Pothuaj s’mund të besohet, por fare pranë portit më të madh bullgar – qytetit Burgas gjendet një prej vendeve më “të gjalla” e të papërsëritshme me larminë e shpendëve jo vetëm në Bullgari, por dhe në tërë Evropën. Ky vend quhet “Poda”, kështu siç i kanë quajtur dikur trapet prej druri, më të cilat njerëzit kanë lundruar në liqenin vendas, që të arrijnë deri në liman. “Poda” ka një shpërfaqje prej vetëm një kilometri katror, por gërsheton në vetveten një larmi shumë të madhe zogjsh – mbi 250 lloje. Kjo është një zonë e lagët, në të cilën ka pellgje me kripësi të ndryshme të ujit dhe ushqim për shpendët e egër ka boll. Prandaj kjo zonë është aq e pasur me lloje të ndryshme zogjsh dhe është një parajsë për ornitologët, si dhe për turistët që vijnë çdo vit për të vëzhguar “komunitetin e zogjve”.
Çdo vit këtu në “Poda” ndalin për pushime tufat e shpendëve migruese që kalojnë nëpër rrugën e dytë për nga madhësia në Evropë të migrimit – Via Pontika. Kjo do të thotë se prej këtej kalon tërë popullimi evropian i pelikanit rozë dhe pothuaj i tëri i lejlekut të bardh. Në vitin 1989 zona u shpall territor i mbrojtur dhe prej atëherë për të kujdeset Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve. Përveç mbrojtjes së zogjve detyra e dorës së parë e mbrojtësve të natyrës është popullarizimi i zonës si një pjesë prej pasurisë natyrore të Bullgarisë. Për këtë është hapur dhe një Qendër e Vizituesve, ku çdo njeri mund të njihet me botën e shpendëve. Në verë, njerëzit që pushojnë në det vijnë këtu me fëmijët, por vizituesit më të rregullt të qendrës janë nxënësit, të cilit i vëzhgojnë zogjtë me kureshtjen e eksploruesve të rinj. Jana Goçeva përgjigjet për veprimtaritë arsimore në Zonën e Mbrojtur “Poda”. Ajo tregon, se çdo stinë këtu është shumë e ndryshme, sepse disa lloje shpendësh vijnë, të tjerët ikin, vijnë edhe zogj që e kanë gjetur rajonin për herë të parë si vend për të bërë fole.
“Tani përreth nesh dëgjojmë vetëm tingujt e zogjve të porsaçelur – thotë Jana Goçeva. – Ata tashmë fluturojnë bashkë me prindërit dhe mësojë të komunikojnë mes tyre dhe të gjuajnë. Brenda zonës së mbrojtur mund të shihet kolonia më e madhe karabullakësh, që është unikale për vendin. Këta shpendë i kanë bërë foletë e tyre mbi shtyllat e vjetra elektrike, të cilat tani nuk përdoren. I quajmë “Lagja Karabullak”, sepse si formë bashkëjetese i ngjajnë shumë bashkëjetesës së njerëzve në pallatet e banimit. Pas si kanë dalë nga përdorimi shtyllat nuk janë shkulur enkas. Por simboli i Poda-së janë çafkat sqepluge, që janë një racë shumë e rrallë në botë. Jetojnë në koloni bashkë me kojlikët e zinj dhe me akoma pesë lloje të tjera zogjsh ujorë nga raca e çafkave. Me gjithë numrin e madh të frekuentuesve ne përpiqemi t’u sigurojmë shpendëve një mjedis të qetë, sepse zona e mbrojtur është shtëpia e tyre”
Çdo vit në “Poda” organizohet një aksion i vullnetarëve me qëllim vendi të bëhet më komod dhe i parrezikshëm për shpendët. “Kjo është edhe mënyra qe të ”ftojmë” lloje të reja të mbrojtura” – thotë Jana Goçeva.
Bashkë me kompanisë lokale të shpërndarjes së energjisë elektrike, shtyllat elektrike, mbi të cilat shpendët preferojnë të bëjnë foletë e tyre, janë të siguruara me izolime të posaçme dhe me pajisje sinjalizimi.
Një vëmendje e posaçme i kushtohet vizituesve më të vegjël të Qendrës së Mbrojtjes të Natyrës. Sipas modelit të qendrave të tilla në Evropën perëndimore, sivjet këtu janë ndërtuar platforma prej druri, mbi të cilat me ndihmën e xhameve zmadhuese dhe rrjeta të imëta fëmijët gjuajnë në ujërat e limanit kafshë të imët detarë, nga ata jokurrizorët, të cilët askush nuk i vë re. Bashkë me nxënësit përcaktojmë çfarë racë janë ata. Kjo shkakton një interes të madh te fëmijët” – tregon Jana Goçeva. Zona e mbrojtur është ndër objektet më të vizituara turistike të rajonit, sidomos në verë, kur këtu vijnë dhe njerëz që i kalojnë pushimet në komplekset e afërta pushimore në bregdet.
Përkthim: Gyulka Ilieva
Fotografitë janë ofruar nga Qendra e Mbrojtjes së Natyrës “Poda”
Mbi një shkëmb të madh mbi lumin Asenica ngrihet një kështjellë e paarritshme për armiqtë. Aje lartë mbi shkëmbinjtë e shqiponjave, fortesat e veta i kanë ngritur trakët, romakët, bizantinët, njerëzit e ardhur nga pjesa perëndimore e Evropës,..
Pranë njërit prej burimeve karstike të Devnjes në provincën romake Mizia e Poshtme (Moesia inferior) është ndalur perandori Trajan (Marcus Ulpius Trajanus, 98- 117г.) me ushtrinë e tij. Motra e tij Marcija ka dërguar shërbyesen të sjellë ujë , por..
Gjatë vitit 2000 arkeologu dr. Georgi Kitov dhe ekipi i tij zbuluan kodërvarrin Roshava Çuka afër fshatit Aleksandrovsko të rrethit të Haskovos, një varrezë trake nga shekulli i V para Krishtit, e cila bën përshtypje me arkitekturën e jashtëzakonshme..