Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe ktheheni një shekull e gjysmë prapa, në kohën më bullgare, ju mund të zhyteni sërish në tingujt dhe ngjyrat e përrallës unike moderne", thonë organizatorët. Ndër pjesëmarrësit e dëfrimit popullor janë muzikantët e "100 Kaba Gaide", Orkestra Trake "Gergjovden", Muzika Frymore e Etropolesë etj.
Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në festival duhet të veshë një kostum popullor (autentik, skenik ose të stilizuar). Burrat mund të kenë gjithashtu veshje vojvode ose çetnike, uniforma të vjetra ushtarake dhe armë. Lejohen edhe veshjet popullore, tradicionale për popujt dhe vendet e tjera. Ndalohet absolutisht filmimi meaparate fotografike, kamera dhe celularë në territorin e festivalit gjatë dy ditëve të para, saktësojnë organizatorët.Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..
Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..