Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punësia sezonale – mënyrë për uljen e papunësisë

Foto: EPA/BGNES

Sipas traditës pas muajve pranverore dhe gjatë muajve të verës, shansi i të papunëve të gjejnë punë rritet. Veprimtaritë sezonale në turizëm dhe bujqësi, si në Bullgari ashtu dhe në shtetet e tjera evropiane, hapin mjaft vende pune, pavarësisht dhe për disa muaj. Mbledhës të luleshtrydheve, të duhanit, recepsionistë në hotele, kuzhinierë, kameriere, ndërtues – kjo në përgjithësi është lista e profesioneve të kërkuar.

Zakonisht kjo lloj zënie propozohet në bursat e punës, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Punësimit. Për punë në shtete të tjera, agjencia organizon bursa ndërkombëtare të punës, në to punëdhënësit e huaj takohen sy më sy me kandidatët, vlerësojnë cilësitë e tyre dhe dijet në gjuhën përkatëse. Agjencia Bullgare e Punësimit është anëtare e rrjetit “Shërbime Evropiane për Punësi” EURES. Në të gjitha rastet kandidatë nuk mungojnë, sepse pagimi i punës bile dhe për veprimtaritë më pak të paguara është mjaft më i lartë nga ky në Bullgari.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, papunësia në Bullgari gjatë muajit prill, e bazuar mbi personat e regjistruar në byrotë e punës, është 11,6 për qind. Sipas statistikës kombëtare niveli i saj gjatë tremujorit të parë të vitit është 13,8 për qind, me qenë se në këto shifra hyjnë dhe të paregjistruarit në byrotë e punës, me fjalë të tjera të papunët për një kohë të gjatë. Në këtë pozicion çdo një mundësi për punë, pavarësisht dhe sezonale, është për t’u preferuar. Vetëm gjatë muajit maj Agjencia e Punësimit ka qenë ndërmjetës midis atyre të cilët kërkojnë punë dhe punëdhënësve në tetë borsa pune me pjesëmarrjen e 118 firmave. Për veprimtari sezonale në vend gjatë verës kërkohen barmën, kuzhinierë, kameriere, ndihmës në kuzhinë, punonjës ndërtimi. Për shkak të pagimit më të mirë mjaft më i madh është interesi ndaj veprimtarive sezonale në shtete të tjera evropiane.

“Shtetet me të cilat kemi punuar më tepër dhe në të cilat ka më tepër punonjës të dërguar për punë sezonale janë Gjermania dhe Austria, kur flasim për punë në turizëm – thotë Sllavka Radeva, EURES menaxhere në Agjencinë e Punësimit. – Kur bëhet fjalë për bujqësi, partneri ynë bazë janë punëdhënësit nga Spanja, por kemi edhe oferta nga Danimarka, një numër më të pakët njerëzish kemi grumbulluar edhe për në Finlandë. Kryesisht punësia sezonale është në fushën e turizmit dhe bujqësisë. Në turizëm bëhet fjalë për gjellëbërës, kamerierë, administrator. Në bujqësi kërkohen person kryesisht për mbledhjen e luleshtrydheve në Spanjë, si dhe të frutave dhe të perimeve në Danimarkë. Kemi pasur oferta për lloje të ndryshme veprimtarish dhe në ferma në Finlandë.”

© Foto: arkiv

Gjatë verës hotelet luksoze kërkojnë shumë nëpunës.

Gjatë EURES vitit të kaluar, i cili startoi gjatë qershorit të vitit 2012 dhe përfundon gjatë majit të vitit 2013, saktëson Sllavka Radeva, për mbledhjen e luleshtrydheve për në Spanjë janë nisur mbi 700 veta. Rreth 150 person punojnë në vargun e restoranteve në Gjermani. Mbi 60 veta kanë punuar gjatë stinës së kaluar në Austri në sferën e turizmit. Të tilla janë shifrat dhe për të njëjtin sektor në Gjermani. Në bursën e punës në qytetin Dobriç përfaqësues gjermanë nga sfera e turizmit kanë zgjedhur punëtorë sezonalë.

“Bursat, intervistat për punë organizohen për vit – thotë Sllavka Radeva. – Organizuam një bursë të madhe të specializuar ndërkombëtare në sferën e turizmit në Burgas, të quajtur Ditë Evropiane për Punësinë. Kemi zhvilluar intervista për punë për punëdhënës konkretë dhe në Varna, Burgas dhe Sofje. Në qytetet e ndryshme në vend janë bërë intervista për punë në sferën e bujqësisë në Spanjë. Burse të tilla dhe aktivitete planifikojmë dhe gjatë vitit tjetër EURES, që starton gjatë muajit qershor. Gjatë muajit tetor pritet bursa e specializuar në Varna në sferën e turizmit për stinën dimërore dhe për verën e vitit 2014. Po i vazhdojmë kontaktet me punëdhënësit e mëdhenj, të cilët janë të kënaqur nga shërbimet e ekipit EURES në Bullgari. Duhet të llogaritet dhe fakti se, kufizimet për punë në një sërë shtete bien nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe shpresojmë që më shumë punëdhënës të kërkojnë shërbimet tona për punësi sezonale.”

Çfarë duhet të dinë kandidatët për punë sezonale?

“Sa i përket turizmit kërkesat e punëdhënësve janë për ekzistencën e kualifikimit dhe të përvojës, si dhe zotërimin e gjuhëve të huaja – shpjegon Sllavka Radeva. – Bëhen intervista në të cilat paraqiten dokumente për këtë përvojë, ku intervista bëhet në gjuhën përkatëse – anglisht, spanjisht, gjermanisht. Shumë shpesh realizojmë një zgjedhje paraprake të kandidatëve, kur nuk kërkohen çertifikata për arsim profesional, bëhet fjalë për pozita si kuzhinier, kameriere etj. Përpara se kandidatët të ftohen në intervistë, saktësohen njohuritë e tyre gjuhësore, kjo është kërkesa bazë. Kur bëhet fjalë për bujqësi, përsëri ka dallime sipas shteteve të cilat shpallin ofertat. Për punë në Danimarkë dhe Finlandë për shembull kërkohet gjuhë për komunikim me punëdhënësit. Në ofertat për në Spanjë zotërimi i gjuhës spanjolle nuk kërkohet. Për punë në Danimarkë preferohen relativisht njerëz të rinj për shkak të karakterit të akomodimit, sepse jetohet në çadra. Në vend të dytë, shkaku është komunikimi midis të rinjve të cilët punojnë aty nga e gjithë Evropa. Punohet shumë herët në mëngjes deri në pasdite, pas së cilës kohën e lirë e kalojnë bashkërisht dhe ngulet këmbë mbi komunikimin ndërkulturor. Prandaj kërkohen njohuri në gjuhën angleze.”

© Foto: EPA/BGNES

Mes kandidatëve për punë sezonale në shtetet evropiane janë dhe jo pak romë pa një arsim të veçantë, thotë Sllavka Radeva. Por, ka njerëz me arsim dhe kualifikim, të cilët kandidojnë, sepse pagimi është shumë i mirë në krahasim me pagimin e punës në Bullgari. Por në qoftë se njeriu është i papunë, paratë nga kurbeti do të sigurojë mirëmbajtjen e tij dhe të familjes së tij gjatë dimrit.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD