Manastiri Obradovski “Shën Martiri Minai” është një nga shenjtroret, me popullaritet më të madh që ngrihet në rajonin e Sofjes. Ai ndodhet në ish fshatin Obradovci, sot lagjen Benkovski të kryeqytetit. Godina e tij ngre shtat në mes të luadheve të shtrira pranë lumit Vladajska. Tërë vitin këtu vijnë njerëz t’i drejtojnë Zotit lutje për shëndet dhe mirëqenie.
Sipas legjendës gjatë shekullit XI në këtë vend ngrihej një kompleks i madh me 40 kisha të vogla, shumë godina dhe një shkollë teologjike. Pranë shenjtërores kishte edhe një manastir murgeshash, i cili ishte pjesë e kompleksit të Republikës së Murgjve të Atonit. Aty pelegrinët, që shkonin në Malin e Shenjtë ndaleshin të pushojnë. Pas shekujsh këtë vend e vegoi gjatë ëndrrës profetja Bona Velinova, e cila posedonte dhuntinë që gjatë fjetjes të shikojë vendet, në të cilët para vitesh kishte kisha dhe manastire. Në gjym Bonës iu shfaq Zoti, i cili i tregoi vendin, në të cilin në të kaluarën kishte një shenjtërore të lashtë. Shenja e dytë, që dha Zoti, ishte kur në po këtë vend u shpërthye një zjarr. Kur njerëzit vendas erdhën në mesë të barit të djegur panë vijat e dukshme të themeleve të një manastiri. Të tjerë tregojnë se gjatë vitit 1927 Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar, që bie më 14 shtator, fshatarët nga Obradovci panë rrënojat e mureve të lashta në kullotën, ku sot ngre shtat manastiri. Sipas këshillit të gjyshes Bona filluan të gërmojnë në këtë vend dhe kështu zbuluan themelet e një kishte të lashtë, një pjesë të kryqit dhe një temjanicë. Në afërsi të altarit gjetën një pus të veshur me gur, nga i cili buronte uji të bekuar mjekues.
Po atë viti – 1927, Ditën e Shën Minait, më 11 nëntor, qindra besimtarë erdhën në këtë rajon dhe vendosën të grumbullojnë mjete për ndërtimin e një manastiri. Mbi rrënojat e shenjtërores mesjetare të krishtere ndërtuan një kishë të vogël prej druri, e cila ekzistonte deri në vitin 1942. Ndërtesa e vogël e ngritur pranë kishës për besimtarët, mbeti deri në vitin 1969.
© Foto: svetimesta.com
Në vitin 1942 administrata kishtare e fshatit Obradovci mori vendin për ndërtimin e një kishte të re. U hodhën themelet e kishës, e cila mund të shihet edhe më sot. Ndërtesa u bekua më 21 tetor të vitit 1945. 12 vjet më vonë u bekua një kish e re e vogël kushtuar Shenjtorëve Kozma dhe Damjan, për arsye, se edhe në të kaluarën kishte një shenjtërore kushtuar këtyre vëllezërve çudibërës. Në altarin e tij ka një ajazmë me uji mjekues. Murgjit këshillojnë, që secili që viziton manastirin të lajë sytë, të pijë një gllënjkë, dhe të marrë me veten për në shtëpi, ku të spërkatë të gjitha dhomat për shëndet dhe mirëqenie. Një shenjtërore tjetër u ndërtua për nder të apostujve të shenjtë Petër dhe Pavell në vitin 1970. Dëshira e klerit dhe e besimtarëve është, që të rivendoset tërë kompleksi i manastirit me 40 kishat e vogla, që ekzistonin në të kaluarën.
Popullariteti i madh i shenjtërores i detyrohet ikonës çudibërëse të Shën Minait, e cila është në hyrjen e kishës. Besohet, se ajo posedon veti të madha mjekuese. Dhe në se njeriu ka besim të fortë mund të shërohet nga ndonjë sëmundje e rëndë ose të shpëtohet nga ndonjë fatkeqësi.
© Foto: pravoslavieto.com
Pas ndërtimit të manastirit këtu filluan të vijnë shumë njerëz të kërkojnë ndihmën e Shën Martirit Minai, t’i drejtojnë atij lutje për shëndet, për shërim dhe për shpëtim. Edhe më sot konsiderohet, se vendi posedon një forcë magjike kuruese si për shpirtin, ashtu edhe për kufomën. Në manastir ka një libër, në të cilin përshkruhen çuditë, që kanë ndodhur si rezultat i lutjeve të etshme drejt Shenjtorit. Këtu vijnë edhe shumë të rinj, që kërkojnë mbështetjen e Zotit dhe bekimin hyjnor. Për shëndet besimtarët mbajnë ushqime të ndryshme, që vihen nën ikonën e shenjtorit dhe pas kësaj shpërndahen.
Festat e mëdha të krishtere oborri mbushet me besimtarë dhe miq. Për ata, që vijnë nga larg ka një godinë, në të cilën mund të kalojnë natën. Ka dhe kuzhinë dhe dhomë të ngrënies. Oborri i kompleksit të manastirit mirëmbahet shumë mirë. Në mes të barit të gjelbër rriten lule lara-lara, ka një çezmë, ka stola të shumta, pemë.
© Foto: bulgarica.com
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..