Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kafja e pezulluar” bashkon bullgarët në mëshirë

Logoja e fushatës
Foto: Архив
Në përgjithësi bullgarët tregojnë dëshirë për t’i ndihmuar njeriut të mjerë dhe janë njerëz bamirës. Është e vërtetë se, nëpër rrugët hasen dhe shumë mashtrues të cilët shpërdorin mëshirën e atyre që duan të ndihmojnë. Bile organizohen fondacione të falsifikuara të bamirësisë. Pra, bullgarët nuk e kalojnë të uriturin dhe të varfrin, pa i lënë atij të paktën ndonjë monedhë.

Ja pse nisma italiane “Caffe sospreso” (Kafe e pezulluar) shpejt u përhap dhe në Bullgari. Për çfarë bëhet fjalë? Njerëzit të cilët kanë dëshirë për të ndihmuar, paguajnë paraprakisht një kafe apo ndonjë ushqim dhe e destinojnë atë për dikë në nevojë. Ai i fundit shkon në dyqan dhe pyet “A keni kafe të pezulluar?”

Kafja e parë e pezulluar në Bullgari u shit në një lokal të qytetit Varna. Pas kësaj, shumë restorante në vend u përfshinë në këtë nismë bamirëse. U krijua një sajt special në të cilin u bashkëngjitën lokalet dhe dyqanet ku ofrohet “kafja e pezulluar”. Tashti dy muaj pronarja Violeta Dardova ofron produkte ekologjike pavarësisht të paguara në dyqanin e saj të vogël në qendrën e Sofjes. Ja se çfarë thotë ajo:

“Menjëherë kur lajmërova në sajt se do të përfshihem në nismën bamirëse, klientët e mi më kthyen përgjigje se kanë ndërmend ta përkrahin idenë. Ende nuk e kisha hapur afishen e nismës kur u paguan pavarësisht 5-6 produktet e para. U kënaqa shumë. Faturën e “produktit të pezulluar” e ngjit në vitrinë, kështu që njerëzit në nevojë të shikojnë nga cilat ushqimet mund të përfitojnë. Më vjen mirë sepse “produktet e pezulluara” po shtohen. Shumë klientë të mi vijnë përditë në dyqan dhe paguajnë pavarësisht. Bile ka disa që e bëjnë këtë pa blerë gjë për veten dhe paguajnë p.sh., “një bukë të pezulluar”. Kjo qenka e mrekullueshme!”

Në dyqanin e Violetës komunikimi me njerëzit ka shumë rëndësi. Klienti dhe shitësi i besojnë njëri-tjetrit. “Çdo gjë e cila shitet tek unë e kam kontrolluar në kuzhinë dhe jam e sigurt në cilësinë e produkteve” – thotë pronarja. Është e bindur se njeriu duhet të konsumojë kryesisht ushqimet e vendlindjes. Ja pse Violoeta shet shumë produkte bullgare, si dhe ushqime cilësore nga vendet fqinje. Ja pse klientët e saj shpjet përfshihen në nismën e “produkteve të pezulluara”.

“Para se të përhapet kjo fushatë, njerëzit në nevojë nuk e dinin për të – thekson Violeta. – Ata nuk kanë qasje tek internet dhe në fillim befasoheshin shumë. Para dyqanit tim ka rreth 10 kontejnerë mbeturinash dhe vazhdimisht pensionistët i trazojnë ato. Fillimisht, vetë kam ofruar “ushqime të pezulluara”. Pensionistët nuk u besonin veshëve dhe m’u përgjigjeshin se nuk kanë para. E merrni ushqimin dhe disa prej tyre vazhdimisht vinin, por jo çdo ditë sepse u vinte turp. Bile kur provoj t’u jap më shumë ushqime, ato më kthejnë “le të mbetet dhe për të tjerët.” Më vijnë gjithnjë e më shumë njerëz – si ata që paguajnë paraprakisht, ashtu dhe ata të cilët përfitojnë. Nuk ka shans ndonjë produkt i paguar pavarësisht të mos kërkohet brenda ditës. Njerëzit kanë nevojë, kanë uri.”

Megjithëse shumë njerëz janë skeptikë ndaj nismës së “kafes së pezulluar”, Violeta beson në mesazhet e saj. “Më vjen mirë se bullgarët ende tregojmë mëshirë për njëri-tjetrin – thotë pronarja e dyqanit. – Nuk kam imagjinuar se aq shumë klientë do të ndihmojnë. Unë, p.sh., kontribuoj vetëm duke qenë ndërmjetëse. Më kanë pyetur si i dalloj njerëzit e varfër. Ata duken, nuk vijnë për të kërkuar para, vijnë për të marrë bukë sepse në të vërtetë janë të uritur. I shoh se si shqetësohen të më kërkojnë produkte të pezulluara. Rrinë para vitrinës dhe lexojnë faturat. Duhej t’i ftojë brenda për të hyrë. Gjithsesi nuk është problem nëse del ndonjë mashtrues. Nga dy persona, së paku njëri të jetë në nevojë dhe t’i ndihmohet atij, nisma prapë ia vlen.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD