“Me zbutjen e një qeni mbrojmë jo vetëm njerëzit, por edhe vet kafsha nga njerëzit”. Ky është mendimi i trajnerit Venci Daçevski. Që kur e mban veten mend, i riu bashkë me familjen gjithnjë kanë qenë “miq” të adhuruar në shtëpi. Një ditë Venci vendosi, që dashurinë e rritjes së kafshëve shtëpiake ta shndërrojë në profesion. Sot ai është pronar i një hoteli për qen në kryeqytet, njeri nga zbutësit dhe trajner më të mirë për punë profesionale me qen, kryetar i Shoqatës Kinologjike “Vitosha”, ndërsa nga viti 2010 është arbitër kombëtar pranë Federatës Republikane Bullgare të Kinologjisë. Që prej disa vitesh praktikon edhe kanis – terapi me fëmijë, ose terapi me qen për fëmijë.
Gjithçka filloi, kur Venci vendosi të regjistrohet në klubin e vetëm të trajnimit sportiv të kafshëve në Sofje. “Bashkëmendimtari” si të thuash, në këtë nismë të tij ishte qeni nga raca “Pastorët gjermanë”. Mirëpo, pak pas kësaj për fat të keq qeni vdiq. Pak më vonë Venci nisi të punojë me qenin dhjetëmujor Mistër Xhagër nga raca “Golden retrivër”. “Në fillim qeni kishte një sjellje prej rrugaçi. Ai nuk deshi të ecte në zinxhir, nuk dinte asnjë komandë. Mistër Xhagër nuk është qeni im. Unë e merresha nga pronarët vetëm ditët e pushimit, që të bëjmë trajnimet e zbutjes. Dalë ngadalë rritëm nivelin dhe filluam të bashkëpunojmë shumë mirë.”
Viti 2005 shënoi fillimin e një rruge jo të lehtë, por plotë dashuri. Pak më vonë Venci vendosi prapë të marrë një qen nga raca belge “Malionois” me emrin Mr Champion. Me këtë qen ai plotësoi kriteret e të gjitha disiplinave të domosdoshme për profesionin e trajnerit: plotësimi i komandave të përgjithshme; zbulimi dhe ndjekja e gjurmës; mbrojtje e pronarit dhe e shtëpisë. Në tandem me qenin Mr Champion i riu u prezantua në Kampionatin e 18-të Botëror për punë me qen në Romë. Ai është i mendimit, që të ecën përpara dhe të zhvillohet njeriu, çdo ditë duhet të pasurohet. Ai punon jo vetëm me kafshët, por edhe me pronarët e tyre. Venci është i mendimit, se bullgari akoma nuk mund të kuptojë, se zbutja profesionale i ndihmon si njeriut, ashtu edhe qenit. Qëllimi i Vencit si zbutës dhe trajner është jo ta detyrojë kafshën t’i nënshtrohet pronarit, por të dy ata të fillojnë të komunikojnë në mënyrë adekuate midis njeri tjetrit. “Në shumicën e rasteve me ushqim dhe me loj, qeni mund të fillojë ta dëgjojë pronarin. Është e domosdoshme, që të vendosish një kontakt me kafshën. Çdo qen ka karakterin e vet, ashtu siç është edhe te njerëzit” – buzëqesh Venci. Pyetjes, vallë a iu përngjajnë “miqtë” e adhuruar pronarëve të tyre, Vençi Daçevski iu përgjigj:
“Parimisht po, por nuk mund të thuhet, se çdo qen i ngjan pronarit. Personalisht unë kam disa qen, por nuk mund të them, se të gjithë ata i përngjajnë mua. Mirëpo, qeni, me të cilin arrij rezultate më të mira, të cilit i kushtoj më shumë kohë, dhe me të cilin kemi lidhje më të fortë, është Mr Champion. Dhe në se do të na shikojnë anash do të zbulojnë jo pak afri midis neve.”
© Foto: vitosha-bg.org
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..