Kënga e re e Nora Karaivanovasë quhet “Syza pembe”. Ky është projekti i dytë me të dashurin e saj, kitaristin Biser Ivanov. Së bashku mund të dëgjohen në skenat e klubeve të natës. Ylli i ka shndritur Norës në programin televiziv “Music Idol”, por rruga e saj muzikore filloi më herët. Si fëmijë ajo këndoi në Formacionin “Patilanci” në qytetin e Gorna Orjahovicës. Nora fitoi çmimet e disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht talentja e re është studente në degën “Këndim pop dhe xhaz” pranë Akademisë Muzikore të Sofjes.
© Foto: dobrinite.com
Në skenë u ngjit një duet i ri – Iskren dhe Bllagovest. Bëhet fjalë për vokalistët e grupeve “Latinopartizani” dhe “Atlas” – Iskren Pecov dhe Bllagovest Zerliev. Të dytë ndajnë të njëjtin pasion – muzikën e “Beatles”. Ideja e tyre fillestare ishte të incizojnë një album me këngë të Xhon Lenonit dhe Pol McCartney-it. A do të realizohet ky projekt – vetëm koha do të tregojë...
© Foto: slusham.com
Në fillim të gushtit në Teatrin Veror të Burgasit u zhvillua Konkursi Tradicional për Këngë të Re Bullgare – “Burgasi dhe deti”. Në vend të dytë u klasifikua “Kënga e vogël për dashuri” në interpretim të këngëtares së re Nedeljana Hristova. 22-vjeçarja studion në degën “Këndim pop dhe xhaz” pranë Akademisë Muzikore të Sofjes. Akoma si fëmijë Nedeljana u dallua në disa konkurse muzikore në Dominikanë, Poloni, Rumani dhe Gjermani. Ajo bëri publikun për vete me interpretimin “Këngën e vogël për dashuri”.
© Foto: Facebook
Dashuria ndaj blues-it grumbulloi katër muzikantë bullgarë në grupin “Delta Roosters”. Cilët janë ata? Mësojmë nga vokalisti i grupit – Anton Serkexhiev: “Grupi ekziston më se një vit e gjysmë. Së pari ishim vetëm me kitaristin Petër Georgiev. Pas pjesëmarrjes në Takimet Blues të Sofjes formuam një grup me muzikantin Mihail Shishkov i cili i bie kitarës tipike për stilin blues – “dóbro”. Muzikanti i katërt është Eero Turka nga Finlanda i cili është martuar në Bullgari dhe i bie harmonikës. Grupi ynë ekzekuton kompozime të stilit delta blues. Kompozojmë edhe në stile të ndryshime si swing, rok and roll dhe boogie-woogie. Marrim pjesë në shumë festivale si në “Ditët e Çikagos në Sofje.”
© Foto: arkiv
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..