“Të moshuarit në dallim të fëmijëve mund të ndryshojnë më vështirë – është e mendimit Cveta Kirillova. – Ata kanë jetuar në një kohë më të ndryshme, me kushte të ndryshme. Është më vështirë të bindësh njerëz të tillë se këta, të cilët janë në gjendje të rëndë sociale, ose shëndetësore, nuk janë më të ndryshëm nga të tjerët. Prandaj ne morëm vendimin për të punuar së pari me fëmijët, sepse ata nuk ndikohen nga paragjykimet. Fëmijët janë më të mirë. Ata nuk do të thonë si të moshuarit: “Nuk mund të merrem me problemet e të tjerëve, jam shumë i angazhuar, jeta ime është plotë probleme!” Vogëlushit janë të hapur, ata komunikojnë në një mënyrë më të ndryshme, bisedimet e tyre gjithmonë janë të sinqerta. Ata reagojnë në mënyrë spontane ndaj temave të ndryshme. Kështu, duke komunikuar me fëmijët, përpiqemi të krijojmë këtë ndjenjë tolerance. Ky do të jetë një brez i ri, i cili do t’i edukojë edhe fëmijët e tij në këtë mënyrë. Besoj se do të bëhemi një komb tolerant.”
Projekti i parë mbi të cilin punon shoqata “Azbukari” është festivali i madh për fëmijë “Besoj në ty”, kushtuar integrimit social të fëmijëve në gjendje të pabarabartë. Pasi në edicionin e tij të parë vitin e kaluar u përfshinë mijëra fëmijë, tani organizatorët e tij janë duke përgatitur edicionin e tij të dytë. Ai do të zhvillohet më 1 dhe 2 qershor në Parkun Jugor të kryeqytetit të Sofjes.
“Vendosëm që festivali të zhvillohet më 1 qershor, sepse kjo është festa e fëmijës dhe të gjithë fëmijët e duan – thotë Cveta Kirillova. – Festivali u jep mundësi fëmijëve për t’u zhvilluar në drejtime të ndryshme. I bashkojmë vogëlushit në grupe të ndryshme dhe në çdo një prej tyre përfshihen fëmije me çrregullime. Në skenën e madhe në Parkun Jugor, shfaqen interpretues të talentuar të moshës së ndryshme. Ne e përgatitim programin disa muaj paraprakisht dhe interpretimet e tyre dëgjohen nga producentët tanë. Këto janë dy vajza, të cilat kanë arsim muzikor dhe janë këngëtare shumë të mira në fushën e folklorit, të cilat punojnë në Radion Kombëtare Bullgare. Ato i përgatitin fëmijët për të marrë pjesë në skenën e madhe. Përveç kësaj kemi përkrahjen e shumë këngëtarëve të njohur. Vitin e kaluar u përfshinë grupi “Akaga”, këngëtaret Kamelia Voçe, Rosica Kirillova, Melinda Hristova, formacioni “Vallëzoj jo më ndryshëm nga ti” dhe shumë të tjerë. Këto fytyra të njohura i motivojnë njerëzit për të besuar në kauzë dhe jam mirënjohëse se e bëjnë këtë falës. Lojërat e fëmijëve përgatiten nga disa sportistë nga Akademia Sportive Kombëtare. Ato janë adaptuar posaçërisht për fëmijët me probleme.”
Një projekt tjetër i madh i shoqatës “Azbukari” është ndërtimi i sheshit të parë për fëmijë në Bullgari, i cili është i adaptuar edhe për fëmijët me të meta të ndryshme. Hapja e tij solemne do të jetë pas datës 1 qershor.
“Sheshi është unikal, sepse do t’u sigurojë fëmijëve jo vetëm lojë, por edhe arsim – shpjegon Cveta Kirillova. – Desha të nënvizoj fjalën “arsim”, sepse për herë të parë do të integrojmë elemente me karakter arsimor. Çdo një element do t’i arsimojë fëmijët: ata do të mësojnë alfabetin, do të mësohen të dallojnë kafshët e ndryshme, ngjyrat, gjë që nuk mund të mësohet në sheshet e zakonshme për fëmijë. Krahas kësaj punojmë edhe mbi projekte më të vogla. Ato kanë të bëjnë me fëmijët nga institucionet e ndryshme sociale. Përpiqemi të ndihmojmë sa mundemi, të provokojmë ndjenjën e bamirësisë te njerëzit. Nuk është lehtë, por nuk do të heqim dorë edhe në të ardhmen.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga shoqata “Azbukari”
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..