Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

90 vjet nga lindja e kompozitorit Dimitër Dinev

Dimitër Dinev (1923-1987) është dirigjent dhe kompozitor i njohur bullgar, i cili ka punuar në fushën e folklorit. Sivjet shënojmë 90-përvjetorit nga lindja e tij. Dimitër Dinev njihet si themeluesi i ansamblit të parë të folklorit në Bullgari – “Goce Delçev”, Sofje. Dirigjenti ka lindur në Stamboll në familje bullgare dhe ka mbaruar shkollë bullgare. Në moshën 14 vjeçare Dimitër Ddinev ka ardhur në Bullgari për të regjistruar në Seminarin Teologjik. Andej xhaxhai i tij, Petër Dinev, ka dhënë mësime në këndimin kishtar.

Në periudhën 1948-1951 Dimitër Dinev ka studiuar në Akademinë Teologjike, ka mbaruar drejtësi, si dhe piano dhe këndim te Georgi Zllatev-Çerkin. Në vitin 1957 ka mbaruar arsim të lartë në Konservatorin e Muzikës në Sofje dhe është emëruar redaktor muzikor në Redaksinë e Gjuhës Turke pranë Radios Kombëtare Bullgare. Gjatë tureve mes popullsisë turkfolëse në Bullgari, Dimitër Dinev ka zbuluar talentin e Jëlldëz Ibrahimovës. Kjo e fundit është këngëtare shumë e njohur e xhazit. Më 1962 Dimitër Dinev është emëruar udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.

Përveç punës në radio, Dimitër Dinev ka dirigjuar dhe kore të tjera. Ndërkohë ka kompozuar muzikë dhe ka përpunuar folklor bullgar nga Maqedonia, përfshiu muzikë turke. Në vitet para se të dalë në pension gjatë 1983-ës, kompozitori ka qenë kryeradaktor i “Prodhimeve Muzikore” pranë Radios Kombëtare Bullgare. Dimitër Dinev ka bërë shumë ture nëpër Bullgarinë, duke bashkëpunuar me dirigjentë të tjerë dhe duke ndihmuar ansamble të reja. Shpeshherë e kanë ftuar anëtar jurie në konkurse dhe festivale të ndryshme të muzikës popullore.

Dimitër Dinev ka dy fëmijë. I biri Boris Dinev ka trashëguar talentin e të atit dhe ligjëron perkusione në Konservatorine e Luksemburgut. E bija Maria Kovaçeva është arkitekte. Ja se çfarë kujton ajo për të atin: “Për babin tim s’ekzistonte njeri i keq. Sillte mirë me çdokënd, u besonte njerëzve. Dinte mbi 500 proverba lindore dhe në çdo rast nxirrte fjalën e saktë të urtë. Ishte miku im më i ngushtë. Gjithmonë dhe për çdo gjë më ka përkrahur.” Më 1986 Televizioni Kombëtar Bullgar ka xhiruar një film për jetën dhe veprimtarinë e Dimitër Dinevit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD