Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hipi biçikletës dhe zbulo pjesën veriperëndimore të malit Stara planina

Foto: Архив

Kohët e fundit turizmi me biçikletë tërheq vëmendjen e gjithnjë e më shumë njerëzve. Bashkitë dhe organizatat joqeveritare në Bullgari filluan të caktojnë itinerare speciale, duke besuar se do të popullarizojnë qoshet e virgjëra të natyrës bullgare. Projekti më i ri i cili inkurajon turizmin me biçikletë quhet “Hipi biçikletës”. Itinerari përshin zonën kufitare në mes të Bullgarisë dhe Serbisë ku shtrihet mali Stara planina. Në burimet e shkruara ky i fundit njihet si mali Ballkan.

Veriperëndimi i Bullgarisë, aty ku vendi kufizohet me Serbinë dhe kalon mali Stara planina, njihet si një regjion i varfër i BE-së. Ja pse vijnë pak turistë. Megjithatë, në gjir të natyrës janë të shtrira shumë hotele familjare dhe shtëpi për mysafirë, por në shumicën e rasteve këto janë bosh. Kriza, papunësia dhe shpopullimi janë arsyet që itineraret turistike në regjion të mos njihen. Mirëpo, adhuruesit e natyrës së egër e quajnë Veriperëndimin e Bullgarisë “minierë të artë” plot surpriza. Peizazhe jashtëzakonisht të bukura, fshatra të vogla të shtrira në mes malit, kisha dhe manastire të vjetra. Që t’i shijoni ato, hipini biçikletës. Kjo është mënyra më e mirë.

Këtë pranverë adhuruesit e turizmit me biçikletë do të kenë mundësinë të kalojnë shpatet e malit në kufirin me Serbinë, duke ndjekur itinerare të caktuara. Këto të fundit u bënë falë një bashkëpunimi ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Serbisë. Janë me gjatësi 400 km, prej të cilave 150 janë itinerare në pyll. Në varësi të shkallës së vështirësive, itineraret janë të sinjalizuara me ngjyrë të gjelbër, të kaltër e të kuqe. Po ashtu janë të vendosura tabela në vendbanimet të cilat çojnë drejt malit. Itineraret turistike përfshin rajonin midis qyteteve malore bullgare Çiprovci dhe Bellogradçik, ku është shpella “Magura” dhe qyteteve serbe Zajçar dhe Bolevac.

“Në Belogradçik, Çiprovci dhe Montana janë të vendosura tabela informative ku jepen biçikleta me qira – sqaron Radosllav Mlladenov nga Klubi i turizmit me biçikletë “Skalla” (Shkëmbi), njëri nga pjesëmarrësit në projekt. – Biçikletave u bëhet servis dhe shpërndahen kartat e itinerareve. Kështu biçikletistët orientohen nga kalojnë dhe cila është shkalla përkatëse e vështirësive. Itineraret kalohen brenda një dite. Ngasja e biçikletës zgjat nga 1 orë e gjysmë deri në 8 orë. Çdo itinerar kalon pranë burimeve të ujit të pijshëm dhe ka vende të posaçme për çlodhje – tavolina për piknik dhe mundësi për t’u ndezur zjarr, etj. Në karta janë të shënuara shtëpitë për mysafirë dhe hotelet familjare ku biçikletistët mund të vendosen.”

Itineraret e turizmit me biçikletë janë të krijuara kështu që të zbulojnë pikat më tërheqëse të regjionit. Biçikletistët mund të vizitojnë të mirënjohurit Shkëmbinj të Bellogradçikut, të kalojnë përmes qosheve të fshehura të malit ku shtrihet natyra e virgjër – pyje, lumë e fusha plot barna. Çfarë tjetër mund të shohin biçikletistët?

© Foto: Veneta Nikollova

Shkëmbinjtë e Bellogradçikut

“Mund të shohin të gjithë kreshtën perëndimore të malit. Bëhet fjalë për zonën e përbashkët malore midis Bullgarisë dhe Serbisë – thotë Radosllav Mlladenov. – Në regjion nuk ka industri, kështu që natyra është shumë e ruajtur. Njëri nga itineraret kalon pranë dy qilarëve me verë ku biçikletistët mund të degustojnë lloje vendase të hardhisë dhe të njihen me teknologjinë e prodhimit. Që të shkojnë në territorin e Serbisë, ata duhet të kalojnë pikën kufitare “Vrëshka Çuka”. Duhet pasur kujdes, se nuk lejohet kalimi i kufirit të gjelbër, sepse në disa zona itinerari gjendet buzë hullisë. Kështu është p.sh., në rajonin e majës Mixhur (2168 m) në territorin e Bullgarisë që majë gjendet 3 metra larg hullisë në kufirin me Serbinë.”

Në pikat e kalimit me biçikletë mund të merren kaska, pajisje GPS dhe pjesë këmbimi për biçikletë, ka dhe biçikletari. Këto itinerare turistike prezantohen në bursat ndërkombëtare ku Bullgaria është pjesëmarrëse e zakonshme. Pritet që këtë pranverë shumë biçikletistë të nisen për të shijuar natyrën e virgjër dhe për të kërkuar adrenalinë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë nga Klubi “Skalla”

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD