Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën mbreti Boris I – një burrë shteti i mençur bullgar

Krishterimi i bullgarëve
Foto: Архив
Një nga sunduesit e mëdhenj bullgar – Boris I, nuk ka lavdinë e një luftëtari me fitore të mëdha në fushën e betejave. Mirëpo, arritjet e tij në fushën e diplomacisë dhe të kulturës japin frytet e tyre shekuj prapa me radhë. Dhe ato arritje u sjellin dobi jo vetëm bullgarëve, por edhe popujve të tjerë. Mbreti Boris I sundonte në vazhdim të 37 viteve – nga viti 852 deri në vitin 889. Kontributi i tij kryesor në historinë është krishterimi i Bullgarisë dhe shndërrimi i saj në një vatër të kulturës sllave. Dhe pikërisht në këtë përqendrohet largpamësia e tij prej një burrë shteti të urtë. Çdo vit më 2 maji, ditën e fjetjes së tij në vitin 907, Kisha Ortodokse Bullgare respekton kujtesën e këtij bullgari madhështor.

Në shekullin IX si Kisha Romake, ashtu edhe ajo e Kostandinopojës deshën të fitojnë epërsi mbi fisin e madh të sllavëve në Evropë. Në këtë periudhë përbërja etnike e Bullgarisë ishte tepër e larmishme dhe prandaj popullsia adhuronte perëndi të ndryshme – nga Hyjnia supreme e bullgarëve Tangra deri te hyjnitë e sllavëve. Krahas kësaj ekzistonin edhe bashki të cilët predikonin fenë e krishtere. Boris I si një burrë shteti largpamës bëri konkluzionin, se shteti do t’i gëzojë njohjes ndërkombëtare, në se do të bëhet pjesë e familjes së krishtere. Si një njeri i mençur dhe mendjemprehtë ai e kishte të qartë, se me pranimin e fesë së krishtere, në rast sjellje tolerante ndaj etnoseve të ndryshme që populluan vendin, gradualisht do të formohej një kombësi unike bullgare.

Mbreti Boris I

© Foto: wikipedia.org

Në fillim Boris I u orientua të pranojë fenë e krishtere nga Kisha Perëndimore. Mirëpo, si përgjigje në vitin 863 Kostandinopoja dërgoi në Bullgari trupa ushtarake. Viti ishte jashtëzakonisht i rëndë për vendin dhe për popullsinë e tij: njerëzit përjetuan një tërmet, karkaleca asgjësuan rendimentet, dhe popullsia u vu në uri. Nën presionin e këtyre rrethanave, sunduesi bullgar ishte i detyruar të arrijë dhe të nënshkruajë marrëveshje paqësore me Bizantin. Me këtë dokument ai detyrohej të pranojë fenë e krishtere nga Patrikana e Stambollit. Pagëzor i tij u bë vet perandori bizantin Mihaill III. Prandaj pas pagëzimit Boris I pranoi edhe emrin e tij. Ceremonia e pagëzimit të mbretit bullgar u bë në mënyrë të fshehtë në një natë të errët. Dhe shkaqet për këtë ishin të ndërlikuara: një pjesë prej aristokracisë dhe popullsisë nuk deshi të ndahet me hyjnitë pagane. Shumë njerëz kishin frikë, se Bullgaria do të bije në varësi të Bizantit. 52 pasanikë bullgarë u rebeluan kundër sunduesit. Mirëpo, mbreti dha urdhër, që ata njerëz të vriten. Kështu në mesin e viteve 60-të të shekullit IX populli bullgar u pagëzua në fenë e krishtere. 15 vjet më vonë Kisha Bullgare u bë autoqefale, domethënë u bë e pavarur. Në krye të kishës qëndroi Josif I – kryepeshkop dhe patrik i parë bullgar.

Për përfshirjen më të lehtë të sllavëve me kulturën e të krishtere, në Evropë u krijua një alfabet i ri nga vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij. Gjatë vitit 1980 papa Xhon Pali II i shpalli dy vëllezërit mbrojtës shpirtëror të Kontinentit të Vjetër. Në vitin 886 mbreti Boris I pranoi nxënësit e tyre Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Agnelarij në Bullgari. Në vend u krijuan dy shkolla letrare – të cilat u shndërruan në universitete të veçanta sllave. Njëra ishte në Ohër, ku vetëm për 7 vjet u arsimuan 3 500 klerikë. Shkolla tjetër në fillim ishte në qytetin Pliska, ndërsa më vonë u transferua në kryeqytetin e ri Veliki Presllav. Në ato dy shkolla jo vetëm që librat e shenjta përktheheshin në gjuhën e folur, por krijoheshin edhe vepra origjinale, të cilat u bënë baza e letërsisë sllave.

Në vitin 889 mbreti Boris I la fronin dhe u tërhoq në manastir. Biri i tij i parëlindur Vlladimir Rasate, pasi hipi në fron, vendosi që më parë të rikthejë paganizmin. Kjo u bë shkak, që Boris të dalë nga manastiri, të marrë shpatën dhe të nisë kundër birit. Rasate u verbua dhe u hodh në burg. Gjatë vitit 893 në fron hipi biri i tretë – Simeon, sundimi i të cilit në historinë bullgare quhet Shekulli i Artë i Kulturës Bullgare.

Boris I u kthye në manastir, ku më 2 maji të vitit 907 u nda nga jeta. Pak pas kësaj u kanonizua shenjtor nga Kisha Ortodokse Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Harman Kaja

Strukturat e lashta të Harman Kaja dhe Asara në Rodopet Lindore "flasin" me ndihmën e lidar

Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..

botuar më 24-06-28 7.30.PD
Mitorpoliti Daniili i Vidinit

Hiri i Frymës së Shenjtë është në unitetin, pastërtinë e besimit dhe devotshmërinë

Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve...

botuar më 24-06-24 1.03.MD

E Shtuna e Shpirtrave

Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..

botuar më 24-06-22 8.00.PD