Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

15 vjet Bullgaria administron Antarktidën

Baza bullgare “Sh. Kliment i Ohrit”
Foto: bg.wikipedia.org
Para 15 vitesh, më 1998 Bullgaria u bë anëtare konsultative e Traktatit të Antarktidës që do të thotë se administron kontinentin e akullt. Në fakt Bullgaria u vendos në Antarktidë para se të anëtarësohet në NATO dhe BE. Çdo vit në një nga shtetet të cilat e kanë firmosur traktatin, mbahet konferenca lidhur me çështjet e Antarktidës. Më 2015 konferenca do të mbahet në Bullgari.

Kontinenti i akullt administrohet nga Spanja, Britania e Madhe, Japonia, Kina, Rusia dhe shtete të tjera. “Vendet e huaja e dinë se ia vlen të kenë bazë andej, sepse në Antarktidë bëhen disa nga hulumtimet më të rëndësishme shkencore”, thotë udhëheqësi i ekspeditës bullgare prof. Hristo Pimpirev.

Çfarë rëndësi ka për Bullgarinë administrimi i kontinentit?

© Foto: BGNES

“Kjo është një njohje e madhe ndërkombëtare për ne. Antarktida përbën një politikë të jashtme serioze dhe njëkohësisht ka pasuri natyrore, thekson prof. Pimpirev. – Shtetet e firmosura Traktatin e Antarktidës së shpejti do të përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre, sepse në kontinent sillen risitë më të mëdha për njerëzimin. Në Antarktidë shfaqet dukuria atmosferike e cila ka të bëjë me ndryshimet e klimës në Tokë. Shtresa e ozonit andej është bërë më e hollë. Nën akull u zbulua një liqen i madh i cili është formuar para 1 mln vitesh. Bakteret në liqen nuk gjenden diku tjetër në Tokë. Këto baktere mund të përdoren për farmaceutikën dhe të mjekohen pacientë me sëmundje të rënda. Bullgaria krenohet se administron Antarktidën, sepse hulumtimet në kontinent do të shtyjnë fushën e biznesit dhe industrisë. Një ditë Antarktida do të shpërbejë punën tonë.”

 

A është e vërtetë se në kontinentin e akullt gjenden burimet më të mëdha të ujit nëntokësor dhe të gazit, arit dhe argjendit?

“Sigurisht se po – i bindur është prof. Pimpirev. – Unë jam profesor i gjeologjisë në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment i Ohrit”. 10 vite me radhë kemi punuar rreth bazës bullgare për të shqyrtuar burimet e mineraleve. Kontinenti është shumë i pasur. Mineralet në univers nuk janë të pakufizueshme, por gjithsesi së pari do t’i kërkojmë ato në Tokë para se të fillojmë t’i nxjerrim në Kozmos. Bullgaria do të jetë një nga vendet përfituese.”

Si konkretikisht do të përfitojë Bullgaria?

“Traktin e Antarktidës e kanë firmosur 28 shtete – thotë prof. Pimirev. – Kur të ndahen pasuritë, do të merret parasysh punën e kryer nga vendi përkatës, kush dhe si ka kontribuuar në hulumtimet lidhur me kontinentin e akullt.”

A ka minerale rreth e rrotull bazës së Bullgarisë?

“Po, në afërsi të bazës vërehen burime të argjendit, bakrit dhe të arit – sqaron Hristo Pimpirev. – Në ujërat bregdetare u konfirmua se ka burime të gazit dhe të naftës.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD