Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritetet e shefit të ri të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”

Shefi i sapozgjedhur i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” z. Vlladimir Pisançev.
Foto: BGNES
Luftimi i krimeve ekonomike do të jete mes prioriteteve të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” (bullg. DANS). Këtë e deklaroi shefi i sapozgjedhur Vlladimir Pisançev. Sipas fjalëve të tij, varfërimi i popullit çon në rritjen e krimit dhe korrupsionit si në sferën ekonomike, ashtu dhe në atë politike.

“Aktualisht rreziku më i madh për sigurinë kombëtare është kriza ekonomike – thotë z. Pisançev. – Kjo e fundit pakëson potencialin e Bullgarisë dhe në fakt, shteti vështirësohet të ushtrojë funksionet e tij. Ja pse puna e Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” do t’i drejtohet hetimit të krimeve ekonomike dhe të korrupsionit. Në veçanti do të hetohen mashtrimet me TVSH-në dhe me akcizat e mallrave, si dhe pastrimi i parave, kontrabanda, mashtrimet me taksat dhe mënyra e absorbimit të parave të BE-së. Parandalimi i korrupsionit është me rëndësi të madhe për imazhin e mirë të kushteve të biznesit në Bullgari. Korrupsioni është i lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar. Ja pse është mirë që Departamenti i Luftimit të Krimit të Organizuar transferohet nga Ministria e Punëve të Brendshme në Agjencinë Shtetërore “Siguria Kombëtare”.

Sipas Vlladimir Pisançevit kryesisht me këtë qëllim u formuan 4 ekipet, të cilat bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Këto do të punojnë në katër drejtime kryesore: korrupsion, kontrabandë, siguri financiare dhe biznes narkotikësh. Prioritet tjetër i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” është sistemi i cili mirëmban shëndetin, kujdes për sigurinë dhe mirëqenien ekonomike e sociale të popullit. Z. Pisançev është kategorik se, nëse ky sistem nuk funksionon siç duhet, atëherë do të ketë pasoja të rënda për shtetin.

“Sistemi i mirëmbajtjes ndikon si në plan ndërkombëtar, ashtu dhe në atë të brendshëm – është i mendimit shefi i ri i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”. – Ne do t’i organizojmë detyrat tona kështu që të parandalojmë kriza në sistemin e mirëmbajtjes. Po ashtu vërehet interes ndërkombëtar për këtë sistem, sepse jemi të prekshëm dhe duhet të mbrojmë interesin kombëtar.” 

Cilat janë prioritetet e tjera?

“Kundërzbulimi është një element shumë i rëndësishëm i punës sonë, sepse ai sjell informacion për synimet e shteteve të tjera – shpjegon z. Pisançev. – Ky informacion është me rëndësi kur qeveria merr vendime. Në këtë lidhje funksionon dhe Këshilli i Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave. Këshilli i Sigurisë do të koordinojë punën e departamenteve të ndryshme dhe do të caktojë detyrat e tyre. Ky është organi nëpërmjet të cilit qeveria do të përkufizojë prioritetet e shtetit.”

Vlladimir Pisançev është i bindur se pas atentatit të 18 korrikut 2012-ës në Aeroportin e Burgasit terrorizmi është rrezik real për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Ja pse masat kundër terrorizmit janë mes prioriteteve të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD