Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antoaneta Maxharova – drejtoreshë artistike e një qendre kulturore në Argjentinë

Foto: arkiv personal
Antoaneta Maxharova banon në Buenos Aires më shumë se 20 vjet. 14 prej tyre janë lidhur me Qendrën Kulturore për Bashkëpunim (Centro de la Cooperación), ku është drejtoreshë artistike dhe udhëheqëse artistike e programit për spektakle për fëmijë. Ka vënë në skenë dhjetëra pjesa me kukulla, është mbajtëse e shumë çmimeve prestigjioze. Ka mbaruar Akademinë e Arteve Teatrale dhe Kinematografike “Krëstjo Sarafov” në Sofje për aktor kukullash. Pjesa e parë e paraqitur në Argjentinë nga Antoaneta Maxharova, bashkë me kolegun e saj Krasimir Gospodinov, është “Përralla të pabesueshme” e Donald Bisetit.

Moment nga Shfaqja “Cirko Fokus Bokus”
“Gjatë vitit 1991 u nisëm për në Argjentinë, që të marrim pjesë në festivalin ndërkombëtar për teatër me kukulla “Me sytë e një fëmije” –tregon Antoaneta Maxharova. – Ftesa përfshinte gjashtë shfaqje. Menjëherë morëm akoma oferta nga festivale të tjera, si dhe nga përfaqësues të veçantë të teatrit argjentinas në Buenos Aires. Pasi festivali mbaroi morëm vendim për t’u mbetur për rreth një muaj. Pas kësaj angazhimet përsëri u rritën, e zgjatnim qëndrimin tonë vazhdimisht. Me Krasimirin, i cili gjithashtu ka mbaruar Akademinë e Arteve Teatrale dhe Kinematografike “Krëstjo Sarafov”, punojmë me të gjitha sistemet e kukullave. “Përralla të pabesueshme” ishte një pjesë shumë e lehtë në çdo një kuptim. Kishim një valixhe e madhe, nga dilnin kukullat. Një prej çmimeve më prestigjioze që kam marrë është Premio ASE – ky është çmimi i kritikëve teatralë në Argjentinë. Dy prej pjesëve të mia u dekoruan me këtë çmim – “Thumbelina” gjatë vitit 2006 dhe “Cirko Fokus Bokus” gjatë vitit 2010. “Thumbelina” është krijuar sipas përrallës klasike të Andersenit. Pjesa tjetër përbën një spektakël cirku me kukulla për teatër ultravjollcë (domethënë shfaqja është në sfondin e dritës ultravjollcë).”

Gjatë dy viteve të para në Buenos Aires Antoaneta punonte në teatro të ndryshëm: Teatro de la Cova, La Plaza, Teatro Roma, Teatro Arte Belgrano. Për një kohë të veçantë ka punuar edhe në teatrin “Liberarte”.

“Këtu ka një rrugë me emrin “Rruga e teatrove” – vazhdon ajo. – Kjo është qendra e jetës teatrale dhe kulturore në Argjentinë. Pasi disa vite punova në teatro të ndryshëm në këtë rrugë, bashkë me disa kolegë të mi morëm ftesë për t’u përfshirë në një projekt të ri në Qendrën Kulturore për Bashkëpunim. Ai është fryt i lëvizjes kooperative, e cila ka një histori 100 vjeçare. Në këtë institucion përgjigjem për programin për fëmijë. Jam drejtoreshë e grupit teatral “Kukulla”. E zgjodha këtë emër, sepse është fjalë e gjuhës bullgare. Më pëlqen të përdorë fjalë nga bullgarishtja. Njerëzit këtu i pëlqejnë. U duken ekzotike. Bullgar është dhe titulli i spektaklit tim në provincën Kordova – “Prikazky – cuentos pintados” (domethënë “Përralla”).”

Libri i parë i Antoaneta Maxharovës
Në Qendrën Kulturore për Bashkëpunim Antoaneta ka krijuar programin “Arti në shkollë”. Detyra e tij është të popullarizojë artin teatral në shkolla dhe në kopshtet e fëmijëve. Shfaqjet janë dy herë në javë. I vizitojnë mbi 22 mijë vogëlushë në vit nga Buenos Airesi. Ky program është falas për fëmijët nga lagjet e varfra. Në vitin 2012 programi “Arti në shkollë” u dekorua nga Dhoma e deputetëve si një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për arsimin artistik. Përsëri gjatë vitit 2012 bashkatdhetaria jonë themeloi çmimin “Havier Vilafanje”, sipas emrit të një poeti të njohur argjentinas, i cili është gjithashtu aktor kukullash. Ky është çmimi i vetëm për spektakle me kukulla në mbarë Amerikën Latine. Grupi teatral “Kukulla” ka shfaqje në tërë Argjentinën dhe në vende të tjera të botës.

“Për fat të keq kam shumë angazhime dhe kthehem në Bullgari shumë rrallë – thotë me keqardhje Antoaneta. – Kur është verë në Bullgari, në Argjentinë janë pushimet dimërore dhe unë kam shumë punë. Udhëtojmë vazhdimisht me teatrin – në Singapor, Vietnam, Malajzi, Honkong. Në disa prej këtyre vendeve kemi qenë disa herë. Udhëtojmë dhe në tërë Amerikën Latine: në Kili, Uruguai, Bolivi, Peru, Kolumbi, Meksikë etj. Këta turne zakonisht kërkojnë një përgatitje shumë të madhe. Jam pedagoge dhe në universitetin vendas. Fakulteti për teatrin e kukullave është i vetmi në Amerikën Latine. Kemi studentë nga vende të ndryshme. Aktualisht jemi duke përgatitur një spektakël të ri dhe ka të ngjarë të kthehem në Bullgari në fund të vitit. Edhe unë, si bullgarët e tjerë, të cilët banojnë jashtë atdheut, kam mall për të afërmit e mi, për viset e dashura te ne, Më mungojnë qyteti i lindjes Smoljan, miqtë, kolegët nga teatri, niveli i lartë i artit teatral të kukullave në vendin tonë. Shumë shpesh vizitoj Ambasadën Bullgare në Argjentinë, që të shihem me disa shokë të mi dhe të bisedojmë. Nëna ima vjen herë pas here në Argjentinë. Me birin tim flasim vetëm në bullgarisht. Ai erdhi këtu kur ishte shumë i vogël, por e di shumë mirë bullgarishten. Takohemi shpesh edhe me motrën time, e cila gjithashtu udhëton shumë.”

Krahas punës rreth spektakleve bashkatdhetaria jonë është duke shkruar dhe një libër kushtuar punës pedagogjike me studentët. Antoaneta Maxharova është dhe nënpresidente e Bashkimit Ndërkombëtar të Artistëve, që punojnë me marioneta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD