Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është për zgjidhjen politike të krizës në Siri, por përgatitet edhe për variantin ushtarak

Foto: EPA/BGNES
Presidenti i SHBA-së Barak Obama ripohoi konkluzionin, se prapa sulmit kundër civilëve në periferitë e Damaskut, javën që shkoi, qëndrojnë forcat e presidentit Bashar Asad. “Uashingtoni ende s’ka marrë vendim për sulm kundër Sirisë, por çdo veprim kundër saj do të jetë një paralajmërim, se përdorimi akoma një herë i armëve kimike nuk është një ide e mirë” – tha presidenti amerikan. Në pritje të goditjes ushtarake, vendet fqinje të Sirisë i vënë ushtritë e tyre në gatishmëri të plotë luftarake. Bullgaria është për zgjidhjen politike të krizës në Siri, por përgatitet edhe për variantin ushtarak.

Javën e kaluar, disa orë pas tragjedisë në Damask, ministri i jashtëm bullgar Kristian Vigenin shprehu pozitën, se dhuna nuk është mjet për kërkimin e rrugëdaljes nga kriza dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit nëpërmjet një dialogu të gjerë kombëtar me pjesëmarrjen e formacioneve të ndryshme politike dhe shoqërore. Më vonë ministri tha, se Bullgaria do të planifikojë hapat dhe pozitën e saj mbi krizën në Siri në varësi nga vendimet e NATO-së dhe rezultatet nga diskutimi i situatës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Po të gjykohet nga planet e shpallura të qeverisë së re në Sofje në fushën e politikës së jashtme, pozita bullgare do të jetë maksimalisht e afërt me atë të Bashkimit Evropian. Por tani për tani qeveria bullgare nuk ka pozitë të qartë.

Deri tani Bullgarisë nuk i janë drejtuar kërkesa për mbështetje ose për pjesëmarrje në operacionin ushtarak ose në ndonjë formë tjetër të ndërhyrjes direkte në Siri. Por vendi është duke u përgatitur për të pranuar fluksin eventual klandestinësh që priten nga Siria. Gjatë javës qeveria livroi mjete për rritjen e kapacitetit të strehimit të përkohshëm të refugjatëve me 500 vende, sepse qendrat ekzistuese të strehimit janë plot e përplot. Janë marrë dhe masa suplementare për rritjen e kontrollit në kufirin me Turqi dhe në pikët kufitare nga vijnë zakonisht klandestinët.

Disa prej vëzhguesve janë të mendimit se Bullgaria do të marrë pjesë në këtë konflikt me mjete logjistike. Akademia Ushtarako-Mjekësore bëri të ditur, se po të merret vendim politik, ajo mund të dërgojë ekipe mjekësh në kampet e refugjatëve sirianë që ndodhen në Jordani. Spitali disponon një ekip që është trajnuar për dërgim në çdo pikë të botës brenda 24 orëve. Disa prej vëzhguesve nuk e përjashtojnë pjesëmarrjen në reparte ushtarake për mbrojtjen e popullsisë nga armët kimike dhe biologjike. Por tani për tani vendime politike për veprime të tilla nuk janë marrë. Ndoshta ato mund të diskutohen ditën e premte në seancën e Këshillit të Sigurisë pranë kryeministri Plamen Oresharski. Por në fund të fundit këto vendime do të merren pas kërkesave konkrete për ndihmë dhe në cakun e mundësive të vendit.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Stoimen Pavlov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD