Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Santra: “Tani i marr vendimet vetë”

Foto: arkiv
Në vitin 2013 u mbushën 10 vjet nga paraqitja e parë në skenë e Aleksandra Sëllkovës, e cila është më e njohur me pseudonimin Santra. Karriera e saj muzikore filloi kur këngëtarja ishte vetëm 16 vjeçe. Suksesi i saj nuk është i rastit. I ati i këngëtares së re është muzikant. Ajo ka filluar t’i bjerë pianos që në moshën 3 vjeç dhe gjithmonë ka ditur se do të merret me muzikë.

Stili muzikor i Santrës ngjan shumë me R&B. Kjo, krahas vizionit të saj interesant, i sjell sukses këngëtares. Disa vite me radhë ajo këndonte në duet me këngëtarin e njohur të stilit rap Spens dhe me një këngëtar tjetër të njohur Kristo. Përveç se incizojnë këngë së bashku, Santra dhe Kristo janë bashkënxënës dhe miq shumë të mirë. “Puna në duet është më e lehtë, sepse interpretuesit ndajnë njëri me tjetrin si pozitivat, ashtu dhe negativat” – thotë këngëtarja.

Shumë vite me radhë Santra dispononte një ekip, i cili e ndihmonte në përgatitjen e projekteve të saj. “Tani i marr vendimet vetë – kështu më pëlqen më shumë” – thotë këngëtarja. Sot ajo është e pavarur, e di se çfarë është formula e suksesit dhe është producente e këngëve të veta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD