Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leva bullgare është ndër pesë valutat më të bukura në botë

Foto: BGNES
Sipas klasifikimit të bërë nga financierët zviceranë për valutat më të bukura në botë leva bullgare u klasifikua përpara dollarit amerikan. Klasifikimi në fjalë është bërë nga Komisioni i Estetikës të Bankës Ndërkombëtare Financiare të Zvicrës, ndërsa pesë valutat më të bukura në botë janë grivna ukrainase, dollari australian, euroja, leva bullgare dhe dollari amerikan.

Më shumë se pesëdhjetë valuta të ndryshme kombëtare ishin vlerësuar nga ekspertët, të cilët në këtë klasifikim morën parasysh dizajnin e kartëmonedhave, aftësinë blerëse të tyre, rëndësinë historike të personave, portretet e të cilëve janë mbi kartëmonedhat si dhe periudhën e përdorimit të tyre.

Motivi kryesor i komisionit për sa i përket levës bullgare është bordi monetar në Bullgari, që do të thotë, se vlera e parave bullgare në qarkullim është garantuar me aktive në euro. Në fakt, aplikimi i bordit monetar e afroi vendin pranë politikës më stabile financiare, të cilën specialistët e quajnë “standard i artë”. Banka Popullore Bullgare nuk mund të emitojë para pa kontroll dhe kjo është garanci për mos zhvlerësimin e valutës kombëtare. Si rezultat i funksioneve të kufizuara të saj Banka Popullore Bullgare zhvillon një politikë të rreptë fiskale.

Valuta kombëtare bullgare (leva) mbushi 133 vjeç. Emri i saj do të thotë luan, dhe në këtë fjalë fshihet një nëntekst emocional për forcën e shpirtit bullgar, të cilin luani e mishëron dhe për luftërat nacional-çlirimtare të bullgarëve. Leva është bërë valutë kombëtare pas Çlirimit të Bullgarisë nga Sundimi Osman. Në vitin 1880 është miratuar ligji për të drejtën e prerjes së monedhave në Principatën Bullgare dhe një vit pas kësaj janë prerë dhe monedhat e para origjinale bullgare. Dy vjet më vonë janë emituar dhe kartëmonedhat e para bullgare. Ligji parashikon se kontabiliteti fiskal të zhvillohet në leva bullgare. Është caktuar dhe sasia e arit, e argjendit ose e bakrit në monedhat e ndryshme. Në atë kohë vlera e levës bullgare është baras me atë të frangut zviceran.

Specialistët thonë, se gjatë viteve leva bullgare është zhvlerësuar njëmbëdhjetë herë, ndërsa për 133 vjetet e ekzistencës së saj ka përjetuar dhe tri inflacione. Kriza e parë ka ndodhur pas Luftës së Parë Botërore. Atëherë vlera e valutës kombëtare bullgare është ulur 27 herë. Qe të stabilizohet leva, kursin e saj e kanë fiksuar me dollarin amerikan. Lufta e Dytë Botërore u bë shkak që vlera e levës bullgare të ulet më se 20 herë. Me gjithë se në vitet para Luftës leva ka bërë një hov të madh dhe është bërë valutë e konvertueshme.

Zhvlerësimi më i madh vjen pas ndryshimeve demokratike në Bullgari në vitin 1989, kur vlera e saj u pakësua 60 herë. Pas aplikimit të bordit monetar dhe lidhjes se levës bullgare me euron, zhvlerësimi është i njëjtë për të gjitha parat e aleancës valutore.
Duke u kthyer prapa në historinë do të rikujtojmë akoma një fakt interesant, lidhur me levën bullgare. Në vitin 1977 pushteti i atëhershëm monist, i frikësuar nga zhvlerësimi i shpejt i levës dhe nga rreziku se kjo të mos shkaktojë trazira sociale në vend i ndaloi Statistikës Kombëtare të përpunojë të dhëna me çmimet e produkteve. Ato ishin zëvendësuar me indekse.
Sot më të përdorura për pagesa janë kartëmonedhat me vlerë 10 dhe 20 levë qe përbëjnë më se gjysmë prej kartëmonedhave në qarkullim. Ndërsa monedha më e përdorur është një levë (50 eurocent).

Tani Bullgaria është në prag të bëhet anëtare e Eurozonës dhe të pranojë euron si valutë kombëtare. Kështu qe, kur leva bullgare do të shkojë në historinë do të shohim në të ardhmen e afërt.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD