Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Bencion Eliezer dhe fillimi i estradës bullgare

Për muzikantët bullgarë Bencion Eliezer nuk është vetëm autor i këngëve të estradës. Në vitet e tij rinore kompozitori ka luajtur në altsaksofon në “Xhaz Ovçarov”. Pas kësaj ka qenë dirigjent në Orkestrën e Estradës, e cila incizonte muzikë për Radion Kombëtare Bullgare. Bashkë me të dirigjenti realizoi koncertin e parë të estradës në radio, vetëm prej veprash bullgare. Në vitin 1956 Bencion Eliezer u bë udhëheqës i orkestrës së porsaformuar të estradës pranë Teatrit Satirik në Sofje, ku punoi deri në vitin 1958. Më vonë grupi u bë themeli i Big Bendit të sotëm të Radios Kombëtare Bullgare.

Bencion Eliezer

© Foto: ubc-bg.com

Kjo veprimtari lëri gjurma të thella në krijimtarinë e Bencion Eliezerit – ai është autori i një sërë pjesësh instrumentale. Një prej tipareve të krijimtarisë së Bencion Eliezerit në këtë gjini është tingëllimi kombëtar. Kompozitori, i cili ka mbi 250 përpunime të këngëve popullore bullgare, e arrin këtë tingëllim, duke asimiluar në gjuhën e tij muzikore elemente të folklorit tradicional muzikor.

Duke folur për kompozitorin dhe dirigjentin Bencion Eliezer nuk mund të mos përmendim karrierën e tij akademike. Në vitin 1951 muzikanti i ri mbaroi pedagogji në Akademinë Muzikore Shtetërore në Sofje. Dy vjet më vonë u diplomua në degat e kompozimit dhe dirigjimit. Menjëherë pas kësaj u bë asistent në Akademinë e Harmonisë, kurse në vitin 1960 u emërua pedagog atje. Pas dhjetë vitesh Bencion Eliezer u bë profesor. I përmendim këto fakte, sepse ato kontribuuan për rolin e tij të klasikut në estradën bullgare.

Krijimtaria muzikore e Bencion Eliezerit edhe sot e kësaj dite është një shembull i stilit të lartë dhe i thjeshtësisë së mjeteve shprehëse.

Po të doni të dëgjoni vepra të zgjedhura të Bencion Eliezerit, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rozmari Statullova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD
Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD