100 vjetori i Luftërave Ballkanike, u bë shkak për rimëkëmbjen e një sërë monumentesh ushtarake. Vazhdon puna edhe për kërkimin e varreve ushtarake bullgare në vendet fqinje. Si mbrohet kujtimi i dëshmorëve, që sakrifikuan jetën në fushën ushtarake – mbi këtë temë bisedojmë me z. Ivo Antonov, ekspert i monumenteve ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
“Monumentet ushtarake filluan të ndërtohen gjerësisht pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kryesisht gjatë viteve 20-të dhe 30-të të shekullit XX – tregon zoti Antonov. – Kjo këtë lidhet me krijimin e shumicës së monumenteve, të cilët mund të shihen edhe në qytetet dhe në fshatrat më të vogla.”
Sa janë monumentet ushtarake në Bullgari?
“Më se 2 500 janë monumentet ushtarake në Bullgari, duke përfshirë lapidare, të cilët bashkë me mauzoletë, eshtëroret dhe të tjera, janë nën emrin e përbashkët “monumente ushtarake”. Ata ngrihen në vendet e populluara dhe përjetësojnë kujtimin e dëshmorëve vendas, të cilët sakrifikuan jetën për Bullgarinë.”
Jashtë kufijve të vendit ka varreza bullgare të atyre ushtarëve, që ranë për Bullgarinë gjatë pesë luftërave, në të cilat vendi mori pjesë pas çlirimit nga zgjedha turke: Lufta Serbo-Bullgare nga viti 1885, dy Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore.
Çfarë bëhet për kërkimin e varrezave ushtarake bullgare në vendet fqinje ballkanike?
“Prej më se 10 vitesh realizohet një program për kërkimin e varrezave ushtarake, kryesisht në Maqedoni dhe në Serbi. Në ato dy vende ranë dëshmorë më shumë ushtarë bullgarë. Në Maqedoni varret e këtyre njerëzve janë në gjendje shumë të keqe, madje 99 për qind prej tyre janë të asgjësuara. Varret, që akoma ekzistojnë janë lënë pas dore dhe janë në vende të paarritshme. Kështu që puna për zbulimin dhe rivendosjen e këtyre varrezave është shumë e rëndë. Deri tashti u zbuluan afro 70-80 objekte, kështu që veprimtaria në këtë drejtim vazhdon. Dhe në se autoritetet maqedonase do të na ndihmonin, atëherë puna do të avanconte më shpejtë. Po përparojnë punimet në Serbi, sidomos gjatë viteve të fundit, sepse aty shfaqin një qëndrim pozitiv ndaj zbulimit dhe rivendosjes së varrezave të ushtarëve bullgarë. Edhe në Rumani, kryesisht në Dobruxhën Veriore, u realizuan disa ekspedita për kërkimin e varrezave. Vizituam më se 120 vende të banuara. Doemos planifikohen ekspedita edhe Turqi dhe në Greqi.”
© Foto: haskovo.com
Çfarë bëhet për rimëkëmbjen e monumenteve ushtarake?
“Prej disa vitesh Ministria e Mbrojtjes realizon një program me emrin “Monumente Ushtarake”. Mund të them, se kemi rivendosur shumë përmendore deri tashti. Vetëm gjatë vitit 2012 me rastin e përvjetorit të 100-të të Luftërave Ballkanike, me përkrahjen financiare të qeverisë arritëm të rimëkëmbim më se 50 monumente në ato rajone, ku u zhvilluan betejat, ose u çliruan gjatë Luftës së Parë Ballkanike. U rindërtuan përmendore – simbole të regjimenteve si për shembull – monumenti i Regjimentit të 29-të të Këmbësorisë në qytetin Jamboll, monumenti i Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë të Rodopeve në qytetin Haskovo. U meremetuam edhe shumë monumente të tjera të ngritura për përjetësimin e kujtimit të regjimenteve të tjera, të cilët morën pjesë në Luftën e Parë Ballkanike.”
© Foto: stara-sofia.com
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..