Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” është i strukur në rrezet e malit Pllana, afër fshatit Kokaljane nja 10 kilometra në jug të Sofjes. Një shteg i pjerrët malor, që zvarritet përmes pyllit çon deri te portet e manastirit. Një legjendë tregon, se pushtuesit turq bënë masakra të mëdha të krishterëve dhe rajoni përreth u zbardh nga kockat e të vrarëve. Që këtu vjen edhe emri i rajonit – Kokaljane, sepse bullgarisht kockë është “kokall”. Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” ishte pjesë e Kompleksit të madh të manastireve të Malit të Shenjtë, të cilët në të kaluarën e largët bënin një unazë përreth Sofjes.
Historia e kësaj shenjtëroreje është plot legjenda dhe misticizëm. Një legjendë tregon, se në fund të shekullit X mbreti Samuill qëlloi në këtë vend një sorkadhe. Ai e pranoi këtë si një kurban sepse kjo ndodhi Ditën e Shën Kryeengjëllit Mihaill. Kështu u vunë themelet e manastirit kushtuar këtij shenjtori. Një legjendë tjetër tregon, se kur mbreti Mihaill III Shishman Asen, erdhi për pushim në këtë shenjëtrore, ai u sulmua dhe u vra nga turqit. Kjo ndodhi në gjysmën e parë të shekullit XIV.
Manastiri “Shën Kryeengjëlli Mihaill” u ndërtua me ndihmën e pushtetarëve bullgarë. Ai ishte një shenjtërore e pasur dhe pronësonte shumë tokë. Pas invazionit turk në shekullin XIV manastiri u rimëkëmbë shpejtë dhe tërhiqte shumë besimtarë nga rajoni përreth. Supozohet, se pas pushtimit dhe shkatërrimit të Kështjellës Urviç, që ngrihet afër, disa prej mbrojtësit e saj mbartën në manastir libra të vjetra dhe sende të çmueshme.
Gjatë kohës së Sundimit Osman manastiri dy herë ishte vjedhur dhe ishte djegur. Për ekzistencën e shenjtërores flitet në Librin “Kokaljanski sbornik” nga viti 1645. Në atë kohë ai përbëhej nga një kishë e vogël dhe nga një ndërtesë e vogël me dy dhoma. Igumen në atë kohë ishte Ati Stojne. Gjatë një vjedhje turqit morën peng vëllain e tij dhe pasi ai nuk deshi të zbulojë ku fshihet igumeni, ata e prenë kokën e tij. Përafërsisht rreth vitit 1790 mbi rrënojat e kishës së vjetër u ndërtua kisha e re “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Kishte një periudhë gjatë së cilës manastiri u shkatërrua shumë si rezultat i vjedhjeve. Mezi në vitin 1858 ai u rimëkëmbë nga murgu Hrisant, i cili erdhi nga Manastiri i Rilës. Mirëpo, në vitin 1868 një bandë dezertorësh turk vranë murgun. Sot varri i tij ndodhet në vet hyrjen e shenjtërores. Pas këtyre ngjarjeve tragjike manastiri u braktis. Ai u rindërtua në mesin e viteve 70-të të shekullit XIX. Gjatë vitit 1896 kisha e vjetër u shemb dhe me dhurata të popullsisë vendëse në vendin e saj u ndërtua kisha e re prej guri, kishë kjo e cila edhe më sot ngrihet në mesin e oborrit të madh të manastirit. Ikonat në të janë dhuratë të besimtarëve nga fshati Zheleznica. Afresket e kishës i krijoi piktori rus Nikollaj Shelepov Obrazopisov në vitin 1896 bashkë me nxënësit e tij nga Shkolla e Samokovit.
Legjenda tregon për thesaret e mbretit të fundit bullgar Ivan Shishman të fshehura në Manastirin “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Ndër ta kishte dorëshkrime të çmueshme – libra të vjetër sllavë të shkruar mbi lëkurë. Sot ato sende ruhen në Manastirin e Rilës. Në “Historinë Sllavobullgare” shkruar në vitin 1762, murgu Paisij Hilendarski, gjithashtu përmend, se “Joan Shishman mbajti këtu thesaret e tij.”
Legjenda tregon, edhe për dy relikte të tjera nga epoka e Mbretërisë së Dytë Bullgare (vitet 1185 – 1396), lidhura me sunduesin e fundit – mbretin Shishman. Një gërreç prej argjendi, një gotë të kristaltë me zbukurime prej floriri bashkë me thesare të tjera u mbajtën nga kështjella Urviç. Deri në vitin 1870 në Manastir ruhej edhe një gotë prej kristali quajtur “Mbretërore”. Mirëpo një rishtar në manastir e theu pa dashur. Fati i mëpasshëm i kësaj gote nuk dihet. Gota ishte me zbukurime prej floriri, kryesisht lule. Elementet ishin inkrustuar në qelq – një teknikë karakteristike për punimin e qelqit në Venecie. Dihet, se para rrëzimit të Bullgarisë nën sundimin turk në vitin 1396, shumë njerëz nga Venecie dhe Genua tregtuan me bullgarët e pasur.
Në Manastirin “Shën Kryeengjëlli Mihaill” ruheshin edh libra shumë të çmueshëm. Gjatë shekullit XVI këtu u krijua libri i njohur “Kokaljanski Sbornik” – “Manuali i Kokaljanes”. Gjysma prej tij përbënte një Listë me Emra. Ajo daton nga viti 1654 dhe në të janë të regjistruar të dhëna për të gjithë besimtarët, që bënin pelegrinazh këtu nga viset e ndryshme të vendit. Krahas kësaj në këtë listë përmenden edhe dhuratat e tyre për manastirin. Në vitin 1579 këtu u krijua i ashtuquajturi “Ungjill i Kokaljanesë”.
Sot kompleksi i manastirit mirëmbahet shumë mirë. Ai përbëhet nga kisha e madhe gurore “Shën Kryeengjëlli Mihaill” dhe nga dy kisha më të vogla – “Fjetja e Hyjlindëses” dhe “Fjetja e Shën Joan Rillskit”. Para disa vitesh u bekua dhe u shenjtërua një kishë e re e vogël kushtuar Dhjakut Stefan. Manastiri ka dy godina dykatëshe, ndërtesa ekonomike, kuzhinë, kambanore. Mbarë kompleksi është i rrethuar nga një mur i lartë dhe i trashë. Festa e manastirit bie Ditën e Shën Kryeengjëllit Mihaill më 8 nëntor. Manastiri “Shën Kryeengjëllit Mihaill” u shpall monument i kulturës në vitin 1969.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Valentina Dineva
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..