Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aparatura bullgare në ndihmë të studimeve kozmike

Foto: EPA/BGNES
Aparaturë bullgare prapë ndodhet në orbitën rreth Tokës, kësaj here në realizimin e dy projekteve ndërkombëtare të studimit të Kozmosit. Pajisje bullgare u përfshin në eksperimentin “Situata”, lidhur me studimin e gjendjes rreth Stacionit Ndërkombëtar Kozmik. Aparate bullgare të teknologjive të larta janë në orbitë si pjesë e misionit, i cili kërkon përgjigjen e pyetjes si do të reagojë organizmi njerëzor gjatë fluturimit të vazhdueshëm kozmik.

Detyra kryesore e austonautëve të Stacionit Ndërkombëtar Kozmik është të dalin në Kozmosin e hapur, të montojnë aparatura, të punojnë me panelet diellore të stacionit dhe të mirëmbajnë sistemet për ngjitje me anijet, që vijnë nga Toka. Prandaj me rëndësi aq të madhe është njohja e mirë e situatës rreth stacionit. Kështu si rezultat ndër shkencëtarët lindi ideja për një projekt madhështor me emrin “Situata” me pjesëmarrjen e 7 vendeve, duke përfshirë edhe Bullgarinë. Detyra është të studiohen fushat elektromagnetike rreth stacionit, gjendja e plazmës kozmike, temperatura e saj, përqendrimi i saj dhe potenciali i saj elektrik. Stacioni Ndërkombëtar Kozmik ka një peshë mbi 500 tonë dhe përbën një trup të veçuar kozmik. U bë fakt se, pavarësisht nga vakumi, në të cilin ndodhet, potenciali elektrik i sipërfaqes së moduleve të stacionit mund të arrijë deri 200 volte. Anijet që mbërrijnë nga toka janë me një potencial më të ulët elektrik, gjë që ngandonjëherë është pengesë për ngjitjen normale me stacionin. Prandaj me një rëndësi aq të madhe është caktimi i situatës së atmosferës rreth moduleve. Shkencëtarët janë me shpresë, që problemi të përballohet me ndihmën e aparaturës së dërguar gjatë prillit. Kozmonautët e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik nevojiteshin 6 orë, që të instalojnë ato impiante në Kozmosin e hapur. Detyra e sensorëve sferik bullgarë, që u montuan në shkopinj jashtë stacionit, është të matin potencialin elektrik të moduleve të veçanta.

“Ato impiante të teknologjisë së lartë janë nou-hau i Institutit të Studimeve dhe Teknologjive Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave – tregon me krenari drejtori i tij profesor Petër Gecov. – Dy janë aparaturat e institutit tonë. Njëra është sonda e Lengmjurit për studimin e parametrave të plazmës kozmike, thënë me fjalë të tjera të hapësirës rreth stacionit. Aparatura e dytë është për matjen e potencialit elektrik të Stacionit Ndërkombëtar Kozmik me ndihmën e sensorëve. Ky tip sensorësh prodhohen që prej 30 vitesh në Bullgari dhe deri tashti u shfrytëzuan në shumë satelite dhe stacione kozmike. Kështu që të dy aparatet janë elemente kryesore të kompleksit të madh për realizimin e eksperimentit “Situata”. Bëhet fjalë për inovacione origjinale bullgare.”

Patentë bullgare janë edhe dozimetrat Ljulin. Në mesin e prillit ata u nxorën në orbitën rreth tokës në bordin e një sateliti biologjik në kuadrin e një eksperimenti tjetër me pjesëmarrje bullgare. Në këtë satelit në kushtet e mungesës së gravitetit jetojnë minj, hardhje, kërmij, peshq. Qëllimi është të vendoset si do të ndërrohen dukuritë gjenetike dhe çfarë ndryshime të tjera do të ndodhen te organizmat tokësore gjatë fluturimeve të vazhdueshme në Kozmos. Eksperimenti realizohet në kuadrin e përgatitjes së misionit të ardhshëm te Marsi.

“Qëllimi është të studiohet si ndikon rrezatimi, mungesa e gravitetit dhe të gjitha elementet e tjera të Kozmosit gjatë fluturimit – shpjegon prof. Gecov. – Dozimetrat bullgare, që janë 4 për nga numri, janë vetëm një pjesë e vogël e kompleksit të aparaturave shkencore, që studiojnë ndikimin e mjedisit kozmik mbi racat e ndryshme kafshësh.”

Bullgaria nisi prodhimin dhe aplikimin e dozimetrave Ljulin që para 25 vitesh. Atëherë ato u shfrytëzuan në programin shkencor, që u realizua gjatë fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov. Me zhvillimin dhe avancimin e teknologjive ato impiante u bënë më të vogla dhe më të lehta. Dhe përderisa për eksperimentet gjatë fluturimit të kozmonautit bullgar në vitet 80-të të shekullit XX pesha e tyre ishte 2 – 3 kilogramë, sot në bordin e satelitit biologjik – pesha e këtyre dozimetrave është vetëm disa gramë. Të dhënat, që do të grumbullohen gjatë eksperimentit do të analizohen. Pritet, që ato të hedhin një dritë të re mbi sjelljen e organizmave tokësore gjatë fluturimeve të gjata, siç do të jetë udhëtimi i ardhshëm deri te Marsi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD