Në Sofje në Spitalin e Kardiologjisë “Sh. Ekaterina” do të krijohet klinika online. Për çfarë bëhet fjalë? Një sistem video do të mundësojë kirurgët bullgarë gjatë operacionit që të lidhen me kardiologët më të mirë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Këtë e shpalli doc. Nikollaj Dimitrov, konsulent i kardiologjisë në Bullgari dhe njëkohësisht zv/drejtor i spitalit. Nikollaj është një nga krijuesit e projektit.
“Kohët e fundit në Bullgari u zhvillua një aksion masiv i kardiologëve dhe kardiokirurgëve në dobi të pacientëve në provincë. U hapën laboratorë të analizave të aortës – bën me dije doc. Nikollaj Dimitrov. – Në Sofje funksionojnë 39 laboratorë të tillë, ndërsa tre të tjerët janë të vendosur në Plovdiv, Burgas dhe Varna. Ideja e klinikës online është rrjeti vizual midis të gjithë laboratorëve, ku mjekohen pacientë me infarkt të miokardit. Po ashtu pacienti nuk do të vërtitet nëpër spitalet dhe do të pakësohet përqindja e ndërlikimeve dhe vdekjes. Ana tjetër pozitive e klinikës online është që në kohë reale mund të ndiqen operacionet e mjekëve në vend. Imazhi dhe zëri do të transmetohet në diapazonin prej 0.8-4 sekondash. Specialistë me eksperiencë të madhe në kardiologji, siç është prof. Genço Naçev, drejtor i Spitalit “Sh. Ekaterina” dhe konsulent kardiologjie në vend, do të japin këshilla.”
Përmes video-lidhjes do të zhvillohen trajnime individuale dhe seminare për mjekët e rinj në provincë. Ata do të kenë mundësinë për të ndjekur drejtpërsëdrejti ligjërimet e specialistëve të huaj, t’u bëjnë pyetje atyre, si dhe t’i mbikëqyrin ata duke kryer operacione në sallat tona të ndërhyrjes.
© Foto: BGNES
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..