Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Beatboxing-u popullarizohet gjithnjë e më shumë në qytetin Gabrovo

Shumë të rinj bullgarë praktikojnë sportin urban parkur.
Foto: Архив

Qyteti i Gabrovos gjendet në Bullgarinë Qendrore. Banorët e tij janë njerëz praktikë dhe largpamës. Këto aftësi u konfirmuan gjatë organizimit të Festivalit Rinor “Në qendër”. Aktiviteti u mbajt në fund të muajt qershor. Në festival kishte gara me pengesa, me biçikleta, pjesëmarrës të cilët bënë skejtbord, muzikë, kërcime, arte luftarake japoneze e shumë aktivitete të tjera. Shumë interesante ishte forumi i beatboxing-ut. Ky është një interpretim me gojë i cili u ngjan instrumenteve si bateri dhe perkusione.

Në qytetet Burgas, Pleven, Teteven dhe Sofje ka shumë të rinjtë të cilët e ushtrojnë beatboxing-un, por në Gabrovo është formuar një shkollë speciale. Pesë nxënës nga gjimnaze të ndryshme mblidhen çdo ditë të marte dhe të enjte për të përsosur aftësitë e tyre të beatboxing-ut. E kanë quajtur grupin “Sound Breakers”. Muzikanti i njohur nga Gabrovo, Dimitër Krotev pasuron interpretimet e nxënësve me motive të muzikës popullore. Kështu lind një stil i ri – beatboxing plus ritme autentike bullgare.

Grupi “Sound Breakers”

Vitin e kaluar në Gabrovo u mbajt Festivali i Beatboxing-ut. Atëherë erdhi mysafir Aleksandër Dejanov-SkilleR nga Sofja. Ai është kampion botëror i beatboxing-ut dhe njihet me nofkën “Goja e shpejtë e Lindjes”. Në festival morën pjesë dhe 30 adoleshentë të tjerë nga mbarë Bullgaria të cilët e ushtrojnë interpretimin specifik me gojë.

Beatboxing-u i pëlqen Dijan Ivanovit i cili mëson në Gjimnazin e Turizmit në Gabrovo. Siç thotë ai, bashkë me muzikantët e tjerë të beatboxing-ut nga Gabrovo mblidhen në një sallë të pajisur mirë pranë Shtëpisë së Kulturës. I pasionuar pas këtij lloj muzike, i riu Dijan thotë se bën prova përditë, se beatboxing-u duket i lehtë, por faktikisht është art serioz muzikor. 

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Facebook
По публикацията работи: Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..

botuar më 24-09-04 7.05.PD