Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familjet muzikore – Rajçevi

Familja Rajçevi është e njohur në fushën e muzikës me emrat personalë Aleksandër, Romeo dhe Viktor. Ata rrjedhin nga familja e oratorëve të shquar, dijetarëve dhe të autorëve të këngëve. Me profesion prindërit e tyre kanë qenë rrobaqepës dhe njëkohësisht aktorë amatorë. Tre vëllezërit u bënë muzikantë.

Aleksandër Rajçev
Në mesin e shekullit të kaluar në fushën e muzikës u dalluan disa kompozitorë të rinj e të talentuar. Ata u nisën në drejtime të reja, krijuan modele në forma dhe zhanre të ndryshme. Njëri nga kompozitorët është Aleksandër Rajçev (1922-2003). Ka specializuar në Budapest në Akademinë e Muzikës “Ferenc List”. Pedagogë të tij andej kanë qenë muzikanti i shquar Zoltan Kodaj dhe dirigjenti Janosh Ferençik. Në Budapest Aleksandër ka filluar kompozimin e veprës së tij të parë dhe të madhe vokale e simfonike. Kjo është “Ai nuk vdes” sipas vjershave të revolucionarit të madh bullgar Hristo Botev. Falë kësaj vepre bullgari fitoi popullaritet si simfonik dhe muzikant me perspektivë të mirë. Pas kësaj, ai solli dy vepra të cilat u bënë emblemë në krijimtarinë bullgare. Këto janë simfonia e dytë “Prometeu i ri” dhe baleti “Kënga e hajdutit”. Aleksandër Rajçev i ka krijuar ato me frymëzim dhe mjeshtëri. Veprat e tij tërheqin me melodikë, metro-ritmikë të motivuar në mënyrë dramaturgjike dhe me shumëllojshmëri harmonike. Aleksandër Rajçev është lidhur thellësisht me historinë, fenë, shpirtin dhe me të ardhmen të popullit bullgar. Ka sjellë vepra në zhanre të ndryshme. Ndër to janë opera historike “Kan Asparuh”, baleti “Burimi i Bellonogës”, katër simfoni dhe uvertura. Po ashtu ka krijuar operën e parë të radios “Prezenca juaj”, opereta për fëmijë , Sonatën poemë të mirënjohur për violinë dhe piano, këngë korale dhe kantata. Në dekadën e fundit të jetës së tij kompozitori ka shkruar disa opuse kishtare si Liturgjia e zakonshme ortodokse të Gjoni Gojëartit, Simfoninë Numër 6 të Liturgjisë etj. Ai ishte aktiv, dinamik, emocional, me inteligjencë të madhe dhe kompetencë. Aleksandër Rajçev u bë pjesë e kulturës bullgare jo vetëm si njëri nga kompozitorët më të dalluar, por dhe si pedagog dhe figurë publike. Vite me radhë ai ka qenë kryetar i Shoqatës Bullgare të Kompozitorëve.

Romeo, vëllai më i madh i Aleksandër Rajçevit, i pari është përkushtuar në muzikë. Ka mbaruar Akademinë e Muzikës në Sofje. Pas kësaj, ka qenë këngëtar-tenor dhe më së fundi është dhënë pas dirigjimit. Më se 40 vjet me radhë Romeo Rajçev ka qenë njëri nga dirigjentët më të shquar të operës në Bullgari. Ka punuar në skenën e Operës së qytetit Stara Zagora dhe gati një çerek shekull në atë të qytetit Ruse. Ka realizuar dhjetëra opera të muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore, përfshi të muzikës bullgare. Romeo Rajçevit i përkasin shembujt e shumë baleteve dhe operave bullgare – nga klasikët gjerë në veprat e Aleksandër Rajçevit, Parashkev Haxhievit, Hernikovit, Shostakoviçit dhe të Haçaturjanit. Falë punës së tij shumëvjeçare si dirigjent kryesor në Operën e Ruses, teatri është ngritur në lartësi të mëdha që gjë u vlerësua si në Bullgari, ashtu dhe jashtë vendit.

Viktor Rajçev
Viktor Rajçev është vëllai i mesëm. 30 vjet me radhë ai ka qenë drejtor dhe dirigjent kryesor i Tetarit Kombëtar të Muzikës “Stefan Makedonski”. Ka realizuar muzikën e dhjetëra operetave dhe shfaqjeve muzikore nga autorë bullgarë dhe të huaj. Vikto Rajçev ka qenë muzikant delikat me kuptim për këtë lloj muzike. Ai është autori i operetës së njohur dhe shumë të interpretuar “Rinia e Maestros”. Ndër titujt e tjerë të tij janë “Patriotët në mërgim” (bullgarisht Hëshove), “Mbrëmja e grave” dhe “Takimet”. Viktor Rajçev është autor i këngëve të estradës, disa prej të cilave janë të dekoruara me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Fëmijët e Alesandër dhe Viktor Rajçevi gjithashtu
Aleksandër Rajçev
janë muzikantë të talentuar. Aleksandër Rajçev – i ri është kompozitor dhe pianist i njohur. Preferon të interpretojë vepra të Mozartit, Rahmanitovit, Skrjabinit, Debysit, si dhe vepra të shek. XX-të. Jeton në Gjermani dhe është një njeri kozmopolit. Ka marrë çmime nga disa konkurse ndërkombëtare dhe nga disa forume të tjera muzikore. Shpeshherë vjen në Bullgari. Këtej ai bën recitale dhe interpreton së bashku me orkestra të njohura bullgare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Bojanka Arnaudova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD