Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjioni Jugperëndimor – pjesë nga kandidatura e Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës

Manastiri i Rilës është një nga shumë vendet e shenjta në Bullgarinë Jugperëndimore.
Foto: imagesfrombulgaria.com
Regjioni Jugperëndimor i Bullgarisë aderohet ndaj kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019. Trashëgimia e pasur kulturore dhe historike e kryeqytetit dhe Regjioni Jugperëndimor janë premisë për suksesin e nismës.

Ky është konkluzioni bazë nga konferenca e zhvilluar në kryeqytet “Roli i kulturës dhe artit për zhvillimin e Regjionit Jugperëndimor”. Projektet e përbashkëta kulturore-turistike, itineraret e reja, politikat efektive publike të pushtetit vendas janë mekanizma të rëndësishme për zhvillimin e potencialit në regjion. Rreth 50 për qind nga monumentet e kulturës me rëndësi kombëtare gjenden pikërisht në Regjionin Jugperëndimor. Ai është i treti për nga kontributi në turizmin e Bullgarisë. Potenciali i tij mund të përdoret në gërshetim me mundësitë e kryeqytetit, lidhur me ujërat minerale dhe spa-turizmin, me biznes-turizmin dhe turizmin e kongreseve, janë të bindur ekspertët.

Todor Çobanov
“Një prioritet i këtij regjioni është fakti se ka disa pika kufitare dhe lidhje të reje me Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë – komenton Todor Çobanov, zëvendëskryetar për kulturën në Bashkinë e Sofjes. – Kurse që aty do të vijnë dhe klientët tanë potencialë, krahas me miqtë tanë nga Evropa Perëndimore dhe kontinentet e tjera. Regjioni Jugperëndimor disponon me resurse të mëdha kulturore e natyrore dhe një potencial të shkëlqyer të njihet dhe të realizohet si një regjion turistik. Bëhet fjalë kryesisht për një turizëm kulturor, lidhur me fenë ortodokse. Jo rastësisht flitet për Malin e Shenjtë përreth Sofjes, i cili është një rrugë e natyrshme deri në Malin e Shenjtë Athos, duke kaluar përmes të gjithë regjionit. Pothuajse të gjitha bashkitë në territorin e regjionit disponojnë me objekte shumë interesante. Manastiri i Rilës dhe Kisha e Bojanës tanimë janë në listën e UNESKO-s të Trashëgimisë Botërore. Kohët e fundit u paraqitën edhe objekte të tjera të panjohura. Për shembull në Boboshevo ka dy kisha të cilat korrespondojnë me kisha të tjera në Malin e Shenjtë përreth Sofjes. Nëpër gjurmët e shenjtorit mbrojtës së Bullgarisë Ivan Rillski, ne do ta zhvillojmë këtë itinerar si një pjesë nga kandidatura e Sofjes dhe të regjionit për Kryeqytet Evropian të Kulturës. Një itinerar tjetër tematik me një potencial të madh është qytetërimi antik me aksent mbi personalitetin e Spartakut. Ky është një aristokrat legjendar trak, me prejardhje nga tokat tona të sotme jugperëndimore, i cili ka tundur Rerandorinë Romake. Kohët e fundit u bënë shumë filma për Spartakun. Mendoj se, itinerari ka potencial të madh dhe duhet ta zhvillojmë bashkërisht me partnerët tanë nga bashkitë e tjera dhe strukturat civile. Akoma gjatë dimrit të ardhshëm fillojmë përgatitjen e planit për veprim mbi dy itineraret, që të përfshihen në kandidaturën e Sofjes.
Itineraret, temat dhe projektet e përbashkëta është vlera e kandidaturës sonë. Uji mineral po kështu ka një potencial të madh. Por ky itinerar është një kombinim i turizmit shëndetësor me atë kulturor. Deri në këtë moment është afirmuar partneriteti tonë me tre bashki të mëdha – Pernik, Kjustendill dhe Bllagoevgrad. Zhvillojmë bisedime dhe me më të vogla, do të punojmë me të gjithë regjionin. Qëllimi është një efekt maksimal, sepse kjo me të vërtetë është një kandidaturë regjionale.”

Që të mund të ketë sukses Bashkia e Sofjes realizon dhe një projekt të përbashkët me Bashkinë e Nishit në kuadër të programit operativ “Bashkëpunim Transkufitar”. Ai parashikon krijimin e dy produkteve të softuerit. I pari është për reklamë të shërbimeve në ndihmë të turistëve, kurse i dyti – për menaxhimin e turizmit.

“Softueri është falas për smartfonet dhe tabletat. Njëri nga produktet është një guit digjital. Do të shpërndahet falas nga Bashkia e Sofjes dhe partnerët e saj. Përmes tij do të reklamojmë objekte konkrete turistike dhe do t’u ndihmojmë turistëve të orientohen. Në fillim ai do të jetë në gjuhët bullgare dhe angleze dhe pas kësaj dhe në gjuhë të tjera. Produkti tjetër i softuerit është një sistem për menaxhimin e turizmit me të cilin me lehtë do të krijohen paketat turistike, që të mundin bashkitë vendase të propozojnë destinacione dhe shërbime të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD