Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e Plovdivit shënon përvjetorin e saj të 60-të

“Karmina Burana” nga Karl Orf në skenën e Teatrit Antik të Plovdivit
Foto: fd-plovdiv.eu

Opera e Plovdivit është një prej teatrove kryesorë bullgarë. Këtë stinë ajo shënoi 60 përvjetorin e saj. Opera gjeti vend në jetën kulturore të Plovdivit që pas Çlirimit. Në atë kohë mësuesi Dimo Bojçev krijoi një formë specifike të interpretimit të veprave skenike muzikore dhe kështu Plovdivi dispononte interpretues të përgatitur dhe një publik të formuar që në fillim të shekullit të XX-të. Ndoshta ky është dhe shkaku që të ketë më shumë prova për krijimin e Teatrit Muzikor– gjithsej 9, por të gjitha grupet artistike ekzistonin jo më shumë se 1-2 stinë.

Shkaku për ndalimin e funksionimit të tyre ishte mungesa e mjeteve financiare. Që gjatë vitit 1953, gjashtë vjet pas formimit të Orkestrës Simfonike Shtetërore në qytet, më 20 mars, doli urdhra për krijimin e Teatrit shtetëror të operës në Plovdiv. U zhvillua një konkurs për solistë, këngëtarë dhe orkestrantë. Për udhëheqës të formacionit u zgjodhën tenori i madh bullgar dhe regjisor Petër Rajçev dhe biri i tij – dirigjenti Rusllan Rajçev. Më 15 nëntor ishte vënë pjesa e parë e operës së porsaformuar “Nusja e shitur” e Smetanës, paraqitur nga interpretues shumë të rinj, kryesisht bashkëstudentë nga Akademia Muzikore. Ndër ta ishin Valentina Aleksandrova, basi i paharrueshëm Alekesej Millkovski, si dhe Nikolla Smoçevski – më vonë bariton kryesor i Operës së Sofjes. Këta janë emrat e këngëtarëve, të cilët vunë themelet e teatrit të ri.

Që për spektaklin e parë vallet i përgatiti balerina dhe pedagogia ruse Ana Vorobjova. Ajo është krijuesja e grupit të baletit të operës. Dirigjenti i korit është Krëstjo Marev, i cili ishte kryedirigjent dhe udhëheqës i teatrit për një kohë të gjatë. Opera e Plovdivit filloi së funksionuari me një entuziazëm të madh dhe me shumë punë. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur incizimi i spektaklit të saj të parë.

Gjatë viteve të para pas krijimit të Operës së Plovdivit u formuan kriteret estetike të grupit operistik. Në skenat e saj u paraqitën vepra të reja bullgare, sidomos të Parashkev Haxhievit, si dhe spektakle interesante të operave më pak të njohura te ne. Grupi operistik paraqiti dhe një sërë operash dhe operetash të reja të kompozitorëve sovjetikë. Në skenën e Operës së Plovdivit gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar u paraqitën dhe disa komedi muzikore, ndër të cilat “Lejdi ime e mrekullueshme” e Frederik Lou etj. Pjesa e parë e baletit ishte vendosur në vitin 1957 – kjo ishte “Zana e Kukullave” e Josef Bajerit.

© Foto: ofd-plovdiv.eu

“Ballo me maska” nga Verdi

Opera e Plovdivit gjithmonë ka pasur shumë solistë të mrekullueshëm. Ndër ta janë Penka Koeva, Rajna Kosherska, Avram Andreev, Ivan Vampirov, kurse më vonë – Petër Bakërxhiev dhe Asen Çavdarov, të cilët e përhapën famën e Operës së Plovdivit.

Brezat e parë të këngëtarëve patën shansin të mësohen nga regjisorët e njohur Dragan Kërxhiev, Misho Haxhimishev, Bohos Afejan, Georgi Përvanov, Petër Shtërbanov, Svetozar Donev. Koreografët e baletit ishin krijues me shumë fantazi, si Bogdan Kovaçev, Lidia Diamandieva, Fedja Bakallov. Gjatë viteve të para spektaklet dirigjoheshin nga Krëstjo Marev, Vasill Llollov, Nevin Mihalev, kurse nga viti 1964 – nga Ivan Marinovi. Atëherë dirigjenti i operës ishte Angell Hristov. Kjo periudhë ishte plotë shfaqje shumë të mira të formacionit artistik.

Gjatë disa viteve të fundit të reformave kulturore në Bullgari dhe në pritje të reformimit të Shtëpisë Sindikaliste të Kulturës, Opera e Plovdivit përjeton një periudhë krize, por shpresojmë se do të arrijë të rimëkëmbë prestigjin e saj nga e kaluara.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rosica Kavallxhieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova

Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..

botuar më 24-10-09 12.31.MD

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD