Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çlirimi i Bullgarisë në veprat e skulptorit Arnalldo Dzoki

Vepra më e rëndësishme e Dzokit në Bullgari është monumenti “Mbreti Çlirimtar” në qendrën e Sofjes.
Foto: BGNES
Më 23 maj në kuadrin e Edicionit të III-të të Kongresit Ndërkombëtar të Shkencës Bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” hapet fotoekspozita “Skulptori italian Arnalldo Dzoki dhe Çlirimi i Bullgarisë”. Do të projektohet dhe filmi “Bukuroshi nga Firencja” i Televizionit Kombëtar Bullgar, kushtuar Dzokit. Autorë të fotoekspozitës dhe të katalogut pranë tij janë dr. Radosllav Spasov dhe regjisorja Penka Shopova. Të dy janë dhe mes autorëve të dokumentarit “Bukuroshi nga Firencja”.

“Gjatë kësaj pranvere u mbushën 135 vjet nga Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi osman, i arritur në ecurinë e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878. Mirënjohja e popullit tonë ndaj kësaj ngjarje të madhërishme, e cila ka dhënë mundësi për zhvillimin modern evropian të vendit tonë, gjendet në shumë monumente – tregon z. Spasov. – Disa nga më të njohurat janë vepra rë skulptorit italian Arnalldo Dzoki. Ai është një krijues i njohur nga fundi i shek. të XIX-të dhe fillimi i shek. të XX-të, i cili fiton dekorata prestigjioze në konkurse nëpër të gjithë botën. Monumente të tij ka në Itali, Bullgari, SHBA, Argjentinë, Algjeri dhe në shumë vende të tjera. Por emri i tij mbetet në vetëdijen e bullgarëve me krijimet e tij, kushtuar Çlirimit të Bullgarisë, ku më të njohurit mes tyre janë monumenti i Mbretit Çlirues në Sofje, monumenti i të rënëve në betejën në majën Shipka, monumentet e lirisë në qytetet Sevlievo dhe Orjahovo.”

Arnalldo Dzoki

© Foto: arkiv

Arnalldo Dzoki ka lindur më 1862 në familjen e skulptorëve dhe të piktorëve nga Firencja. Është rritur nëpër brigjet dhe urat e lumit Arno. Një përshtypje shumë të madhe i bëjnë lindjet dhe perëndimet e diellit, dhe zogjtë mbi lumë. Fillimisht nuk e ka menduar të ndërmerrte rrugën e familjes së vet, sepse ka qenë i tërhequr nga gjuhët klasike dhe leximi i vazhdueshëm të Omerit. Kthesa vjen papritmas – ditë e net të tëra ai nuk ka dalë nga atelieja e babait të vet, duke u munduar me materien dhe duke kërkuar frymën në të. Në moshën 18 vjeçare, Arnalldo ka shkuar në Akademinë Artistike të Firences. Është bërë nxënës i babait të tij – Emilio Dzoki, i cili është profesor i skulpturës. Aty shumë shpejt ka treguar talentin e vet – krijimi i tij “Ditët e fundit të Pompeit” ka një sukses të madh, kurse me ulët-reliefin “Garibaldi shpëton Anitën” është bërë i njohur në të gjithë Italinë. Skulptori i ri ka vendosur të shkëputej nga Firencja dhe ndikimi i babait dhe ka shkuar në Romë. Vitet e para aty kanë qenë të rënda, por shumë shpejt aty ka fituar një konkurs për statujë të piktorit Piero della Françeska. Gjatë viteve të një pune këmbëngulëse krijuese ka bërë akoma një sërë skulpturash: të kompozitorit Palestrina, Shën Franciskut nga Asizi, Kolumbit, Garibaldit e shumë të tjerë.

Vepra më e rëndësishme e Dzokit në Bullgari është monumenti “Mbreti Çlirimtar” në qendrën e Sofjes. Në fund të shek. XIX-të u themelua Komiteti i cili ka marrë vendimin për ngritjen e monumentit të perandorit rus Aleksandër II. Gjatë vitit 1900 komiteti vendosi që vendi i tij të jetë përpara Kuvendit Popullor dhe shpalli një konkurs anonim ndërkombëtar për krijimin e tij. Dekoratën e parë e fitoi projekti i Arnalldo Dzokit. Festa për gërmimin e parë dhe vendosja e gurit bazë ishte më 23 prill 1901, sepse atëherë në të gjithë Bullgarinë shënohej 25 vjetori i Kryengritjes së Prillit – majë në luftërat çlirimtare të bullgarëve në Perandorinë Osmane.

Përurimi i monumentit u bë më 30 gusht 1907. Për festat nga Rusia kanë ardhur shumë miq në krye me djalin e Mbretit Çlirimtar – princi Vlladimir Aleksandroviç me familjen e tij. Kanë marrë pjesë dhe 250 gjeneralë rusë, të gjithë nga beteja në majën Shipka, si dhe bullgarë të gjallë nga Lufta Çlirimtare. Në sheshin përpara Kuvendit Popullor janë shërbyer meshë, kurse orkestrat ushtarake janë ekzekutuar himni rus dhe himni kombëtar bullgar. Përpara një publiku 40 mijash princi bullgar Ferdinand ka inauguruar monumentin e madhërishëm 12 metrash të Mbretit Çlirimtar dhe një emocionalitet dhe gëzim i kanë pushtuar të gjithë të pranishmit. Pas kësaj ka kaluar parada ushtarake, në të cilën kalojnë flamujt luftarakë rusë, kurse heronjtë e Shipkës kanë marshuar me flamurin e njohur të Samarës. Festat e përgjithshme popullore kanë vazhduar me manifestime, me shumë fjalime, fishekzjarr dhe kjo pamje e ka përlotur Arnalldo Dzokin, i cili ka thënë në kujtimet e tij se asnjëherë nuk do ta harrojë.

Skulptori ka ardhur shumë herë në Bullgari dhe e ka dashur shumë popullin bullgar, shtëpia e tij në Romë është gjithmonë e hapur për bullgarët. Ai ka treguar interes ndaj punës të shumë krijuesve tanë dhe ndaj artit figurativ. Në pallatin e ateliesë së vet ka një kopje pune në një madhësi të natyrshme të monumentit të Mbretit Çlirimtar, përpara së cilës Dzoki ka dashur të dalë në fotografi me miq nga Bullgaria. Në qoftë se sot e vërejmë me një vëmendje më të madhe monumentin në zemër të Sofjes, do të vëmë re se ai është si një roman, por i pashkruar, por i formuar. Një roman për Luftën Çlirimtare dhe heronjtë e saj të vërtetë – mbreti rus, gjeneralët, ushtarët, mbajtësit e flamujve, ata të cilët u bien barabanëve, heronjtë bullgarë të Shipkës dhe populli bullgar – burra, gra, fëmijë. Më shumë se 1 shekull krijimet e skulptorit italian janë një pjesë e Sofjes dhe e qyteteve në provincë. Ato janë një qendër bashkuese e përvjetorëve të rëndësishëm dhe të festave popullore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Radosllav Spasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD