Në shtetet ish aleate u shpërthyen ndjenje patriotike të armiqësisë dhe kokëfortësisë. Pikërisht ato ndjenje të ashpërsisë pushtuan edhe shtetet e mëdha, që hyrën në Luftën e Parë Botërore. Megjithëqë Bullgaria ishte më e dobësuar nga konflikti ballkanik, edhe në të u përhap kjo eufori ushtarake. Rumania ngriti pretendime për territore në Bullgarinë Verilindore, si kompensim i zgjerimit bullgar në Maqedoni, ku kishte edhe një pakicë kucovllahe. Si rezultat qeveria bullgare ra dakord t’i japë Bukureshtit qytetin Silistra. Megjithatë, Rumania vendosi që në rast lufte do të përfshihet në anën e Serbisë dhe Greqisë. Porta e Lartë – qeveria turke, ndiqte me vëmendje zhvillimin e situatës, duke pritur një moment të përshtatshëm, që t’i rikthejë vetes trojet në Trakinë Lindore, sidomos qytetin Edrene. Bullgaria nuk mori në konsideratë mundësinë për ndërmjetësinë e palës ruse. Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sezanov nguli këmbë të bëhen disa komporimise. Mirëpo, mbreti bullgar Ferdinand nuk deshi të dëgjojë se duhet të bëjë mbrapsje dhe vazhdonte të ngulë këmbë për Selanikun e okupuar nga grekët, dhe për Maqedoninë Perëndimore.
Sipas akademikut Georgi Markov mbreti Ferdinand kishte dëshirë, që çështja kombëtare bullgare të zgjidhet nëpërmjet formimit të Bullgarisë së pandarë në kufijtë e caktuara në Marrëveshjen Paqësore të Shën Stefanit. Me këtë dokument iu dha fund Luftës Ruso Turke nga vitet 1877 – 1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Mirëpo, vetëm disa muaji pas Çlirimit të Bullgarisë në Kongresin e Berlinit Fuqitë e Mëdha copëtuan trojet bullgare. Kështu bashkimi i këtyre territoreve të ndara të populluara me bullgarë u bë një kauzë kombëtare.
Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga..
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..