Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria bullgare IT eksporton mallra dhe shërbime për 1 mlrd dollarë

Foto: BTA
Kompanitë bullgare për teknologji informative dhe të komunikacionit eksportojnë mallra dhe shërbime me vlerë mbi 1 miliardë dollarë për vit. Kjo bën rreth 12 për qind nga i gjithë eksporti bullgar. Eksporti i teknologjive informative dhe të komunikacionit vlerësohet në 12.5 për qind, kurse po këto shërbime – në përafërsisht 9.5 për qind. Të dhënat janë nga raportet e Bankës Botërore dhe të Forumit Botëror Ekonomik të Davos-it, të përgjithësuar nga Asociacioni Bullgar i Kompanive të Softuerit.

60 për qind nga qarkullimi i mallrave të industrisë së softuerit në Bullgari vjen nga eksporti. Kjo tendencë u shtua mjaft gjatë viteve të krizës, sepse tregu bullgar doli mjaft i vogël të mund të përfshijë një produkt teknologjik i cili zhvillohet shumë shpejtë. Pikërisht eksporti i mallrave dhe i shërbimeve në sektorin IT doli një brez shpëtimtar për degën, e cila pavarësisht nga stegnacioni ekonomik zhvillohej me ritme të stuhishme. Ajo vazhdon të jetë një degë dinamike në ekonominë bullgare. Dhe jo vetëm kaq. Për aftësinë konkurruese të kompanive bullgare flet edhe fakti, se produktet e tyre janë të dëshiruara kudo nëpër botë, kurse pjesa e tyre në listën e eksportit të Bullgarisë po shtohet. Prodhueshmëria e punës në degë shënon një vëllim serioz prej afro 20 për qind, dhe kjo në kohë krize. Duket se sektori IT shumë shpejt përshtatet ndaj kushteve të reja të tregut. Formula e biznesit të suksesshëm janë partnerët e mirë dhe projektet jashtë shtetit. Shumë kompani bullgare punojnë tanimë jo në industrinë e autsorsingut, por prodhojnë produkte dhe shërbime, të cilat gjejnë një vend jashtëzakonisht të mirë në tregjet botërore. Kurse një pjesë prej këtyre tregjeve janë në vendet evropianoperëndimore dhe bile në ShBA. Biznesi bullgar IT hap dhe ofiset e veta në Evropë, ShBA, Azi.

Industria serioze e teknologjive informative dhe të komunikacionit, e cila gjeneron 1 miliardë dollarë eksport, nuk frikësohet nga kriza ekonomike, por nga kriza me mungesën e specialistëve. Pavarësisht se Bullgaria gjeneron për vit mbi 2000 profesionalistë IT, niveli arsimor i universiteteve nuk u përgjigjet kërkesave të biznesit. Problemi bazë është mungesa e drejtimit praktik të arsimit akademik. Pavarësisht se rrogat në këtë sektor janë disa nga më të lartat për standardin e Bullgarisë (rreth 1000-2000 euro), specialistët më të mirë emigrojnë në kërkim të një perspektive më të mirë për realizim. Problemi është serioz, pohojnë nga dega, sepse mungesa e specialistëve të kualifikuar mund të çojë se deri në pakësimin e qarkullimit të biznesit, ashtu dhe deri në ngushtimin e eksportit të produkteve IT. Kështu themelimi i një biznesi fitimprurës u kërcënua kriza e resurseve njerëzore. U arrit deri aty, që dega filloi të lobojë për tërheqjen e specialistëve të huaj, në ngjashmëri të shteteve evropianoperëndimore. Ekspertët janë kategorikë se, një pjesë nga faji është dhe tek ta. Sepse biznesi duhet të punojë bashkërisht me shkollat, që të ndërtojë një sistem afatgjatë për mjeshtëri akademike dhe praktike të specialistëve të ardhshëm.

Sa i përket tregut IT, gjatë vitit të kaluar ai ka realizuar një vëllim prej 2.8 për qind, tregojnë analizat e kompanisë studimore “IDC Bullgaria”. Rreziku prej një recesioni gjatë këtij viti në vende si Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia do të ndikojë mbi tregun në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ndaj kësaj shtohen dhe faktorë si situata jo e sigurt politike, konsumi i ulët i brendshëm, papunësia e lartë, vëllimi i dobët ekonomik. Pavarësisht nga kjo, analizatorët prognozojnë 6.7 për qind rritje të tregut IT në Bullgari deri në vitin 2017.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare sqaron se çfarë do të ndryshojë në lidhje me adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..

botuar më 25-02-25 3.16.MD
Martin Dimitrov

Inflacioni në Bullgari përshpejtohet në 3.8% në janar

Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..

botuar më 25-02-24 5.49.MD
Ivajllo Vëllçev, Irina Nedeva dhe Andrej Kovaçev

Konkurrueshmëria e ekonomisë evropiane është një temë kyçe në PE sipas eurodeputetëve bullgarë

Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..

botuar më 25-02-20 7.30.PD