Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misioni “prind strehues”

Foto: arkiv
Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijës numri i fëmijëve në Bullgari të cilët janë të vendosur në institucione është pak mbi 4 700. Falë kujdesit alternativ ky numër është duke u pakësuar. Bëhet fjalë për fëmijët të cilët vendosen në qendra të tipit të përzier, për birësimin dhe për kujdesin e familjes strehuese. Aktualisht familjet strehuese në Bullgari janë mbi 1 300 dhe ka dy raste – vullnetare dhe profesionale. Në rastin profesional bëhet fjalë për prindërit të cilët punësohen të kujdesen për një ose më shumë jetimë dhe përkatësisht marrin rroga për punën që kryejnë. Pa dyshim, në të dyja rastet prindërit strehues janë zemërgjerë dhe janë gati t’ua kushtojnë veten jetimëve.

Një prind strehues është Maria Bllagoeva. Ajo është anëtare e Asociacionit Bullgar të Kujdesit Strehues. “Banoj afër një jetimoreje ku u bëmë shokë me disa nga fëmijët andej. Ata filluan të më vijnë mysafirë në shtëpi – rrëfen Maria. – U njoha me problemet e tyre të cilat janë shumë serioze. Kandidova për prind strehues. Nëpunësi social më ndihmoi shumë në realizimin e dëshirës sime. Në fakt, që të bëhesh prind strehues, kjo varet shumë nga ndihma e nëpunësve socialë nga departamentet e mbrojtjes së fëmijës në rajonet përkatëse. Fillimisht, mendova se organizata sponsore do të ndërtojë shtëpinë ku do të kujdesem për 5-6 fëmijë. Mirëpo, kjo nuk ndodhi.”

Maria pohon se rrezik të mos është bërë prind strehues. Me profesion ajo është inxhiniere e ndërtimit dhe ka pasur një ofertë të mirë pune. Mirëpo, ka vendosur të përkushtohet në misionin “prind strehues”.

“Nuk më vjen keq se e zgjodha këtë. Më motivon zhvillimi i fëmijëve, të cilët ndryshojnë shumë – thotë Maria. – Para 5 muajsh mora një jetim 4-vjeçar i cili dinte vetëm disa fjalë. Tashti lexon alfabetin, di numrat dhe në përgjithësi u zhvillua shpejt. Kjo nuk do të ndodhte, po të rrinte në jetimore. Bëra shumë përpjekje për ta marrë atë dhe për t’u kujdesur për të. Ndihesh, sikur u dhuron fëmijëve jetë, sepse në jetimore fati i tyre do të ishte ndryshe. Të vegjlit i regjistrojnë në shkollë, ku faktikisht ata nuk fitojnë njohuritë e duhura. Fëmija që mora është jashtëzakonisht i mençur. Kur më bie ndërmend sa fëmijë të tillë ka në jetimore, më vjen shumë keq. Ka rajone ku departamentet e mbrojtjes së fëmijës nuk punojnë me mjaft efikasitet dhe me burokracinë e tyre e stopojnë kujdesin strehues.”

Përveç se kujdeset për 4-vjeçarin, Maria është prind strehues i një zezaku 17-vjeçar. “E gjithë jeta e tij ndryshoi kokë e këmbë. Ky fëmijë tashti mëson në një shkollë elite – tregon Maria. – Është njëri nga kërcimtarët më të mirë dhe fiton garë pas gare të hip-hopit dhe të brejkut. Fitoi popullaritet në skenë dhe ka besim në vetvete. Përpara ishte në nivel shumë të dobët. Nuk kishte fare mundësi të trajnojë, as të marrë pjesë në gara. Tani është i lumtur dhe ka perspektivë në të ardhmen. Djali i vogël, siç përmenda, brenda disa muajsh avancoi shumë në zhvillimin e tij. Fillimisht, nëna e tij nuk ishte dakord që të kujdesem për të, por tani kërkon që të marrë dhe bijën e saj më të vegjël. Kjo nënë ka 8 fëmijë nëpër jetimoret dhe përpiqet t’i kthejë disa prej tyre në shtëpi. Ajo nuk ka mundësi të kujdeset për të gjithë. Prandaj i le në jetimore. Po të marrë dhe të voglën, fëmijët të cilëve do të jem prind strehues bëhen tre. Po të kem më shumë hapësirë në shtëpi, do të merrja dhe akoma më shumë. Kujdesi strehues u jep fëmijëve shpresë dhe të ardhme. Gjithçka tjetër janë politikë dhe fjalë të kota. Tani hasim mirëkuptimin e autoriteteve shtetërore dhe të përfaqësuesve të Asociacionit të Ndihmës Sociale. Sivjet me Asociacionin e Kujdesit Strehues dhe me të të Ndihmës Sociale takohemi çdo muaj. Ulemi në një tavolinë, diskutojmë problemet dhe i zgjidhem ato. Sot gjithçka shkon mirë. Dalëngadalë kujdesi strehues zhvillohet. Mos harrojmë se kjo dukuri është e re në Bullgari. Ne alarmojmë për njerëz të cilët me të vërtetë janë gati të bëjnë të mundur që ëndrrat e jetimëve të plotësohen. Fëmijët në jetimore ëndërrojnë vetëm për një gjë – të rriten në familje të vërteta.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD