Kërpudhat e egra janë një nga pasuritë natyrore të Bullgarisë, një e treta prej territorit të së cilës përbëjnë malet dhe pyjet. Më se 200 lloje prej kërpudhave që rriten në vend janë të ngrënshme. Më e shijshmja prej tyre është Kërpudha e ngrënshme – Boletus edulis. Krahas kësaj kjo është kërpudha me rëndësi më të madhe ekonomike. Mirëpo, kërpudhat nuk hyjnë si substancë mjekësore në farmacinë bullgare. Interesi ndaj cilësive kuruese të kërpudhave në Bullgari është një fenomen i ri. Lidhur me këtë u botuan shumë fakte interesante dhe kureshtare. Kështu për shembull mësuam, se super kërpudhat aziatike reishi – kërpudha perandorake e jetës së gjatë Ganoderma lucidum, me gjithë edhe rrallë haset edhe në Bullgari. Sipas librit të specialistit Vlladimir Vëzharov, kërpudhat mjekuese te ne janë më se 50 lloje, kryesisht kërpudha druri.
© Foto: wikipedia.org
Medicina e lashtë kineze e konsideronte ato kërpudha “të shkëlqyeshme” për arsye të forcës të tyre mjekuese. Disa prej tyre ishin të arritshme vetëm për familjen e perandorit, sepse shkëmbeheshin kundrejt aq flori ose argjendi, që i barazoheshin peshës së tyre. Tashmë ka të dhëna, se disa prej këtyre kërpudhave hasen edhe në Bullgari. Mirëpo, shumë prej tyre janë në Librin e Kuq të Llojeve të Kërcënuara. Ndër kërpudhat mjekuese, me popullaritet më të madh, në Bullgari është Pleurotus ostreatus. Kjo është një kërpudhë me cilësi të mrekullueshme dhe shumë e shijshme. Krahas kësaj ajo posedon edhe një forcë të madhe mjekuese, e cila deri tani vonë nuk dihej. Shumë e dobishme për shëndetin është edhe kërpudha Fomes fomentarius, prej së cilës stërgjyshërit tanë ndizeshin zjarrin e tyre. Edhe kjo kërpudhë përveçse është mjekuese ka një efekt të fortë pastrues mbi organizmin. Nga super kërpudhat kineze një përhapje më të gjerë ka Chaga ose Inonotus obliquus.
© Foto: wikipedia.org
“Kjo është një kërpudhë, që rrit në lartësi mbi 1600 metra në pyjet e natyrshme të balosheve. Mështeknat që rritin në nivelin më të ulët janë të pyllëzuara nga njeriu dhe në ato pyje kërpudha të tilla nuk hasen – tregon Marija Bonçeva nga revista “Osem”. – Kjo kërpudhë është e dallueshme. Ajo është shumë e madhe dhe pesha e saj arrin disa kilogramë. Është me ngjyrë të errët. Ajo rrit mbi trungjet e balosheve më se 50 vjeçare. Ata që mbledhin këtë kërpudhë, duhet të disponojnë thikë, daltë dhe sharrë, sepse është shumë e ngurtë. Prej saj hidhet pothuajse kjo një e treta, që ka rritur pranë trungut. Pjesa tjetër copëtohet dhe thahet. Pas tharjes bëhet pluhur dhe ekstrakt alkooli. Kjo recetë i përket popujve siberian, të cilët kanë tradita shekullore në shfrytëzimin e kërpudhave me qëllime mjekësore, duke përfshirë edhe sëmundjet e kancerit.”
Cilësi kuruese posedojnë shumica e kërpudhave të druve. “Kërpudhat, që rritin mbi trungjet e pemëve mund të shfrytëzohen për mjekimin e kancerit. Dhe kjo për arsye të përmbajtjes së lartë të polisaharideve dhe më saktë të beta glykonamineve – thotë zonja Bonçeva. – Ato stimulojnë sistemin e imunit. Në rast sëmundjeje të rënda, dimë, se organizmi ka nevojë për forcimin e imunitetit. Ndërsa kjo kërpudhë stimulon makrofakat. Ato janë komplekse në trupin e njeriut, funksioni i të cilëve është të persekutojnë qelizat mutant, radikalet e lira, toksinat.”
© Foto: wikipedia.org
Megjithë edhe rrallë dhe vështirë në pyjet bullgare mund të zbulohet edhe kërpudha e mrekullueshme Grifola frondosa – majtake. Për të zonja Boneva shpjegon: “Në Japoni kjo kërpudhë quhet kërpudha e gejsheve. Ajo posedon një forcë të madhe si stimuluese e sistemit imun. Ndihmon edhe për hollimin e trupit. Gejshet ishin të detyruar të shijojnë çdo gjellë, që të mos kishte helm. Prandaj ato konsumoheshin këtë kërpudhë, që të mbeten me figura të mira. Majtake është plotë aminoacide, mikroelemente, disa prej të cilëve të rralla. Ajo ndikon shumë mirë te disa sëmundje të rënda.”
© Foto: wikipedia.org
Më e mira është, se kërpudhat e druve nuk kanë çifte helmuese. Mirëpo, është e keqe, se shumë rrallë hasen në pyjet bullgare. Ato rritin në këndet më të largëta të natyrës së egër. Edhe kërpudha “rejshi” Ganoderma lucidum, e cila sipas mitologjisë aziatike është më shëruese, nuk zbulohet lehtë. Ndër të tjerët ajo është e ndaluar për mbledhjen, sepse tek ne është duke zhdukur. Rejshi është objekt i interesit të jashtëzakonshëm të studiuesve në SHBA-në, Gjermani, Rusi dhe Japoni. Shkencëtarët dëshirojnë të zbulojnë cilësitë e saj që ndikojnë aq mirë mbi të sëmurët nga kanceri.
© Foto: wikipedia.org
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..