Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tatimet në Bullgari nuk duhet të ngrihen, por të mblidhen, rekomandojnë nga Brukseli

Sistemi bullgar i tatimeve është relativisht i mirë dhe nuk ka nevojë prej reformave suplementare. Këtë e tregojnë të dhënat nga një studim i madh i sistemeve të taksave në Bashkimin Evropian. Problemet në Bullgari janë lidhura më tepër me mbledhjen e dobët të taksave dhe pikërisht aty vendi duhet të forcojë kontrollin, që të mund të ulen mashtrimet me taksat. Sepse ato bëhen gjenerator për shtimin e ekonomisë gri. Kurse Bullgaria ka pjesë më të madhe të sektorit gri ndër vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas ekspertëve nga Brukseli, modeli i sistemit të tatimeve në Bullgari është i mirë dhe nuk është e domosdoshme që taksat të shtohen. Kjo është e lidhur si me TVSH-në dhe me taksën korporatave, po kështu dhe për eko-taksat dhe këto mbi pronën e patundshme. Këtu Bullgaria ka prioritet, sepse pronat takohen në bazë të vlerës tatimore. TVSH-ja nuk duhet të pakësohet për mallra dhe shërbime të caktuara, si ilaçe, ushqime ose libra, janë kategorikë ekspertët nga Brukseli. Ata rekomandojnë që baza e tatimeve mbi TVSH-në të mbetet maksimalisht e gjerë, që të mos të arrihet deri në humbje për buxhetin. Në Bullgari përjashtim bëhet vetëm për shërbimet turistike. Pikërisht sepse ka vetëm një përjashtim, Bullgaria renditet në vendin e katërt në Bashkimin Evropian mbi pjesë të të ardhurave të mbledhura nga TVSH-ja. Mbledhja e tatimeve në Bullgari është 70 për qind, derisa mesatarja për Bashkimin Evropian është 50 për qind.

Në lidhje me propozimet për ndryshimin e tatimit të sheshtë prej 10 për qind mbi të ardhurat, ekspertët pohojnë se, kjo është në prerogativat e çdo një shteti të veçantë. Të dhënat nga analiza evropiane tregojnë se Bullgaria është i vetmi vend evropian, në të cilin nuk ka dallim nga tatimi i të varfërve dhe të pasurve. Për krahasim, taksat për njerëzit me të ardhura më të mëdha në Bashkimin Evropian janë me 19 për qind më të larta. Kjo do të thotë se, vendet e vjetra anëtare mbështeten shumë më tepër te solidariteti në shoqëri. Analizatorët bullgarë nuk janë të njëzëshëm mbi këtë çështje. Një pjesë prej tyre mendojnë se taksa e ulët ka çuar deri në kthjellimin e ekonomisë dhe tërheqjen e më shumë investuesve. Kurse të tjerë janë kategorikë në pozitën e vet se, taksa progresive do ta zbusë ngarkesën mbi të varfëritë.

Studimi i Komisionit Evropian tregon se, në Bullgari pjesa e ekonomisë gri është afro 32 për qind, kurse niveli i mesëm evropian është afro 15 për qind. Ekspertët evropianë i rekomandojnë Bullgarisë të marrë masa për mbledhjen e tatimeve. Të njëjtat rekomandime kanë marrë Belgjika, Italia, Portugalia, Spanja, Malta, Rumania, Hungaria, Polonia, Qiproja, Sllovenia, Greqia. Për luftën me ekonominë gri mund të merren masa të ndryshme. Si për shembull, taksambledhësit të ndjekin jo vetëm të ardhurat, por dhe shpenzimet e taksapaguesve. Pagimi në rrugë elektronike po kështu është një nga mënyrat për pakësimin e sektorit gri.

Sipas të dhënave të Evrostatit, Bullgaria është vendi me taksa më të ulëta në Bashkimin Evropian për vitin 2013. Derisa në vendet e Skandinavisë taksa mbi të ardhurat është rreth 55 për qind, në Bullgari ajo është 10 për qind. Përmasa e TVSH-së është 20 për qind kurse taksa mesatare për Bashkimin Evropian është mbi 21 për qind. Në të njëjtën kohë të hyrat nga tatimet si përqindja nga Produkti i Brendshëm Bruto janë disa nga më të ulëtat në të gjithë Bashkimin Evropian. Nga Dhoma Ekonomike Bullgare alarmuan se, vendi mbledh gjithnjë e më pak të ardhura gjatë katër vjetëve të fundit.

Pozita e biznesit bullgar përkon me këtë të ekspertëve nga Bashkimi Evropian. Mos i ngrini tatimet, apelojnë industrialët, sipërmarrësit dhe financierët. Sepse shtimi i taksave do të jetë humbëse për ndërmarrjet, të cilat me gjithë atë gjenden në një pozitë të vështirë. Sistemi i taksave në këtë moment punon mirë dhe ndryshimi i tij mund të çojë deri në uljen e të ardhurave në buxhet. Sepse tani shumë më tepër njerëz i deklarojnë taksat e veta dhe në këtë mënyrë më shumë para hyjnë në thesarin e shtetit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD