Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhurimi i gjakut në Bullgari – 14 qershori – Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Foto: BGNES
14 qershori u shpall nga OKB-ja – Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut. Kjo ditë vjen të na sugjerojë se gjaku është i paçmueshëm dhe i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës njerëzore. Për fat të keq dhurimi i gjakut nuk është në nivelin e duhur në Bullgari. Tek ne 1000 banorëve iu takohen 22 dhurues të gjakut. Që të kënaqen nevojat e gjakut janë të domosdoshëm 50 veta. “Dhurimi i gjakut është shumë i dobishëm, sepse stimulon procesin e rinovimit të qelizave të gjakut dhe shton forcat mbrojtëse të organizmit. Është me rëndësi të thuhet, se të gjitha materialet, që shfrytëzohen gjatë marrjes së gjakut janë individuale, sterile dhe për përdorim të njëfishtë. Të gjithë dhuruesve të gjakut u sigurohen 2 ditë leje të paguar, dhe u jepen rezultatet e testimit laboratorik të SIDA-së, hepatitit B dhe C, sifilizit dhe grupit të gjakut” – thekson Stefka Popova, kryetare e Organizatës Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut dhe shton:

Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut u krijua në fund të vitit 2010. Dhe krijimi i saj u imponua si rezultat i nevojës së gjakut. Qëllimi i organizatë është të informojë për problemin lidhur me pamjaftueshmërinë e gjakut dhe me dhurimin vullnetar të gjakut tek ne. Organizata shpallet kundër dhurimit të paguar të gjakut, kundër shitjes së gjakut në tregun e zi, sepse kjo fsheh në vet veten shumë rreziqe. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shitjen e gjakut në tregun e zi një fenomen të rrezikshëm. Një donator i paguar nuk ka interes të përmend për sëmundje kronike, ose për pranimin e medikamenteve. Kështu jeta e njeriut që ka nevojë për gjak është e kërcënuar.

© Foto: BTA


Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari më se 75 për qind nga numri i përgjithshëm i dhuruesve të gjakut nuk janë vullnetarë. Ata janë njerëz, të afërmit e të cilëve kanë nevojë për transfuzionin e gjakut. Prandaj ata janë të detyruar të dhurojnë gjak, ndërsa të tjerë paguajnë në tregun e zi. Lidhur me këtë zonja Popova thekson:

Është një problem i madh sigurimi i gjakut, sepse më se 80 për qind nga operacionet në shëndetësi, lidhen me domosdoshmërinë e transfuzionit të gjakut dhe me sasinë e mjaftueshme të gjakut, kështu që mungesa e sasive të domosdoshme rrezikon jetën e njeriut. Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut bënë përpjekje të popullarizojë dhurimin vullnetar të gjakut duke siguruar më shumë informacion. Në fakt njerëzit nuk janë të informuar mirë. Synojmë, që nëpërmjet sajtit tonë dhe faqes sonë të Facebukut të njoftojmë për fushatat e dhurimit të gjakut, për kushtet, të cilëve duhet t’u përgjigjen dhuruesit e gjakut. Sqarojmë ku dhe si mund të dhurohet gjak dhe pse kjo është me rëndësi të madhe. Çdo ditë në Bullgari më se 500 veta kanë nevojë për gjak dhe nga sigurimi i tij është në varësi jeta e tyre. Në lidhje me Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut realizojmë një projekt me emrin “Dhuro gjak”. Secili që ka dëshirë të dhurojë gjak ose ka nevojë për gjak, mund të regjistrohet në këtë program dhe organizata jonë nëpërmjet partnerëve tanë, anëtarëve dhe miqve do t’i ndihmojë.

Cilat janë premisat për shtimin e numrit të dhuruesve të gjakut tek ne?

Premisat kryesore kanë të bëjnë me ndryshimin e qëndrimit të njerëzve ndaj dhurimit vullnetar të gjakut dhe më në veçanti, se ata duhet të kuptojnë që pa u ndërprerë ka nevojë për gjak – përgjigjet Stefka Popova. Një burë kur është në gjendje të mirë shëndetësore mund të japë gjak pesë herë për vit, ndërsa një grua – katër herë. Kjo është forma më vetëmohuese e dhurimit të gjakut, sepse në këtë mënyrë shpëtohet jeta e ndonjërit, që ka nevojë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD