Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus": Data 1 dhjetor për inaugurimin e Komisionit të ri Evropian mund të mos përmbushet

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

“Të pyesësh është arma jonë e vetme”, thotë kryetari i komisionit ligjor të PE, Illhan Kyçuk, me rastin e kontrollit të ardhshëm të kandidatëve për komisionerë të BE-së për konfliktin e interesit

Foto: AP/BTA

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej palave të mëdha në BE do të marrë të sajën - Spanja, Franca dhe Italia marrin poste për nënkryetarë ekzekutivë, si dhe Finlanda dhe dy nga demokracitë e reja - Estonia dhe Rumania. Eurodeputeti Andrej Kovaçev për përbërjen e re të Komisionit:

"Kryetarja e Komisionit u përpoq të vendoste një ekuilibër shumë të vështirë midis shteteve, midis balancës gjinore. Nëse ajo ia ka dalë, do të shihet më vonë kur komisioni fillon të funksionojë dhe nëse do të jetë vërtet i suksesshëm. Kishte edhe surpriza - një surprizë ishte resori i Sllovenisë për shembull (zgjerimi – shën. red.), ka gjëra që janë konfirmuar, si për kolegun tonë Andrews Kubilius, i cili e mori këtë resor shumë të rëndësishëm për koordinimin e industrisë evropiane të mbrojtjes."

Andrej Kovaçev

Sigurisht, si gjithmonë, ka edhe të pakënaqur. Pse, vetë von der Leyen përgjigjet: "Këto nominime janë një proces. Askush nga ne nuk e ka pasur tablonë e plotë kur kemi filluar dhe nuk e dimë si do të përfundojmë. Ka edhe shumë dëshira. Siç thashë, mbi 20 shtete anëtare donin një resor të fortë ekonomik, por ne nuk kemi 20 resorë të tillë dhe duhej të diskutonim me ta për të marrë vendimin më të mirë, sipas kompetencës së kandidatëve dhe duke pasur parasysh ekuilibrin gjeografik dhe përkatësinë politike."

Megjithatë, këta resorë janë një nga problemet e pakta që shfaqen. Sepse ka mundësi që disa prej kandidatëve të mos kalojnë dëgjimin nga komisionet kompetente parlamentare.

A mundet vetë kryetarja të japë të paktën disa tregues se kur mund të presim që Komisioni i ri të marrë funksionet e tij?

"Unë mendoj se e gjithë Evropa dëshiron që Komisioni i ri të fillojë punën sa më shpejt të jetë e mundur, por ne duhet të kalojmë të gjitha procedurat e nevojshme të dëgjimit. Nuk mund të parashikoj se sa do të zgjasë ky proces. E di që Parlamenti po punon shumë për të qenë sa më i shpejtë dhe i saktë”.

Së pari, aplikantët duhet të kontrollohen në komisionin ligjor të Parlamentit Evropian për të përcaktuar nëse ka një konflikt interesi.

Cila është procedura shkurtimisht, pyes kryetarin e tij Ilhan Kyçuk:

Ilhan Kyçuk

  vend të parë, të gjitha dokumentet e nevojshme i dorëzohen Komisionit Evropian. Ai i kontrollon për të zbuluar nëse ka konflikt interesi, më pas i gjithë dokumentacioni depozitohet në Parlamentin Evropian dhe Komisioni për Çështjet Ligjore fillon të shqyrtojë nëse ka një konflikt të mundshëm interesi bazuar në një deklaratë financiare, ose në pasuritë e deklaruara ose të padeklaruara. Ne kontrollojmë pasurinë materiale të një personi dhe të ardhurat që ai ka deklaruar – të ardhurat e tij dhe të familjes së tij.”

Cilat janë kompetencat e komisionit ligjor, pasi siç kuptuam ai nuk është organ hetimor? Çfarë mund të bënte ai nëse do të shihte një konflikt të tillë të mundshëm interesi?

Ai mund të bënte pyetje shtesë. Nëse ky rezultat nuk është i kënaqshëm, anëtarët e komisionit mund të kërkojnë që vetë kandidati të paraqitet para tyre. Domethënë ta pyesni për një konflikt të mundshëm interesi. Ideja është të mbrohet taksapaguesi europian dhe bashkë me të edhe institucioni europian. Personat që hyjnë dhe punojnë në emër të Komisionit Evropian duhet të dëshmojnë në këtë fazë të parë pavarësinë e tyre në punë, në punët e mëparshme dhe së bashku me këtë të deklarojnë synime serioze se nuk do të kalojnë asnjë kufi politik dhe etik.

A merret parasysh vetëm deklarata e tyre apo janë merren në konsideratë edhe sinjale të tjera?

“Ne përpiqemi të mos e politizojmë procesin, megjithëse kur punoni në një organizatë politike ekziston gjithmonë rreziku që elementët politikë të jenë pak më shumë se sa duhet. Roli i komisionit ligjor është të kontrollojë me kompetencë nëse informacioni i marrë përputhet me të vërtetën dhe të përcaktohet nëse ka një konflikt interesash ndërmjet kandidatit për komisioner dhe punës së tij të mundshme në të ardhmen si komisioner i zgjedhur evropian.”

Por është kryesisht deklarata e tij dhe ajo që thotë ai ajo që merret parasysh, apo jo?

Po, ky është verifikimi ynë. Jo rastësisht ka një fazë të dytë, e cila tashmë është shumë më e gjerë dhe përfshin një kontroll të detajuar, një seancë dëgjimore që duhet të tregojë se çfarë kompetencash ka kandidati i caktuar për komisioner evropian, dhe krahas kësaj, shumë nga pyetjet lidhen me të kaluarën e tij.”

Në rast se diçka ju shqetëson, cilët janë hapat që mund të ndërmerrni?

Për të pyetur. Kjo është arma jonë e vetme. Të pyesim dhe kur nuk marrim përgjigje të kënaqshme, të refuzojmë aplikimin. Diçka që ka ndodhur në të kaluarën - konstatohet se kandidati ka konflikt interesi, është një vendim që merret nga komisioni për çështje juridike me konsensus, dhe më pas kandidati rezulton i papërshtatshëm, nuk mund të shkojë në seancën faktike.”

A mund të kujtojmë raste të tilla?

Dy rastet e fundit kur ndodhi kjo ishte me kandidaten rumune. Me sa mbaj mend, ajo kishte një punë të mëparshme në lidhje me një sërë kompanish transporti në Rumani dhe kandidonte për komisionere transporti. E njëjta gjë vlente edhe për kandidatin hungarez, i cili, me sa mbaj mend, kishte aksione në një kompani ruse ose punonte si avokat me kompani tregtare ruse, gjë që tregonte papajtueshmëri me punën e tij të ardhshme.”

Kur do të fillojë procesi i konstatimit të konfliktit eventual të interesit?

Duhet të marrim të gjithë dokumentacionin, pas kësaj duhet të ketë një shqyrtim të plotë dhe më pas do të japim kohën e nevojshme. Përvoja tregon se kjo kohë mund të jetë shumë e shkurtër për kandidatët e caktuar kur gjithçka shkon mirë, por mund të jetë edhe më e gjatë për informacionin e nevojshëm dhe të duhur për të vërtetuar të vërtetën dhe për të përdorur të gjithë instrumentin parlamentar. Sipas të gjitha gjasave, kjo duhet të ndodhë më 30 shtator si data fillestare e fillimit të procedurës. Sa do të zgjasë varet nga kompleksiteti i materialeve që do të marrim.”

Domethënë nuk mund të themi se do të jetë për një, dy apo tre javë...

“Praktika tregon se procesi mund të zgjasë nga 24 orë deri në 48 orë, kur nuk ka probleme të tjera, por mund të jenë të nevojshme dy javë nëse duhen vërtetuar fakte dhe rrethana shtesë. Domethënë, edhe faza e dytë e pyetjeve, edhe faza e tretë e dëgjimit, nëse do të bëhet, kjo nuk është diçka që mund të ndodhë në një periudhë të shkurtër kohe.”

A mund të jepni një vlerësim se kur mund të fillojnë seancat dëgjimore në komisionet e departamenteve, kur do të përfundojë procesi i votimit në sallën plenare dhe komisioni i ri do të marrë detyrën?

Po flas shumë hipotetikisht - ideja ishte që Komisioni të zgjidhej më 1 dhjetor. Mirëpo, u pa se me ndryshimin e disa pozitave – kërkesa për kandidatë të rinj, ndërrimi i resorëve, mundësisht seanca dëgjimore shtesë në shtetet kombëtare, procesi u vonua. Kjo vonesë kushton një ose dy seanca parlamentare. Më duket se nëse realisht fillojmë punën nga fillimi i tetorit në Komisionin për Çështje Juridike, afati deri më 1 dhjetor mund të përmbushet. Por nëse ka vonesë të mëtejshme, ka gjasa që afati të mos arrihet. Por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët evropianë të kenë garanci se procedura që po nis do të kryhet në tërësi. Rruga do të ndiqet në komisionin ligjor në lidhje me konfliktin e mundshëm të interesit, hetimi duhet të vërtetojë të gjitha faktet dhe rrethanat - përmes instrumenteve parlamentare dhe së bashku me këtë Parlamenti Evropian do të realizojë dëgjimin e tij politik. Këta janë njerëz që do të menaxhojnë fonde të mëdha për 5 vjet. Periudha nuk është e vogël, angazhimet nuk janë të vogla dhe pritshmëritë ndaj tyre janë shumë të mëdha. Kjo është e vetmja herë që Parlamenti Evropian mund të tregojë forcë të vërtetë demokratike. Dhe duhet përdorur në mënyrën e duhur.”

Duket se si ky Parlament, ashtu edhe ky komision, nuk po e nisin punën e tyre ashtu siç ka nisur cikli i mëparshëm. Na presin kohë shumë interesante...

Sigurisht që jetojmë në kohë interesante, sepse sfidat janë të tilla. Komisioni duhet të fokusohet në gjërat e rëndësishme, jo të prodhojë legjislacion që është joefektiv. Komisioni “von der Leyen 2” duhet të bëjë gjëra të ndryshme nga ajo që bëri Komisioni “von der Leyen 1” - të fokusohet në legjislacionin që synon të përmirësojë jetën e qytetarëve evropianë, të ndryshojë gjërat që duhet të ndryshohen. Të mos punohet për 10 vjet me idenë e ndërtimit të një tranzicioni të gjelbër dhe dixhital dhe në një moment të dalë se e gjithë kjo është e kotë. Po, tranzicioni i gjelbër duhet të ndryshohet, duke e kthyer të gjithën në një marrëveshje industriale, BE-ja duhet të formësohet si një ent politik autonom me mbrojtjen e nevojshme të demokracisë së vet, por duhet të ndodhë me hapa dhe konsensus.”

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: AP/BTA, BTA, hankyuchyuk.eu

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD