“Familje pa libra, është si shtëpi pa dritare”. I tillë është një proverb i lashtë bullgar. Në ç’kohë e krijoi gjeniu popullor nuk e di askush. Mirëpo, edhe më sot me sentenca të tilla është plotë gjuha e bullgarit. Dhe të gjitha ato vjen të sugjerojnë përuljen shekullore të bullgarëve para diturisë dhe letërsisë. Fjalë të urta popullore dhe këngë popullore kushtuara arsimimit ju ofrojmë në studion e sotme folklorike.
“Libri nuk ka fund”, “Bota do të përfundojë, librat – kurrë”, “Libri nuk jep këshilla të këqija”, “Ai që lexon ka katër sy” – të gjitha ato fjalë të urta i regjistroi shkrimtari rilindës bullgar Petko Sllavjekov gjatë viteve të robërisë turke. Ai i mblodhi në një libër të krijimtarisë popullore. Në të ka dhjetëra përralla, proverba, thënie për rëndësinë dhe vlerën e diturisë dhe arsimimit. Në të haset shprehja “Njeriu pa libër – është si pemë pa rrënje”.
Sipas fjalorit të rilindësit bullgar Najden Gerov, në të kaluarën “mësues” i quajtën të gjithë njerëzit e arsimuar. Najden Gerovi ishte një shkrimtar, gjuhëtar dhe folklorist, i cili krijoi një nga shkollat e para të klasave në Bullgari. Atij i përket nisma të organizohet kremtimi i vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllav. Kjo ndodhi më 11 maji të vitit 1851, kur kisha respekton dy vëllezërit e shenjtë. Duke shpjeguar kuptimin e fjalëve si shkollim, shkollë, mësim, mësues, në fjalorin e tij, Najden Gerovi shfrytëzon edhe disa proverba popullore bullgare. Pikërisht te ai lexojmë, se “Arsimimi nuk ka fund, sepse vazhdon gjatë tërë jetës”.
Tërë jetën njeriu grumbullon dituri dhe arsimohet edhe nga vet jeta. Sepse nuk ka mësues më të mirë, se sa jeta. Ka histori të ndryshme, të cilat tregojnë për njerëz të moshuar, të cilët vendosin të arsimohen, megjithë madhërinë e moshës së tyre. Në njërën prej tyre tregohet për një plak, që nisi të shkollohet, sepse kur ishte i ri nuk kishte mundësi të mësojë. Që ditën e parë, kur kthehej nga shkolla te shtëpia, ai gjeti një qese me verdhushkë. Ai e mori dhe u kthye në shtëpi. Pasaniku, që e humbi qesen, nisi shtëpi më shtëpi të kërkojë verdhushkat. Kështu erdhi dhe trokiti në portën e gjyshit nxënës. E pyeti për qesen me verdhushkat. Atëherë gjyshi iu përgjigj, se ai në të vërtetë gjeti një qese me verdhushkë, kur kthehej nga shkolla. Mirëpo, pasaniku mendoi, se ky njeri plak dërdëllit, sepse kur ky njeri me flokë të thinjur frekuentonte shkollën, ai nuk ishte lindur. Kështu shkollimi, megjithë edhe në mënyrë të çuditshme, i ndihmoi plakut, të mbajë për veten qesen me verdhushkat.
© Foto: BGNES
Dihet, se shkollat e para bullgare u krijuan në shekullin IX nga princi Boris, pasi në Bullgari erdhën nxënësit e të dy vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Në të arsimoheshin klerikë dhe njerëz mondanë. Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare Bullgare, u krijuan shkollat e para fillore pranë kishave dhe manastireve. Procesi mësimor në të zhvillohej mbi traditën e ruajtur letrare bullgare. Në periudhën nga shekulli XV deri në shekullin XVIII, ato shkolla ishin vatrat e vetme arsimore në Bullgari. Pedagogët ishin kryesisht murgj dhe priftërinj, por kishte raste, kur edhe tregtarë dhe zanatçinj të arsimuar bëheshin mësues. Në procesin mësimor shfrytëzoheshin kryesisht libra kishtare. Krahas diturive të fesë së krishtere, te nxënësit zgjohej ndërgjegjja kombëtare bullgare. Ato shkolla ishin falas dhe në të kishin mundësi të mësojnë edhe fëmijët e familjeve të varfra. Më vonë në Bullgari u krijuan edhe shkolla, në të cilat nxënësit më të mëdhenj, i ndihmuan më të vegjlit në përvetësimin e diturive. Ato shkolla, që u krijuan gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX, e vunë fillimin e arsimit bullgar. Ato mirëmbaheshin nga bullgarët më të pasur.
Shumë nga bullgarët e zgjuar u bënë mësues. Në vitin 1843 në qytetin Elena Ivan Momçillov krijoi edhe shkollën e parë për përgatitjen e mësuesve, shkollë kjo e cila njihet në Bullgari si “Daskallollivnica”. Para Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi turk, u krijuan një sërë shkollash, në të cilat fëmijët dhe të rriturit u ndanë sipas moshës dhe shkallës së arsimimit duke formuar klasa. Në vitin 1846 Najden Gerovi krijoi shkollën e parë në qytetin Koprivshtica, ndërsa në vitin 1850 themeloi edhe një shkollë tjetër në qytetin Pllovdiv me emrin “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”. Gjatë kësaj periudhe filluan të krijohen këngë dhe gjëegjëza për shkollën, autorët e të cilëve mbetën të panjohur, sepse shumë shpejtë ato transmetoheshin gojë më gojë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..