjes”. Shumë e ka dashur punën në festival. I ka ftuar shikuesit në sallë si mysafirë personalë, gjithmonë i veshur me rroba elegante. Ja se çfarë ka pohuar për këtë periudhë: “Edhe më herët kam pasur mundësinë të jem në ngjarje të mëdha muzikore. Por tani është diçka ndryshe. Nuk i mban përshtypjet për veten tënde, kurse përpiqesh t’ua tregosh të tjerëve të mirën.”

I tillë ishte Petër Stupel – i ndershëm dhe bujar. Meloditë e tij të krijuara me talent dhe dashuri ende janë të gjalla dhe qarkullojnë mes të vegjëlve dhe të rriturve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Juliana Aleksieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD