Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktualizimi i buxhetit – pro dhe kundër

Në mesin e vitit qeveria Oresharski, e cila drejton vendin rreth dy muajve, ndërmori në një mbledhje të jashtëzakonshme hapin e vet të radhës – aktualizimin e buxhetit. Në Parlament do të zhvillohen debate, por ky hap shkaktoi reagime të ndryshme. Diskutimet rreth shtimit të shpenzimeve në thesarin e shtetit i kthejnë në Parlament deputetët e partisë GERB, të cilët refuzuan të marrin pjesë në punën parlamentare.

Shkak për marrjen e një borxhi të ri prej 500 mln euro u bë mosrealizimi i prognozuar i të hyrave nga tatimet. Ndërkohë duhet të paguhen borxhet ndaj firmave dhe premtimet sociale ndaj shoqërisë. Sipas ministrit të financave Petër Çobanov në pjesën e të hyrave në buxhet hapet një vrimë kryesisht për shkak të prognozave të gabuara të kabinetit të mëparshëm për të hyrat nga TVSH-ja dhe akcizat. Me marrjen e një borxhi të ri nga kabineti i tanishëm, me të cilin deficiti ngrihet nga 2 në 3 miliardë leva (rreth 1,5 miliardë euro) nuk kalohet tavani i deficitit të lejueshëm nga buxheti. Me aktualizimin e buxhetit kabineti ka mundësi të emitojë një borxh suplementar të tregjeve ndërkombëtare, por edhe me të limiti aktual për borxhin shtetëror prej rreth 7,5 miliardë euro nuk do të tejkalohet, vuri në dukje ministri i financave. Sipas tij për plotësimin e detyrimeve me prioritet dhe të vonuara ndaj biznesit do të harxhohen 80 mln euro, me 20 mln euro do të mbulohen pagimet sociale ndaj njerëzve me të meta. Kurse 43 mln euro janë të parashikuara për energjetikën. Me pak mbi 5.5 milionë euro do të subvencionohen prodhuesit e duhanit, që u premtua nga kabineti teknik, kurse rreth 3 milionë euro janë të caktuar për shpenzime në fushën e shëndetësisë e të tjera. Por sipas ekspertëve rreth 71 milionë euro nuk dihet se për çfarë do të harxhohen. Debatet e zjarrta në Parlament po vazhdojnë.

“Ky është një aktualizim absolutisht i panevojshëm, i cili e hap spiralen e deficitit”, është e mendimit znj. Menda Stojanova, kryetare e Komisionit Buxhetor në Parlamentin e mëparshëm. Sipas saj pohimi se, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Doganat nuk mund të mbledhin shpenzimet e planifikuara, do të thotë heqje dorë nga lufta me kontrabandën. Një mendim të ngjashëm shprehu dhe zëvendësministri i financave në kabinetin e mëparshëm, z. Vlladisllav Goranov. “Po vazhdojmë të mendojmë se nuk ka një shkak të vërtetë për aktualizimin. Ai është i përshpejtuar dhe do të çojë deri në një destabilizim të përgjithshëm”, thotë ai.

Nga Dhoma Ekonomike Bullgare janë të mendimit se, aktualizimi i buxhetit dhe marrja e një borxhi të ri është i domosdoshëm, sepse përqindjet e parashtruara nga ish ministri i financave Simeon Djankov, u bënë të pasakta. Sipas Bozhidar Danevit, kryetar ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Bullgare, akoma përpara 1 viti nga Dhoma kanë paralajmëruar se, nuk mund të pritet një vëllim ekonomik prej 1,9 për qind dhe se të hyrat buxhetore nuk do të grumbullohen. “Kemi pritur rritje të konsumit, por ai u pakësua. Numri i të punësuarve gjithashtu u pakësua. Si të ketë të hyra në buxhet në këtë gjendje”, janë të mendimit nga Dhoma Ekonomike Bullgare.

Mendimi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari është se aktualizimi i buxhetit është i domosdoshëm, por me një shumë më të madhe, së cilës me një forcë të madhe iu kundërvu ministri i financave Çobanov. Sindikata propozon një paketë prej masave sociale, të cilët të financohen me aktualizimin e buxhetit 2013. Një pjesë nga masat janë të lidhura me rritjen e të ardhurave. Për shembull shtim i rrogës minimale nga 310 leva në 340 leva (170 euro) nga 1 tetori, shtim i kuotës vjetore të kuponëve pa taksa për ushqime deri më 120 milionë euro, si edhe ndarje e mjeteve për një shtim të njëhershëm ndaj pensioneve. Këmbëngulet edhe për ndihma më të larta sociale për ngrohje gjatë dimrit, si dhe të rriten mjetet në Planin Kombëtar të Punësimit për hapjen e vendeve të reja të punës. Reagimi i presidentit ndaj aktualizimit të buxhetit pritet pas përfundimit të diskutimeve në Parlament.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamen Dimitrov

1315 euro është minimumi i jetesës për një familje me tre anëtarë për një muaj

Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon..

botuar më 24-07-17 10.56.PD

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë të vazhdojë në rrugën drejt adoptimit të euros

Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..

botuar më 24-07-16 11.24.PD

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD